Është vënë në pranga nga Policia e Shtetit Ilir Xhepaj, 33-vjeçari i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Xhepaj u arrestua mbrëmjen e 27 Qershorit në zonën e Astirit në kryeqytet. Policia kishte informacione se Xhepaj strehohej në një apartament të marrë me qira, në vendin ku dhe u prangos. I akuzuari si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt, nuk ka pranuar të flasë përpara grupit hetimor, duke thënë se do të shprehet në një moment të dytë. Policia ka pasur në përgjim edhe bashkëshorten e Ilir Xhepës, përgjime të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin…
Author: tirana
Deklarata e bërë nga moderatori Arian Çani, mbrëmjen e së premtes është komentuar shumë në media. Gjatë emisionit “Zonë e Lirë” ai u shpreh se i gjithë Ballkani ka qenë helen. “Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, tha moderatori. Pas deklaratës së tij, këngëtarja Rovena Stefa ka reaguar ashpër me një postim në Facebook, ku e quan Çanin “antishqiptar” që duhet thirrur në Prokurori për të dhënë llogari. “Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari…
Në Shqipëri, vetëm në tre javët e fundit rastet e reja me Koronavirus, janë thuajse në nivele të njejta me ato të rregjistruara përgjatë 3 muajve të parë që nga fillimi i epidemisë. Deri më sot numërohen 1139 raste, ndërkohë që nga 9 marsi deri më 9 qershor ishin 1263 të tilla. Ritmet e larta të rasteve nuk po dëshmojnë as një tendencë rënëse. Vetëm 24 orët e fundit u regjistruan 72 të prekur të rinj, në 14 qytete të ndryshme: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në…
Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg humbi 7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc. Aksionet e kompanisë së mediave sociale ranë me 8.3% të premten e 26 qershorit, pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua markave të tjera. Unilever tha se do të ndalonte shpenzimin e parave një rrjetin social Facebook këtë vit. Rënia e çmimit të aksionit hoqi 56 miliardë dollarë nga vlera e tregut të Facebook dhe shtyu vlerën neto të Zuckerberg në 82.3 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e 29 kilometrave të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat. Postimi i Ramës në Facebook ✅ Ka nisur më në fund edhe asfaltimi në bypass-in e Vlorës 🚧🛣 Janë 29 kilometra të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat (nga Marina në Urën e Shën Elizës) dhe së shpejti edhe me tunelin e Llogarasë, duke bërë të mundur një…
Më shumë se gjysma e bizneseve në Tregun Industrial në Berat janë detyruar ti vënë “drynin” bizneseve të tyre për shkak të mungesës së shitjes. 180 biznese nga 320 që ka ky treg kanë shpallur falimentimin dhe dorëzuar dyqanet që përdornin prej vitesh për tregtim. Rihapja e Tregut Industrial në Berat,pas pandemisë Covid-19,është shoqëruar me problematika të shumta për tregtarët e këtij tregu,ku shitjet janë ulur me 50% dhe kjo edhe për shkak të mungesës së transportit urban brenda qytetit. Tregtarët ankohen se nuk ka fare lëvizje dhe se situata për ta është shumë e vështirë. Ata pohojnë se,pas hapjes…
Romanticizëm Gaforrja është një shenjë mjaft romantike dhe emocionale. Në mos besoftë gaforrja në dashuri, kush do të besojë tjetër? Ajo do të bëjë gjithçka mundet që t’ju shohë përherë të qeshur, do të përkujdeset pa limit dhe do të dijë të thotë fjalët e duhura sa herë që ju keni nevojë për të marrë zemër. Mister Për çdo herë që mendoni se e keni njohur, ndodh diçka dhe kuptoni se s’keni për t’ia marrë vesh kurrë tipin. Paqëndrueshmëria e saj, luhatja e humorit dhe gjendjes emocionale do t’ju mbajë pezull gjithmonë. Po këtë herë, si do reagojë vallë? Poshtë…
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1519 inspektime në të gjitha qarqet e vendit. Nga inspektimet janë marrë 9 masa administrative: 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit në fasoneri dhe pikë karburanti dhe janë vendosur 6 masa administrative me gjobë në bar-kafe, restorante, argjendari. Gjobat janë vendosur në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të gjetur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e…
Modelja bukuroshe, Adrola Dushi feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 27-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e zemrës. Në mesnatë modelja ka organizuar një super festë buzë detit, e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Adrola ka publikuar disa video nga festa në Instastory, ku shihet e rrethuar nga miqtë e saj të zemrës, me muzikë, kërcime dhe fishekzjarre.
Ka shumë teori që përcaktojnë kuptimin e një shpirti binjak, por ekziston teoria e ndarjes së energjisë në dy gjysma dhe kur të dy palët takohen, në atë moment të dy shpirtrat përqafojnë dorëzimin në vetëdije të plotë. Ka shumë mënyra që do t’ju ndihmojnë të njihni shpirtin tuaj binjak: Do të ndjeni një lidhje të thellë dhe të pashpjegueshme energjie me këtë person. Do të ndjeni sikur njëlloj magneti po ju tërheq drejt këtij personi dhe arsyeja prapa kësaj është më se e qartë, ju jeni të destinuar të jeni me këtë person sepse ai/ajo është shpirti juaj binjak.…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në kuadër të Programit të Rindërtimit, sot po punohet në 33 kantiere shkollash të reja në zonat e prekura nga tërmeti”. Po ashtu, Kryeministri theksoi se po punohet dhe në kantierin e parë të lagjeve të reja të banimit në Fushë-Krujë, ku po ndërtohet infrastruktura nëntokësore. Rama tha se “javën e ardhshme e gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale”.
Vdekjet te fëmijët si pasojë e COVID-19 janë jashtëzakonisht të rralla dhe ndodhin në më pak se 1% të rasteve, pasi sëmundja mbetet kryesisht e lehtë tek ata, konfirmon një studim europian. Tetëdhjetë e dy institucione shëndetësore morën pjesë në këtë studim të parë europian për fëmijë dhe adoleshentë, të moshës tre ditë deri më pak se 18 vjeç, botuar në revistën e specializuar ”The Lancet Child & Adolescent Health”. Drejtuar nga ekspertë të Britanisë së Madhe, Austrisë dhe Spanjës, studimi tregon se në rreth 600 fëmijë nën 18 vjeç, të kontaminuar me koronavirusin e ri, vetëm një e katërta…