Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.
Author: tirana
Mediat britanike kanë dhënë së fundmi lajmin e bukur që ka surprizuar lexuesit në mbarë botën. Thuhet se Meghan Markle dhe Duka Harry do të bëhen prindër për herë të dytë! Sipas zërave jozyrtarë, Dukesha do ta bëjë të voglin Archie Harrison me një motër ose një vëlla. Mediat shtojnë faktin se në fotot e videot e fundit të Meghan Markle shfaqet vetëm fytyra e saj, e cila mesa duket po përpiqet të fshehë barkun e rrumbullakosur. Ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga çifti dhe gjithçka mbetet ende në kuadër të aludimeve. Disa muaj më parë, Meghan dhe…
Një lajm i trishtë për futbollin italian dhe sidomos për tifozët e Milanit. Një ditë më parë është ndarë nga jeta Pierino Prati, kampion Europe me kombëtaren e tij dhe me Milanin në nivel klubesh. Prej disa kohësh ai ishte i sëmurë dhe në moshën 73-vjeçare e humbi bet ejën më të rëndësishme. Në fushë kishte shkëlqyer me klube si Milani, Fiorentina dhe Roma. Gjatë karrierës së tij ai shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A. Në sezonin 1967/68 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, pasi kishte tundur 15 herë rrjetën. Në Itali fitoi gjithçka,…
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përsëri nuk i ka kursyer sulmet ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, parti në të cilën ku vetë Topalli ka qenë pjesë e saj. Topalli e ka quajtur Bashën, një dështak dhe manipulator pasi në një video, sipas Topallit, ai ka fshirë dhe censuruar çdo emër, dhe foto të personaliteteve që kanë qenë pjesë e historisë, dhe sipas saj kjo është bërë për të manipuluar mendjen e njerëzve. Postimi: “Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha! Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve. Fshinte dhe çensuronte cdo fetyre dhe emer personaliteti…
Trendi i ndryshimit te tipareve të VIP-ave nga femërore në mashkullore apo e kundërta, tashmë është bërë diçka virale. Të gjithë kanë filluar të eksplorojnë me veten e tyre me këtë trend. Enca njihet si një nga këngëtaret më seksi të estradës shqiptare. Ajo me look-un e saj na ka befasuar gjithnjë dhe çdo postim i saj merr vëmendjen e të gjithëve në instagram. Së fundmi në instastory ajo ka ripostuar një foto të krijuar nga fansat të cilët kanë kthyer tiparet e saj në gjininë mashkullore. Mbi foto Enca shkruan: “Të merrkam në qafë dhe si çun”. Nuk e…
Shqipëria është goditur përsëri nga tërmeti ditën e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth 30 minuta më parë në vendin tonë. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter. Sipas faqes sizmiologjkike “Earthquake”, tërmeti ishte me epiqendër 18 km larg Himarës dhe 38 km larg Gjirokastrës. Lëkundjet kanë qenë me thellësi 10 kilometra dhe ngas informacionet paraprake, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Vesa Luma dhe Big Basta e kanë provuar aplikacionin për ndryshimin e gjinisë dhe rezultatet janë thesht të papara! Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka publikuar foto të vetes si mashkull dhe një të partnerit si femër. E ndërsa qesh me shndërrimin e Big Bastës, për veten e saj Vesa mendon se duket si një kriminel, me mjekër dhe tullac. “ahahahaha çfarë krimineli”, shkruan ajo në Instastory. FaceApp që i ka çmendur të gjithë me risinë e tij për ndryshimin e gjinisë. Ky trend i ndryshimit të gjinisë përmes një fotografie ka qenë edhe më parë por është rikthyer…
Partia Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por paralelisht me procesin që do të zgjasë deri në muajin shtator, Partia Demokratike është gati për një hapje të madhe dhe rikthimin e disa prej figurave kryesore të saj të cilët do të kenë edhe rolin kryesor në filtrimin e të gjithë kandidatëve të zgjedhur nga strukturat e Partisë Demokratike. ABC News shkruan se ditët e fundit kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zhvilluar takime të vazhdueshme me shumë prej ish-funksionarëve dhe drejtuesve të lartë në PD në vite. Basha ka propozuar rikthimin…
Duket se këngëtaret sot po kalojnë disa momente së bashku dhe nuk nguruan t’i ndajnë me ndjekësit. E para, Soni Malaj publikoi një fotografi krah Tunës, teksa po qëndrojnë në një nga lokalet e Prishtinës, ku shkruan “Partnerja ime në krim.” Më pas, Tuna publikoi një foto të Sonit ku shkruan se nuk mund të mbajë distancë me të. Tani dilema që na mundon të gjithëve është: Përse të ketë udhëtuar Soni deri në Prishtinë, për qejf apo mos vallë po përgatisin ndonjë surprizë? Të dyja kemi kohë që nuk i kemi parë në projekte muzikore dhe do ishte një…
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është i pa kënaqur me marrëveshjen për ligjin zgjedhor, duke theksuar se ajo nuk është një reformë që i duhet vendit. Mediu, thotë se çështja e ndryshimit të sistemit është debat i hapur në koalicion opozitar, ndërsa i qëndron bindjes për lista të hapura. Aleati i PD-së i kërkon Bashës që të mos tërhiqet nga kërkesa për qeveri tranzitore. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, marrëveshjen për ligjin zgjedhor, nuk e quan reformë. Sipas tij reforma zgjedhore nuk ka të bëjë vetëm me procesin e administrimit të zgjedhjeve. “Nuk mendoj se është reformë zgjedhore,…
Trendi i kësaj vere janë padyshim gërshetat e gjatë dhe VIP-at e showbiz-it e kanë mbushur kokën me to. Së fundmi, ishte radha e këngëtares Çiljeta Xhilaga t’i bashkohej këtij trendi, duke realizuar look-un më në modë të këtyre ditëve. Në InstaStory, Çili ka ndarë me ndjekësit një video ku tregon pamjen e re, e cila duket se po i pëlqen shumë. Këngëtarja shfaqet me kokën plot me gërsheta dhe duhet ta pranojmë se i shkojnë shumë!
Stambolli është përfshirë nga një stuhi e fortë gjatë mesditës së sotme, e cila ka shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të madh turk. Momentalisht disa rrugë janë të bllokuara prej ujit, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë duke kontrolluar banesat për kafshë apo njerëz të bllokuar nga uji. Meteorologët e kanë shpjeguar këtë stuhi me një fenomen të rrallë natyror që ndodh në këtë zonë. Sipas tyre, ky është sezoni i “super pikave” të shiut, të cilat lëshohen mbi qytet kryesisht në maj dhe qershor duke shkaktuar reshje si këto të sotmet.