Author: tirana

Në raportin më të fundit të Shërbimit Informativ Shqiptar thuhet se numri i ambienteve private të përdorura si objekte kulti jashtë juridiksionit të komuniteteve fetare, është reduktuar falë masave nga qeveritë dhe komunitetet zyrtare fetare. Implementimi i strategjive kundër ekstremizmit të dhunshëm, kanë filluar të japin efektet parandaluese. Por, ndonëse efektet mund të shihen në Shqipëri vijon të ketë objekte kulti të cilat janë jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman shqiptar. A2 iu drejtua zyrtarisht Komunitetit Mysliman Shqiptar lidhur me numrin e këtyre objekteve të kultit dhe politikat që ndjek për këto raste, por nuk mori përgjigje zyrtare. Pavarësisht heshtjes së…

Read More

Dy anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, gjyqtarët Luan Daci dhe Ardian Hajdari janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK për falsifikim, fshehje të ardhurash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie. Kallëzimi penal është kryer nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të cilët janë shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit. Sipas koordinatores për mediet në SPAK, Laureta Binaj kallëzimi në fjalë ka mbërritur në prokurori dhe është duke u vlerësuar. Në kallëzimin që BIRN e ka parë, pretendohet…

Read More

Nga Ermal Hasimja- Turizmi në dorë të shqiptarëve. Në fundjavë isha në Gjipe, një vend i mrekullueshëm ku nuk ka mbërritur ende betoni. Zakonisht në këtë kohë ka më tepër të huaj se shqiptarë. Për fat të keq kësaj here kishte vetëm shqiptarë: si specie, jo si qenie të qytetëruara. Makinat parkohen 5 metra nga deti. Tufa djemsh të rinj që vendosin makinat mes tyre e detit për të shijuar pamjen e mrekullueshme që ofrojnë … rrotat e makinës. Sepse gjithë plazhi duhet ta marrë vesh që kanë makina dhe sepse qeset me ushqime e birra nuk duhet t’i kenë…

Read More

Gjashtë persona janë infektuar me koronavirus në Delvinë, ku mësohet se mes tyrë është dhe një punonjës i Policisë Bashkiake. Rastet e reja janë kontakte të rastit që rezultoi pozitivë një ditë më parë. Mes gjashtë rasteve që kanë rezultuar sot pozitivë, pas tamponëve, është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës. Personat e konfirmuar pozitiv në Delvinë janë familjarë të 64-vjeçarit të konfirmuar një ditë më parë me koronavirus.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për krime dhe pengim të punës së gjykatës. Lideri i PDK-së tha se në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. “Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, tha Veseli. “Një tjetër shqetësim është dyshimi…

Read More

Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta duket se i është futur shumë seriozisht aktivitetit të saj fizik. Përveç stërvitjes që ajo bën me trajnerin e saj personal, Orinda ka treguar se ajo shëtit edhe me biçikletë në qytetin e Tiranës. Pak orë më parë në instastory Orinda ka postuar një video tek e cila tregon sa e vështirë është të lëvizesh me biçikletë në kryeqytet. E djersitur dhe shume e lodhur ajo tregon: “Erdha nga Myslym Shyri tek Kodra e Diellit ndërkohë rruga është e rrezikshme për çiklistët nga kalimtarët, pra ata që ecin. Nuk duan t’ja dinë fare dhe nuk…

Read More

Vetëm pak ditë më parë moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Emi dhe që tani është kthyer në një ndër bebushet më të komentuara në rrjet. Disa ditë pas lindjes, Jonida vendosi ta nxirrte shëtitje të voglën e saj dhe çfarë i tërhoqi të gjithëve vëmendjen ishte trupi perfekt i moderatores menjëherë pas lindjes! Me të drejtë, Besniku është bërë merak që partneren e tij të mos e marrin mësysh e të mos e kapë syri i keq,…

Read More

Në mbledhjen e pasdites së sotme të qeverisë u përcaktua masa e financimit për bashkësitë fetare në buxhetin e vitit 2020. Në bazë të këtij vendimi u akordua shuma prej 109 milionë lekësh nga buxheti i Shtetit, ku ndërkohë 31.8 milionë shkojnë për Komunitetin Mysliman, 25.7 milionë për Kishën Ortodokse Autoqefale dhe e njëjta shumë për Kishën Katolike. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 696 000 V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT, NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR BASHKËSITË FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE Në mbështetje të nenit 100 të…

Read More

Gazetari Berat Buzhala ka rezultuar pozitiv me koronavirus. E ka pranuar vetë ai në një postim në rrjetet sociale teksa thotë se ka pak shenja dhe se kolegu i tij Leonard Kerquki me të cilin rri “non stop” është negativ. “Megjithate kjo ditë nuk paska qenë e duhur për presidentët. Sot e kam kry një test në QKUK dhe kam dalë pozitiv, pra e kam virusin e njohur si Covid 19. Në anën tjetër Leonard Kërquki që rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij vírusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundesi…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëron se Kryesia e partisë së tij do të marrë nesër një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare. Siç thekson kryedemokrati, Kryesia e PD do të marrë një vendim për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, “në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri”. Mesazhi i Bashës: Nesër kryesia e Partisë Demokratike do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri. Me…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës për të ngritur akt-akuzë për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Rama thotë se nuk gjen fjalët e duhura për të shprehur indinjatën e tij në lidhje me këtë vendim, ndërsa vlerëson luftën e UÇK. STATUSI I PLOTE Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time! Do të shprehem publikisht…

Read More

Me siguri e keni vënë re që ndër projektet e shumta muzikore të lançuara këtë verë, mungon një i tillë nga Noizy. Reperi ka pritur më gjatë se të tjerët, por jo më kot! Ai ka ndërmend të sjellë një bashkëpunim me dy artistë të huaj, për t’i vënë flakën rrjetit këtë fundjavë. Kënga e re titullohet “All Dem Talk” dhe vjen së bashku me Gzuz dhe Dutchavelli. Sot, Noizy ka paralajmëruar të gjithë ndjekësit e tij në Instagram se të premten ka ndërmend të shkatërrojë internetin dhe bëni mirë ta besoni! “Të premten ora 00:00 shkatrrohet Interneti, mbajeni mend…

Read More