Pas dështimit të dëgjesës publike ditën e djeshme, banorët që preken nga projekti i rindërtimin kanë dalë ditën e sotme sërish në protestë, ku kërkojnë një takim me kryetarin e komanduar të Bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj. Ato nuk lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, për dy arsye. Së pari shprehen se nga akt-ekspertimi është konstatuar se nuk janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe së dyti shprehen se nuk u është dhënë një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë me ta, nëse do të kompensohen me një tjetër shtëpi apo do të dëmshpërblehen. Uniformat blu nuk…
Author: tirana
Humbi dy vite më parë, gjendet në Lajpcig të Gjermanisë, Elsi Danaj. 27-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen, pasi kishte pak muaj që jetonte si azilant në një kamp. Falë një grupi shqiptarësh, emigrantësh në Gjermani u arrit në gjurmët e të riut nga Durrësi. Pasi kishin parë emisionin ‘Pa Gjurmë’ identifikuan 27-vjecarin në një kamp në Lajpcig. Nga komunikimi që stafi pati me Elsin, dukej se ai kishte kaluar probleme, ndërsa nuk refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të bëra. Me gjetjen e tij mësohet edhe arsyeja pse ai nuk kishte komunikuar me familjen. Ndarja nga një shtetase gjermane dhe mungesa…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 41-vjeçar. Automjeti me drejtues boshnjakun M.K., 35 vjeç është përpalsur me një motoçikletë. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e situatës.
Rreth dy javë më parë QSUT u kthye në një vatër infeksioni, ku një pjesë e stafit mjekësor u infektua me Covid, duke u kthyer edhe në transmetues tek pacientët. Lidhur me këtë situatë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Binio, e arsyeton se nuk janë zbatuar masat e sigurisë nga bluzat e bardha. “Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT, por s’mund të themi vatër. Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më…
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ka reaguar edhe bashkëanëtari i tryezës, Oerd Bylykbashi. Ai u shpreh për mediat se kodi i ri zgjedhor do të ketë garanci shtesë, në mënyrë që qeveria të mos prekë votën e shqiptarëve, duke e tjetërsuar atë. “Sot mbaroi një nga mbledhjet më të rëndësishme, u përmbyllën të gjitha pikat dhe rekomandimet. U pranua propozimi i tretë i PD-së. KQZ nuk do të jetë një organ që ka anëtarë të emëruar politikisht. Qeveria s’do ketë mundësi të prekë zgjedhjet. Kodi Zgjedhor do ketë garanci shtesë që vota të mos tjetërsohet”.
Inter bën harakiri përballë Sassuolos në “San Siro” dhe del nga gara për titullin e Serisë A. Zikaltrit edhe pse u ndëshkuan të parët arritën ta përmbysnin rezultatin, por çuditërisht lëshuan terren në fund, duke shpërdoruar dy herë epërsinë. Përfundoi 3-3 ky takim, që për nga mënyra sesi u zhvillua loja ishte e pafalshme për skuadrën e Contes që nuk mori maksimumin e pikëve.
Damian Gjiknuri deklaron se puna e Këshillit Politik ka përfunduar në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe se në të janë reflektuar të gjitha kërkesat dhe frikërat që opozita kishte për votën. Gjiknuri tha se ky ligj siguron që të jetë i gjithëpranuar, ndërsa shtoi se mund ta quajmë edhe ligj të shkruar nga vetë PD. “Të hënën ky drat i kalon Komisionit të Zgjedhores ndërsa Këshilli Politik do të vijojë diskutime me çështje të tjera që janë lënë në një fazë të dytë”, u shpreh ndër të tjera Damian Gjiknuri. “Plotësuam kërkesat që kishte opozita për ato garanci që kanë…
Gazetarja Beti Njuma ka lënduar këmbën e saj gjatë një ngjitjeje në mal. Për pasojë, për 6 javë ajo e ka këmbën në allçi. Por kjo nuk e ka penguar që të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës. Siç shihni edhe nga kjo video, ajo futet në studio me ndihmën e patericave për të dhënë lajmet.
Kryeministri Rama kishte rënë dakord për një intervistë në Klan Kosova në emisionin “Rubikon” të Adriatik Kelmendit. Madje moderatori e kishte njoftuar edhe në faqen e tij në Facebook. Intervista ishte regjistruar ku ishte folur për bisedat me Vuçiçin për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Por me të dalë aktakuza për Thaçin dhe Veselin nga Gjykata speciale, Rama e ka shtyrë atë që kishte regjistruar dhe do t’i shtojë një pjesë për Hagën duke e trensmetuar një ditë tjetër. Edhe në Facebook kryeministri njoftoi se do fliste neser më gjatë për këtë çeshtje. Sot në “Rubikon” në prime time u…
Anëtarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari, ka treguar detaje nga mbledhja e zhvilluar sot. Hajdari tha se është rënë dakord për votën e diaporës, por shtoi se në Kuvend do të bëhen detajimet e vendimit. Po ashtu deputetja e opozitës u shpreh se në Kuvend do të diskutohet dhe për ndryshimin e sistemit. “Në këtë tryezë doli një lajm i mirë, për të zbatuar atë dëshirë të diaporës për të votuar në Shqipëri. Në mënyrë se si do zbatohet është akoma për t’u parë. Tani është përgjegjësia e qeverisë dhe janë shumë akte nënligjore për tu bërë. Sot është miratuar…
Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka deklaruar se në këto momente është krah Hashim Thaçit eKadri Veselit, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale për më shumë se 100 vrasje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Majko shprehet se Kosova ka bërë luftë çlirimtare. “Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli. UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Eshtë ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!”- shkruan Majko.
Florida Fejza tregon se në 5 shkurt 2018, e ëma e saj, Shpresa Fejza, rreth orës 9.40 është aksidentuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan, nga një makinë tip Benz në pronësi dhe drejtim të Ilir Hoxha. Gjykata e dënoi Ilir Hoxhën me 5 vite burg, ndërsa për familjen Fejza nisi saga e interesimit për dëmshpërblim. Shpresa është dëmtuar tek e gjithë pjesa e majtë. Legenin e krahun nuk lëviz dot, e po kështu gishtat. Syri i majtë i ka humbur shikimin e nuk ka fuqi për punë. Më parë Shpresa trajtohej me kemp për artrit, por tani edhe për…