Këshilli Politik ka pranuar propozimin e Partisë Demokratike për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.PD ka kërkuar që përzgjedhja e 12 anëtarëve të KQZ të bëhet nga Kuvendi, ndërsa komisioni duhet të mos jetë i përbërë nga deputetët. Nga burime brenda mbledhjes mësohet se përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri ka pranuar këtë formulë të re të opozitës për përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo ishte çështja me “e nxhtë” që ndante palët që pas arritjes në parim të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore në Rezidencën Amerikane. Tanimë, pritet që ekspertët e partive të detajojnë marrëveshjen e arritur dhe…
Author: tirana
Aeroporti Nënë Tereza nëpërmjet një shënimi në facebook ka publikuar listën e fluturimeve të konfirmuara për ditën e nesërme. Krahas publikimit të listës, aeroporti i bën thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë me kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa theksojnë se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀ Gjithashtu bëhet e ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀ Fluturimet e konfirmuara 25.06.2020⠀⠀ Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte…
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dha lajmin e mirë se familjet Lleshi dhe Murati nga Bathorja që humbën shtëpitë nga tërmeti i 21 shtatorit hynë sot në banesat e tyre të reja. Ministrja Xhaçka nëpërmjet një postimi në Facebook bën me dije se “familjet Lleshi dhe Murati, vendosur prej më shumë se 20 vjetësh në Bathore, 9 muaj më parë humbën pasurinë e tyre të vetme, pas tërmetit të 21 shtatorit”. “Sot, ato kanë hyrë në shtëpitë e ndërtuara nga fillimi, me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes. Banesa e Esatit është e para ndër…
Ish-kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Hagës në drejtim të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Reagimi i Albin Kurtit Ajo çfarë po shohim sot është pasojë e re e gabimeve të moçme. E di qe UÇK është luftë e drejtë, kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe veteranët e invalidët e luftëtarët janë më të drejtën e tyre e tonë.
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka u pyet se çfarë do të ndodhë nëse opozita humb sërish zgjedhjet. Teksa dha përgjigjen, të gjithë në studio filluan të qeshnin, duke filluar nga vetë Ndoka. BISEDA GAZETARI: Çfarë ndodh nëse koalicioni opozitar nuk fiton zgjedhjet? Do të rrijë në opozitë! – u shpreh me batutë, Nard Ndoka.
Si femër është shumë seksi, por kush mund ta kishte imagjinuar si do të dukej Oriola në verisonin mashkull? Vetë modelja ka ndarë në InstaStory një foto të modifikuar me aplikacionin “Face App”, që e kthen këdo në foto në gjininë e kundërt. Në fakt, na bëri të qeshim fakti që modelja është “kthyer” në mashkull në foton ku shfaqet me bikini në pishinë. “Po më ngjan si dikush i njohur”- shkruan Oriola me humor për veten e saj.
Moti jo i përshtatshëm, por më tepër periudha i izolimit nga Covid-19 ka bërë që në bregdetin shqiptar të ketë këtë vit më pak pushues. Të paktën në muajin e parë të pushimeve, qershori në Vlorë duket se është i bjellorusëve. Guidat u janë përshtatur turistëve të parë që erdhën pas hapjes së kufijve, të cilët kanë pushtuar qytetin bregdetar të vendit tonë, i cili çdo vit në këtë periudhë priste më së shumti plazhistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Shumë prej tyre shprehen të kënaqur me qetësinë dhe rendin në qytetin tonë bregdetar. Ata thonë se, pavarësisht situatës…
Rudina Magjistari pritet të largohet nga emisioni i pasdites që mban për titull emrin e saj. ‘Koridoreve’ flitet se Rudina është ezauruar tanimë me emisionin që drejton prej vitesh dhe synon të bëjë një format të ngjashëm me spektaklin e Maria De Filipi ‘Ce’ posta per te’. Të njëjtat burime thonë për ‘Pamfleti’ se vendin e Rudinës pritet ta zërë bukuroshja Jona Spahiu e cila u largua nga ekrani kur lindi fëmijën e saj. Formati i emisionit të Rudinës në fakt realizohet njëkohësisht edhe në televizione të tjera e mbase kjo është edhe arsyeja pse Rudina ‘nuk e shtyn’ më…
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi sot se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në momentin që lajmi është bërë publik presidenti i Kosovës ka qenë në avion për në Frankfurt ku më pas do të udhëtonte për në SHBA pasi kishte një takim në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Richard Grenell nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se Thaçi ka anuluar…
Qeveria Rama ka njoftuar një tjetër ndryshim në postin e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e Përpunimi të Ujërave të Ndotura. Posti i është besuar Ndriçim Shanit. Shani më parë mbante postin e kreut të Entit Rregullator të Ujit EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të…
Drejtorja e Rinisë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kongo është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama. Vendimi V E N D O S I: Znj. Aspasjana Kongo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën Tiranë-Durrës. Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë. Në këto momente e gjithë autostrada Tirana-Durrës është bllokuar nga një radhë e gjatë makinash.