Në këto ditë të nxehta askush nuk e ka mendjen për të punuar, madje as Rita. Edhe pse e kërkojnë në studion muzikore, ajo vazhdon sillet me bikini nëpër fusha mbuluar me gjelbërim. Dje Rita doli të merrte rreze dielli në verandën e saj, ndërsa sot meqënëse i ka gjetur bikinit, duket se po shijon lirinë në natyrë. Me një palë mbathjte të kuqe që i tregojnë të pasmet seksi, me reçipeta të verdha, këngëtarja e njohur shqiptare ka zgjedhur fushën në vend të detit. “Rita kthehu shpejt në studio”, “Po erdha prit 1 sekondë”, shkruan ajo krahas fotove sensuale.
Author: tirana
Një burrë 40 vjeç, i cili kishte pirë dhjetë shishe me birrë, e mbajti urinën për 18 orë. Mjekët të cilët e trajtuan në urgjencë, konstatuan një çarje të fshikëzës. Historia e pazakontë është shënuar në provincën e Zhejiang, të Kinës. Siç raportojnë mediat vendase, një burrë 40 vjeç me emrin Hu, u zgjua duke u ankuar për dhimbje të forta barku, ndonëse ishte ende nën efektin e alkoolit. Ai u shtrua me urgjencë në repartin e urologjisë, ku operua me urgjencë, pasi mjekët konstatuan plasjen e fshikëzës së urinës në disa vende. Rasti u trajtua nga mjekët e Zhuji…
Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli. Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje lidhen me çrregullimet e lëkurës, ndërkohë që specifikat e fenomenit (fotodermatoza) do t’i gjeni më poshtë në këtë artikull të AgroËeb.org Kur kaloni orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit e të krahëve të dalin disa njolla të fryra me ngjyrë të kuqe. Termi i saktë i alergjisë nga dielli është ‘fotodermatoza’ dhe shpërthimi i këtyre njollave është një nga…
Dedektivja e njohur Shkënda Lili ka treguar një rast prekës në studion e emisonit “Ditë e Re” në RTV Ora. Ajo ka treguar historinë e një gruaje të sëmurë që ka takuar të dashurën e burrit dhe i është lutur që të mos takohet me të deri në momentin që ajo të ndërrojë jetë. Cili ka qenë një rast që të ka lënë më shumë përshtyje gjatë këtyre viteve që po punon në këtë profesion? Ka qenë në grua e sëmurë dhe e dinte që burri ka një tjetër, madje është ulur në një tavolinë me të dashurën e burrit…
Tendenca e këtij sezoni për këngëtarët shqiptarë janë bashkëpunimet. Getoari ka lajmëruar se kjo verë nuk do ta gjejë pa një projekt të ri. Me një foto buzë detit, Geti ka ndarë lajmin e mirë me fansat. “Njëra nga këngët më të mira që kemi po vjen…”, ka shkruar reperi. Duke theksuar se: “Fotoja nuk ka lidhje me spotin”, Getoari ka zbuluar ndër të tjera se kënga e re do të shoqërohet edhe me klip. Por, jo vetëm kaq! Ai ka publikuar pesë titujt e bashkëpunimeve të tij me Majk në InstaStory, duke lënë të kuptohet se në projektin që…
Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 196 infeksione të reja nga koronavirusi. Sipas autoriteteve kjo është shifra më e lartë që nga data 3 qershor. Rafael Manuel Ortí Lucas, president i Shoqatës Spanjolle të Mjekësisë Parandaluese tha se “Pjesërisht kjo ishte e parashikueshme, por ajo që na shqetëson është komuniteti që nuk i kushton vëmendje masave të sigurisë”. Deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Spanjë është 247.086 për një total vik timash prej 28.327.
Megjithëse partnerë në jetë dhe kolegë në muzikë, të pakëta janë bashkëpunimet e Vesa Lumës dhe Big Bastës. Të mos themi që këngët e tyre numërohen me gishtat e njërës dorë. U bënë më shumë se 3 vite nga projekti i tyre i fundit i përbashkët, i titulluar “Boom” dhe fansat e kishin pritur prej kohësh një surprizë. Lajmi i bukur është se Vesa dhe Big Basta e kanë mbajtur premtimin! Duket se karantina e ka frymëzuar dyshen, e cila e ka përgatitur këngën e re dhe është gati ta lançojë. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja, teksa i është…
Një 35-vjeçar shqiptar u dëbua nga autoritetet italiane si person me rrezuikshmëri për shtetin italian. Shqiptari konsiderohet si nxitës i ideologjisë xhihadiste. Ai kishte bërë në gjoks një portret të Osama Bin Ladenit, lider i Al Kaedas, i vrarë në Pakistan në vitin 2011 në një operacion të trupave amerikane, raportojnë mediat italiane. Shqiptari, i dënuar në Itali edhe më herët për trafik droge e armëmbajtje pa leje, ishte indoktrinuar me ideologji xhhadiste, gjatë qëndrimit në burgun e Riminit. Autoritetet e vendit fqinj thanë se 35 vjeçari nga Shqipëria kishte krijuar shoqëri me persona me prirje të xhihadit. Ndaj tij…
Gjëja që po na mundon më shumë këto kohë është shtatzënia e Sara Hoxhës, e cila nuk ka reaguar ende pas lajmeve që kanë pushtuar mediat. Më herët ditën e sotme ju treguam një foto, ku Sara shfaqet e veshur me një këmishë të gjerë përballë pasqyrës, ku nuk linte shumë për të kuptuar. Mirëpo, tashmë ajo ka vendosur mos të fshihet më dhe të na e tregojë barkun e rrumbullakosur një herë e mirë. Pak minuta më parë Sara ka ndarë një tjetër foto në Instastory, ku nëse e shihni me vëmendje i dallohet barku i rrumbullakosur. Megjithatë vlen…
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi duke folur në seancën e sotme në Kuvend, kërkoi votimin e ligjit të lustracionit, për të larguar ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit në komunizëm. Ai kërkoi që të të marri fund hipokrizia dhe lufta false politike në këtë sallë e jashtë saj duke akuzuar komunistat njëri-tjetrin si komunista dhe sigurimsat njëri tjetrin si sigurimsa “Unë në korrik 2017, i jam drejtuar autoritetit të dosjeve dhe pas meje edhe 7 kolegë nga e majta e djathta, jo të gjithë patën këllqet e kurajo për të shkuar të marrin një certifikatë pastërtie të figurës. Kam bindjen…
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për t’u kthyer në Kosovë. Kështu Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Grenell shkruan se e mirëkupton vendimin e Hotit. “Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti.” shkruan Grenell. “Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, unë duhet të kthehem në…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Në dashuri duhet të përballeni me problemet, por mundohuni që të rrini të qetë. Kohëve të fundit keni qenë gjithmonë nervoz dhe në ankth. Në punë, mund të merrni lajme të cilat i prisnit prej kohësh. Demi Ky është momenti për të reflektuar me kujdes, lidhur me jetën tuaj sentimentale dhe problemet me të cilat po përballeni. Po ashtu është…