Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, e vijoi turin e komunikimeve të drejtëpërdrejta në disa biznese në Tiranë, të cilat kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar e Qeverisë. Zëvendësministrja Vjero u njoh me problematikat e biznesit të shkaktuara prej situatës së COVID-19 si dhe vijueshmërinë gjatë kësaj periudhe të hapjes. Vjero i kërkoi biznesit të zbatojnë protokollin e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19. Përfaqësues të biznesit u shprehën se situata e krijuar prej COVID-19 ishte e vështirë por falë mbështetjes së qeverisë përmes pagave të luftës, situata u kapërcye. Nga kjo paketë prej 40 mijë lekë kanë…
Author: tirana
Natyrë komplekse, perfeksionistë, thu mbues, të sertë, të drejtëpërdrejtë…po flasim për virgjëreshën. Nëse shpesh herë nuk e gjeni veten në këto përshkrime, thjesht mund t’i përkisni një tjetër personaliteti të virgjerëshës, kjo sepse çdo shenjë ka 3 karaktere ! Zbulojini ato më poshtë: Man jaku i pastërtisë dhe rregullit Të fiksuar pas rregullit , organizimit dhe pastërtisë. Gjithmonë me 10 lloje pecetash në çantë, me dezinfektues duarsh, e gjithëfarë produktesh higjienike që gjenden në treg! Manjaku i pastërtisë kërkon ta lajë pjatën që të ka vënë përpara ende pa mbaruar ushqimin, kërkon të fluturosh e të mos prekësh dyshemenë, nëse…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i bëri thirrje KLGJ-së të veprojë me shpejtësi për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Spiropali theksoi gjithashtu se Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi duhet të çohen përpara, pasi janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit. “Ne kemi bërë shumë rrugë drejt realizimit dhe implementimit të Reformës në Drejtësi dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Përsa i përket SPAK, 8 anëtarët u betuan, KLP emëroi drejtuesin. Byroja e Hetimit do të fillojë së shpejti dhe ne presim me ngulm, që…
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha sot se Vetingu është zemra e Reformës në Drejtësi dhe ka kthyer besimin te drejtësia e re. I ftuar në një emision televiziv, Manja tha se procesi i Vetingut është zemra e procesit të Reformës në Drejtësi për të pastruar sistemin e drejtësisë nga elementë e pa dëshiruar në sistem dhe elementët e kalbur të sistemit. Në lidhje me konsideratën e tij për sistemin e Vetingut, Manja tha se vjen nga ai sistem. “Nuk ka institucion të pagabueshëm, por procesi i Vetingut me vendimet që ka prodhuar deri më tani është një…
Hermes Birkin është çanta më e shtrenjta në botë. Një çantë e tillë u shit para disa vitesh në ankand për rreth 185 mijë euro! Ajo është pjesë e një edicioni të veçantë, që është koleksioni SoBlack prej lëkure krokodili të zi. Kim Kardashian, Victoria Beckham dhe Celine Dion janë ndër emrat që janë shfaqur me çantën e rrallë “Himalaya” në krahët e tyre, ndërsa shumë emra të njohur kanë “Hermes Birkin” si pjesë të koleksioneve të tyre. Por çfarë është kaq e veçantë në lidhje me këtë çantë kaq shumë të preferuar? Jo të gjithë e dinë, por për…
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Armenisë më 7 Tetor. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për shtyp. Ndeshja pritet të luhet në kryeqytetin armen, Jerevan. Përveç kësaj miqësoreje, po në muajin Tetor, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe dy ndeshje të tjera. Bëhet fjalë për Kazakistanin më 10 Tetor dhe Lituaninë më 13 Tetor. Këto dy ndeshje do të jenë zyrtare dhe do tw vlejnë për UEFA Nations League. Sa i përket Armenisë, kombëtarja jonë është përballur gjithsej 5 herë ndaj tyre. Ndeshja e parë është luajtur më 9 Nëntor…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Hoti përmes një postimi në Facebook, tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, i duhet të kthehet që të merret me situatën. “Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”,…
Astrologët rendisin më poshtë 2 shenjat e horoskopit që konsiderohen të ftohta, të distancuara dhe që janë të paafta për t’i shfaqur ndjenjat e tyre. Bricjapi Bricjapi është një prej shenjave më të paafta për të shprehur ndjenjat sepse tenton të krijojë një mur shumë të lartë për të fshehur sekretet e tij nga të tjerët. E bën për t’u mbrojtur dhe për të qëndruar në botën e tij të brendshme aq të pasur e të thellë. Kurse për sa i përket karrierës, përpiqet gjithmonë të jetë më i miri. Dëshiron të jetë lideri i të gjithëve dhe në të…
Ushtria greke ka përfunduar një stërvitje të gjerë në ishuj dhe Egje ku morën pjesë tre krahët e saj, siç janë marina, forcat ajrore dhe ato të këmbësorisë. Mediat greke kanë publikuar pamje nga stërvitja si një kundërpërgjigje ndaj Turqisë. Stërvitja u krye në zonën e ishujve Karpathos, në jug-perëndim të Rodosit. Gjatë stërvitjes forcat greke fundosen edhe një anije të vjetër të ushtrisë duke e qëlluar me silurë prej nëndetëseve si edhe raketa të anijeve të tjera ushtarake. Stërvitja vjen në kuadër të tensioneve me Turqinë, ku më herët ushtarakët grekë kanë deklaruar se “do të digjin fillimisht këdo…
Bizneset turistike që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen e turistëve nga përhapja e infeksionit të COVID do të gjobiten me700 mijë lekë. Në rast përsëritje, do t’u mbyllet aktiviteti. Kjo parashikohet në një akt normativ që mban firmën e ministrit të Brendshëm dhe të Shëndetësisë. “Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 (shtatëqind) mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke…
Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret ikonike që edhe pse është tërhequr nga muzika, këngët e saj vazhdojnë e dëgjohen ende. Ajo jeton prej vitesh në Amerikë aty ku ka krijuar dhe familjen e saj. Tashmë që rregullat ndaj koronavirusit janë lehtësuar njerëzit e kanë më të lehtë të dalin dhe të shëtisin. Pikërisht këtë gjë ka bërë dhe Gjystja. Mirëpo me një ndryshim, ajo i ka hequr të gjitha në plazh, madje mund të themi se ajo është topless, si një mënyrë për të treguar lirinë. Duke mbajtur gjoksin me dorë, Gjystja ka bërë një story në instagram aty…
Cristiano Ronaldo është një nga disa të zgjedhurit në botë që zotëron orën më të shtrenjtë të markës “Rolex” në histori. Superylli i Juventusit u shfaq në “Dubai Globe Soccer Awards” përsëri në janar me orën Master Ice Rolex GMT në dorë. Vlera e kësaj ore mendohet të jetë rreth 371,000 funte (afro 410 mijë euro) dhe është e ndërtuar nga ari i bardhë 18 karat. Vetëm një numër i zgjedhur i klientëve zotëron orën, e cila përshkruhet si: “një shkrirje e përsosur e luksit ekstravagant dhe inovacionit teknologjik” nga Bob’s Watches.