Ndërsa mund të ketë shumë arsye për dhimbjen në thembra, kirurgët i kategorizojnë dhimbjet e thembrës në katër shkaqe kryesore: fasciiti plantar, tendiniti i Akilit, bursiti dhe dhimbja nervore. Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së thembrës është fasciiti planar, i cili është një inflamacion i brezit të indit (fascia plantar) që shtrihet nga thembra deri tek gishtërinjtë. Kur pacientët vuajnë nga kjo sëmundje, fascia acarohet dhe më pas bëhet e përflakur duke rezultuar në dhimbje thembra ose dhimbje në harkun e këmbës. Dhimbja e fascisë Plantar është një shenjë tregimi se ka çështje mekanike që ndodhin në mënyrën e…
Author: tirana
4 shenjat zodiakale më të ashpra: një forcë superiore i mbron! Zbuloni cilat janë dhe nëse gjeni veten në këtë listë! Dashi Shenja e Dashit është një nga më të fortat e zodiakut. Janë njerëz plot energji dhe vitalitet. Kanë një personalitet intensiv dhe aventurier, s’i tremben asgjëje. Janë gjithmonë të gatshëm të përballojnë sfida të reja dhe kanë një sjellje prej lideri që u jep një siguri të madhe në vetvete. Zakonisht janë dhe rebelë e impulsivë. Nuk kanë frikë të mbrojnë pikëpamjet e tyre me çdo argument. Janë kokëfortë dhe nuk është e lehtë t’i bindësh për diçka.…
Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Tropojë mbrëmjen e sotme ku dyshohet se janë ngritur parcela droge. Kujtojmë se dy ditë më parë u finalizua një tjetër operacion antidrogë i koduar “Taksisti” në qytetin e Lushnjes. Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike canabis sativa.
Kryeministri Edi Rama shprehet se pala shqiptare, përfshirë këtu edhe Kosovën ka humbur shumë terren në luftën diplomatike me Serbinë. Sipas Ramës këtë humbje e ka thelluar edhe më shumë ndasitë që bëhen për të kategorizuar tradhtarët dhe patriotët në palën shqiptare. Ai thotë se e vëren këtë gjë edhe në takimet që ka me komunitetin ndërkombëtar. “Unë kam një pamje të përciptë të gjësë. Të jemi të qartë. Ne kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike me Serbinë. Kemi humbur shumë terren në luftën politike me Serbinë dhe e kemi humbur këtë terren duke e kthyer temën e strategjisë…
Duke filluar nga data 22 korrik, shfaqet në kinematë franceze filmi shqiptar “Le dernier prisonnier” (Delegacioni) i regjisorit Bujar Alimani, bashkëprodhim Shqipëri/Francë/Greqi, i cili përfaqëson Shqipërinë në “Oscars 2020”. Triller politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste, “Delegacioni” është një film sa njerëzor aq edhe historik, portret i një Shqipërie dramatike në vigjilje të nisjes së rrugës drejt lirisë. Më 1990, në një krahinë të largët të Shqipërisë, një të burgosur politik e transferojnë papritur dhe pa arsye drejt një vendi të panjohur. Automjeti që e transporton pëson defekt në rrugën në mes të maleve. I burgosuri…
Enver Robelli, publicist nga Kosova ka bërë një deklaratë shumë të guximshem mbrëmjen e sotme, teksa fliste lidhur me aktakuzën e bërë nga prokuroria speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, për krime kundër njerëzimit. Robelli tha në emisionin “Open” se gjatë ditëve të fundit në Kosovë janë vrarë shumë njerëz dhe arsyet nuk dihen sipas tij. Robelli shtoi se në fund të dhjetorit në Prishtinë është vrarë një person, për të cilin më vonë familja ka thënë se kishte marrë ftesë për të dëshmuar në Hagë. “Në ditët e fundit në Kosovë janë vrarë njerëz. Arsyet nuk dihen. Pas…
Mjeku Dritan Alushani foli për fëmijët që lindin me dy gjini dhe tha se paraprakisht bëhen disa teste dhe më pas vendoset se çfarë gjinie do t’i lënë fëmijës. “Vendimi merret në bazë të një ekspertize që bëhet. Duke e parë nga ana anatomike.E dyta duke bërë disa analiza shumë të rëndësishme, i pari është kariotipi. Së dyti maten hormonet e fëmijës së vogël, dihet që femrat kanë prodhim homorial të ndryshme nga meshkujt. Përveç kësaj shihet edhe situata anatomike, kush është i favorizuar nga ana anatomike. Pra ka gonade që janë mashkullore, apo ka gonade që janë femërore, apo…
Gazetari Ilir Ikonomi tha nga SHBA, se anulimi i takimit mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në Uashington, do të ishte një dështim nëse ky takim nuk merr formë në një datë tjetër. Ikonomi tha megjithatë se në SHBA nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga Uashingtoni lidhur me këtë anulim, përveç faktit që Richard Grenell përmes një tuiteri ka kërkuar vendosjen e një date tjetër për takimin. Fevziu: Çfarë po ndodh në Uashington? Duhej të ishte pritës i dy vendeve me shumë probleme që shpresohej të gjendje një zgjidhje. Çfarë reagimi ka patur sot? Ilir Ikonomi: Nuk ka patur…
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar sot për aktakuzat e Prokurorisë Speciale kundër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. I ftuar sot në “Real Story”, Bushati u shpreh se nuk mund të ketë barazi mes Kosovës dhe Serbisë për krimet gjatë luftës. Bushati shprehet se krimet e Serbisë, u bënë në emër të një gjenocidi të spastrimit etnik të popullatës shqiptare në Kosovë, ndërsa për UÇK-në ka ende krime të supozuara. Më tej ai shton se beson tek pafajësia e Thaçit dhe Veselit. “Ideja për të falur krimet ishte për një barazi të krimeve serbe dhe ato të…
Lulzim Basha ka filluar nga sot përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen mesin e muajit prill dhe maj të 2021-shit. Grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD. Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit. Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit. Ndërkohë që ka dhe pyetje të tjera…
Morën pjesë në një ceremoni mortore bashkë me kontaktin e parë, 64 vjeçarin, identifikohen sot edhe 4 raste të reja me COVID-19 në Delvinë Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë. Lajmi konfirmohet Drejtoria e Shëndetit Publik në Delvinë. Bëhet fjalë për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre (Babai, nëna dhe nusja e djalit), të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit, 64 vjeçar, të prekur në këtë qytet me COVID-19. Mësohet se personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore,…
Në vijim të hetimeve të para për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Laç, policia dhe prokuroria e Kurbinit ka marrë në pyetje kamarierin e lokalit, Admir Hajdaraj. Ky i fundit është njeriu i vetëm që ka parë të gjithë skemën e krimit, dhe personi që ka vënë re i pari praninë e makinës, por ka menduar se janë klientë dhe është pozicionuar në banak. Hajdaraj tregon se pas ikjes së autorëve ka ndihmuar dy djemtë e Paulin Gjergjit të hipin babain e tyre të plagosur në makinë dhe mandej ka shkulur pajisjen DVR, që shërben për ruajtjen e pamjeve…