Gjatë mbrëmjes së sotme mësohet se një çift nga Tirana është përfshirë në një aksident në afërsi të hyrjes së qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur në zonën pranë Mengëlit në aksin Librazhd –Elbasan. Bëhet me dije se çifti po kthehej pas pushimeve të fundjavës nga Pogradeci në momentin kur automjeti i tyre është përplasur nga një makinë tjetër që po futej në rrugën kryesore. Çifti që mbeti i plagosur në këtë aksident është transportuar në spital dhe sipas burimeve spitalore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e…
Author: tirana
Kompania “Apple” deklaroi se do të përdorë çipet e veta për kompjuterët “Mac” dhe pajisjet e para do të fillojnë të shiten në fund të këtij viti, duke i dhënë kështu fund thuajse 15 viteve të varësisë ndaj “Intel Corp” për furnizimin me procesorë për produktet bazë të kompanisë. Shefi ekzekutiv i “Apple” Tim Cook u shpreh se kjo lëvizje shënon fillimin e një epoke të re për një linjë produktesh që fuqizoi ngritjen e kompanisë në vitet ’80. “Silikoni është në zemër të hardëare-t tonë,” u shpreh Cook gjatë një fjalimi online të regjistruar në zyrat qendrore të kompanisë…
Për Julianin është hera e dytë që shkon në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan. Hera e parë ishte në 1 Maj 2016, ku ai i bëri një surprizë gruas së tij të tretë, Sadetit. Ditën e sotme, ai është rikthyer sërish, por këtë herë për t’i bërë surprizë gruas së tij të re, të quajtur Fitore. Juliani në studio tregoi se marrëdhënia me Sadetin nuk funksionoi, më pas u njoh përmes Facebook-ut me një vazë të quajtur Ina. Por as lidhja me të nuk zgjati shumë. Më tej, ai u njoh me Fitoren dhe tashmë kanë…
Alberto Caputo, Alessandro Calderoni, Silvia Jun e Paolo Baron janë autorët e një libri me titullin mbresëlënës “Tradhtar i ndyrë. Si të dallosh gjurmët e tradhtisë!”. Aty përshkruhen 3 llojet e tradhëtarëve të përsosur sipas tyre. Le t’i shohim këto lloje. Serialët Ata janë tradhëtarë të pandërgjegjshëm, të pabesë, të specializuar. Tradhtia e tyre nuk ka të bëjë me cilësinë e jetës në çift, është thjesht gjenetike. Seksin apo personin me të cilin përfshihen jashtë lidhjes e trajtojnë si trofe. Ata ta fusin në shtëpi rezultatin pa shumë skrupuj. Herët a vonë hormonet e tyre fitojnë ndaj çdo lloj ndjenje.…
Barcelona është duke përjetuar momentin e saj më delikat që kur Quique Setién u ul në stolin e “blaugranave”. Jo vetëm sepse Real Madridi mund të rimarrë vendin e parë, madje me dy pikë avantazh këtë të diel në Cornellá (përballë Espanyolit), por edhe për shkak të marrëdhënies së keqe që ekziston mes trajnerit dhe skuadrës. Në fakt, nuk është diçka e re, por ka arritur kulmin me barazimin në Vigo. Në fund të ndeshjes, pati një diskutim të tensionuar në dhomën e zhveshjes së Barçës mes lojtarëve dhe trajnerit. Lojtarët, sipas “Marcas”, e kanë qortuan trajnerin për disa nga…
Milani sot shkëlqeu në “San Siro” duke fituar 2-0 kundër Romës. Skuadra kuqezi është në ujërat e kualifikimit në Europa League, synimi i këtij sezoni. Edhe Roma lufton për të arritur zonën europiane (Champions League), por sot nuk ishte në formën e saj më të mirë. Pjesa e parë nuk solli gola, por e dyta ishte më ekzaltuese, me dy rrjeta.
Edhe pse Dr.Anthony Fauci ka paralajmëruar të gjithë për rrezikun e përhapjes së COVID-19 në SHBA, disa të rinj i kanë shpërfillur këto këshilla dhe u mblodhën në një ishull të vogël në liqenin e Miçiganit për festën vjetore të Jobbie Nooner. Ata nuk janë frikësuar nga pandemia, rreziku i lartë i përhapjes dhe kanë festuar me alkool e muzikë dhe pa ruajtur distancim social.
Në 30 qershor do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit, për të futur në procedurë kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshim të sistemit dhe për heqjen e koalicioneve parazgjdheore. Po të analizosh votat në çdo qark në zgjedhjet e 2017-ës por edhe në çdo proces zgjedhor për pushtetin qëndror, qartë duket se kjo i intereson socialistëve. Projeksioni i votave në tre qarqet me më shumë mandate: Elbasan Në total në këtë qark PD-LSI-PDIU, kanë marrë 86 mijë vota të cilat kanë prodhuar vetëm 7 mandate, aq sa ka arritur të prodhojë PS me 73 mijë vota në të gjithë qarkun duke…
Rudina Hajdari sot i ka suprizuar të gjithë. Teksa ishte në një intervistë në “E diell” në Top Channel, deputetes i është kërkuar që të kërcejë vallen e Tropojës. Opozitarja nuk ka ngurruar dhe është ngritur e ka kërcyer vallen e Tropojës bashkë me prezantuesin Ervin Kurti.
Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “”Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme situatën e vështirë të zotit Mynyr. Ai vinte dhe ikte në Greqi dhe deri në vitin 2013 nga martesa e tij kishte vetëm një vajzë. Por 16 vite pas lindjes së vajzës, merr lajmin e mirë se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe në jetë vjen një djalë. Ky ishte një lajm shumë i bukur, që familja mezi e kishte pritur. Por jeta dhe martesa e tij ndyshoi në Shkurtin e vitit të kaluar. Gruaja i kërkon divorcin dhe i thotë që nuk do e ka dashur dhe…
Mosha e adoleshencës është një moshë delikate, për faktin se shumë persona bullizohen nga bashkëmoshatarët e tyre. Xhoana, njëra nga vajzat e “She’s on Top”, rrëfeu se është bullizuar nga bashkëmoshatarët, pasi mamaja e saj punonte sanitare. Xhoana, asokohe adoleshente, e kishte shumë të vështirë për të përballuar të gjithë torturat që i servirën bashkëmoshatarët, që për hir të së vërtetës nuk janë të pakta. “Më kanë prerë flokët, më kanë hedhur në baltë dhe më tallnin gjatë gjithë kohës”, tregon Xhoana. Sfidë për të ishte dhe ballafaqimi me prindërit. Frika e Xhoanës, qëndronte në faktin se dhe prindërit nuk…
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë marrë disa imazhe mikroskopike ku tregohen se si krijohen tentakula në qelizat njerëzore të infektuara nga koronavirusi, shkruan Daily Mail. Sipas studiuesve, fotografitë tregojnë se në qelizat e infektuara rriten forma tentakulash, të njohura si filopodi, të cilat duket se janë të mbushura me grimca virale dhe sipas tyre këto tentakula prekin qelizat e shëndetshme dhe i infektojnë këta të fundit duke krijuar më shumë qeliza. Deri më tani është thënë se tek njerëzit me sistem të imunitetit të shëndetshëm, trupi mund të luftojë pjesën më të madhe të virusit dhe të parandalojë që…