Partia Socialiste, një vit para zgjedhjeve parlamentare, ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë një fushatë kombëtare. Kjo fushatë ka për qëllim evidentimin e të rinjve të talentuar, që më pas mund të rekrutohen në strukturat e partisë. Progami “Fressh Voice” që do të nisë së shpejti u bë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili thotë se prurjet e reja në parti do të zgjidhen përmes një konkursi. Me idenë se do të afrojë të rinjtë më të talentuar dhe të zotë, PS-ja pretendon të jetë një forcë e pakonkurueshme nga partitë e tjera…
Author: tirana
Prej ditësh Çiljeta Xhilaga është në qendër të mediave rozë, pas lidhjes me futbollistin, portierin e njohur të kombëtares shqiptare, Alban Hoxha. Ndërsa disa ditë më parë u fol për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, gjë të cilën ajo e mohoi, sot ka postuar një video me Albanin. Teksa është duke udhëtuar me makinë dhe është duke regjistruar një video, futbollisti shqiptar shfaqet serioz dhe mjaft i përqendruar në drejtimin e mjetit. Kaq i është dashur Çiljetës për të postuar videon me shkrimin: “Se e kemi shoferin serioz ne timon🤪 A+Ç=❤️❤️”.
Vitin e kaluar u zbulua historia e dashurisë mes Osli Bylykut dhe partneres së tij, Eglit. Tashmë dyshja janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe gjithnjë në vëmendje të mediave. Olsi dhe Egli publikojnë shpesh foto/video pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë apo dhe videot plot humor. Vetëm së fundmi aktori ka publikuar në Instastory një video epike pranë partneres. Egli shihet e veshur me rrobabanjo, ndërsa Olsi me një triko të bardhë. Dyshja kanë filmuar veten para pasqyrës dhe në një moment kanë ndryshuar veshjet. Aktori ka veshur…
Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se nuk dëshiron asnjë ftesë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas Patozit, Basha është në anën e gabuar të historisë. Pjesë nga intervista Pyetje: A do i përgjigjeshit pozitivisht një ftese të Bashës për t’u rikthyer në PD? Patozi: Kjo nuk ka rëndësi, për sa kohë nuk ka ndodhur. Kur ngjarja të ndodhë…unë e thashë s’kam punë me PD, ajo është parti tjetër. Pyetje: Në rregull, po e formuloj ndryshe pyetjen, a do e dëshironit një ftesë nga z.Basha? Patozi: Jo nuk e dua. Sot z.Basha është në anën e gabuar të historisë, nesër nuk e di,…
Nga Adriatik Doçi Partia Demokratike ka nisur sot zyrtarisht lëvizjet dhe procedura për përzgjedhjen brenda muajit shtator 2020 të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 2021. Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statusin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statusi i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste. Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që…
Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Lidhja e tyre u zbulua gjatë karantinës në Kroaci, pasi të dy publikuan foto nga e njëjta shtëpi. Pak kohë më parë në media u përfol se çifti janë gati të shpallin fejesën dhe tashmë kanë njohur familjet e njëri-tjetrit. Mirëpo fotot e publikuara së fundmi nga Oriola, të lënë të kuptosh se dyshja e kanë hedhur këtë hap të rëndësishëm. Ajo ka publikuar disa foto nga Kroacia dhe në sy bie unaza në gishtin e fejesës. Dyshja po e ruajnë larg vëmendjes së…
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim i kërkon popullit shqiptar që të bashkohet dhe udhëheqësit të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen, dhe për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë. “Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada e SHBA është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet dhe udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë…
Një aksident i rëndë është raportuar në Tiranë para pak minutash, në afërsi të “21 Dhjetorit”. Nga të dhënat paraprake dyshohet se një prej personave që udhëtonte në motor është plagosur rëndë. Mësohet se në aksident, janë përfshirë një motor dhe një makinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë e drejtuesit të motorit.
Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është infektuar nga koronavirusi. Por sa i përket këtij lajmi vet aktori reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke deklaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do karantinohet për 2 javë. Ajo çka krijoi më shumë polemika dhe debat ishte fakti që në mediat kishin përmendur në lajm se aktori ishte infektuar në Përmet, ku kishte qenë ditë më parë. Vet aktori tha se nuk ka qenë në Përmet sëfundmi, por që prej datës 7 qershor. Megjithatë Binaj i…
Kryeministri Edi Rama tashmë ka hapur edhe kanalin e tij në Youtube. Rama ka shpërndarë prapaskenat e intervistës me gazetarin Adriatik Kelmendin, me të cilin po xhiron një intervistë për emisionin “Rubicon”. Kreu i qeverisë ka treguar edhe prapaskenat e intervistës, duke treguar se pamjet ishin sqaruar njëherë, por pas publikimit të lajmit për aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. PJESË NGA VIDEOJA: Edi Rama: Në 6 të mëngjesit? Ndjesë për dje, po..Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Adriatik Kelmendi: Nuk më ka ndodhur ndonjëherë ta xhiroj por mos ta transmetoj… Edi…
Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë. Në aktakuzë thuhet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, kanë përgjegjësi penale për afro 100 vrasje. Pasi prokurori ua paraqet aktakuzën Dhomave të…
Në një kohë që debati politik është nëse do të lejohen koalicionet parazgjedhore ose jo, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka rrëfyer edhe një bisedë të fshehtë që ka bërë në kafe një javë më parë me liderin demokrat Lulzim Basha. Duke folur në News 24, Mustafaj deklaroi se Basha i ka thënë që nuk ka asnjë plan për të mos bërë koalicione parazgjedhore. Këtë ide e mbështeti edhe Mustafaj, i cili ka pasur disa afrime dhe largime gjatë drejtimit të PD nga Lulzim Basha. /tirananews.al