Author: tirana

Myslim Murrizi ka folur sërish lidhur me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga 29 deputetët e opozitës parlamentare. Kreu i grupit parlamentar demokrat, shprehet i vendosur për ta çuar deri në fund këtë iniciativë. “Ka ardhur koha qe te zbresin me kembe dhe b*thë ne toke, këta mender lidera qe kane fluturuar me presh ne b*thë dhe ju duken shqiptaret numra dhe letra votimi pa vlerë. Shqiptaret nuk jane skllever te 3 birbove qe ju duket sikur kane kapur “ veglat” e perëndisë me dorë”, thotë Murrizi teksa ndan edhe videon e intervistës.

Read More

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.5 ballë ka tronditur pak minuta më parë shtetin e Oaxaca në Meksikë. Sipas të dhënave paraprake, nga lëkundjet e forta nuk ka dëme në njerëz, por qytetarët janë përfshirë nga paniku dhe kanë vërshuar në rrugë. Ky tërmet ndodh në një kohë kur sistemi shëndetësor meksikan është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Në El Salvador, Meksikë, dhe disa shtete të tjera është dhënë alarmi për cunami. Sakaq, një banor i një qyteti bregdetar thotë se pak çaste më parë ka vënë re tërheqjen e detit. Modifikuar

Read More

Jonida Vokshi është bërë para pak ditësh nënë për herë të parë. Lajmin si fillim e bëri me dije bashkëshorti i saj, Besnik Krapi. Aktori kosovar postoi një foto në Instagram ku zbuloi dhe emrin e zgjedhur për vajzën, Emi. Ishte mamaja e Jonidës ajo që më pas surprizoi çiftin simpatik me përgatitjen e dhomës së bebit, ku binte në sy muri me tollumbace dhe krevati me arush për vogëlushen. Ndërkaq, Jonida ka postuar pak minuta më parë disa foto në Instagram, ku duket shumë e lumtur e shkruan: Faleminderit ZOT për këtë bekim. Ajo duket se ka dalë shëtitje…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mendon se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar. “E para ne kemi të drejtën të analizojmë skenarë të ndryshëm, por populli serb përcakton udhëheqësit e tij. Pra ne mund të na pëlqejë, mund të mos na pëlqejë një udhëheqës i caktuar në Serbi, por është përgjegjësi e popullit serb për të vendosur se kush duhet të udhëheqë Serbinë. Sot është e vërtetë se me këto numra që do të ketë në parlament Vuçiçi nuk ka alibi për moszgjidhjen e çështjes së Kosovës apo për një shpejtësi…

Read More

Policia italiane ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Romës, duke konfiskuar pasuritë për një grup kriminal prej 5 personash, vlera totale e të cilave arrin në 22 mln euro. Bëhet fjalë për kapitalin aksionar dhe asetet e 7 ndërmarrjeve, 9 njësive të pasurive të patundshme, një tokë e vendosur në Romë dhe një në provincën e L’Aquila; 2 vetura dhe 2 motoçikleta si dhe shuma financiare, për një vlerë që tejkalon 22 milion euro. Gjykimi Dispozita, e cila u bë përfundimtare si rezultat i aktvendimit të Gjykatës së Kasacionit, buron nga një hetim i gjerë që ka nisur nga tetori…

Read More

Një pako me lëndë eksplozive ka alarmuar zonën para paraburgimit në Vlorë. Dosja.al mëson se pakoja me lëndë plasëse është gjetur nga efektivët e Policisë së Vlorës, pasi këta të fundit janë lajmëruar në orën 12;30, të mesditës së sotme se është konstatuar diçka e dyshimtë në një mjet. Pas këtij alarmi, është rrethuar zona dhe janë bërë verifikimet përkatëse dhe efektivët kanë konstatuar se në makinën e llojit ‘BMW X3’, në pronësi të një gruaje nga Vlora, u gjet pakoja me eksploziv. Mirëpo fatmirësisht, pakoja nuk kanë qenë aktive dhe makina është transportuar pranë komisariatit të Vlorës. Tashmë po…

Read More

Steve Bing, babai i djalit të Liz Hurley, Damian, i njohur edhe si playboy i Hollivudit, multimilioner, kineast dhe filantrop, ka vrarë veten në moshën 55-vjeçare. Bing raportohet se është hedhur nga kati 27-të i i apartamentit të tij në Los Anxhelos, rreth orës 1 pasdite të hënën, pasi kishte rënë në depresion për shkak të pandemisë dhe karantinës, thanë burime për TMZ. Ai do të mbahet mend për prodhimin e filmave të njohur si “Get Carter” apo “Polar Express”, ku luan Tom Hanks. Ish presidenti Bill Klinton, një mik i Bing bëri një dedikim prekës për humbjen e tij.…

Read More

Shkrimtarja e njohur shqiptare, Flutura Açka në një postim në Facebook, ditën e djeshme kritikoi veshjen e vajzave shqiptare në ekran dhe mori si shembull moderatoret sportive. Açka shkruan se nuk e di nëse zgjedhja është e shefave apo e moderatoreve që të zhvishen në ekran, por sipas shkrimtares kjo është mënyra e vetme që këto vajza mund të arrijnë të mbijetojnë në ekran. Statusi i Flutura Açkës: “Vajzat e kujt sporti? Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre?…

Read More

Kryeministri Rama ka postuar pak më parë një video në Facebook, ku flet Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera. Duke këshilluar për të dëgjuar fjalën e zonjës Calavera, Rama shkruan se nuk ka 15 kushte nga BE dhe kjo është një këngë e cila ka qëllime politike. STATUSI I PLOTEPër të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRiT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË… Zonja Calavera…

Read More

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremeni dhe të gjejë një destinacion të ri. Shqiptari i Kosovës pëlqehet nga shumë ekipe të njohura në Gjermani, Angli e Itali. Teksa sezonit aktual po i vjen fundi, kanë nisur të rriten spekulimet për të ardhmen e yllit kosovar. Sipas mediave italiane, garës për transferimin e 23 vjeçarit i është shtuar së fundmi edhe Milani. Kuqezinjtë janë gati të shpenzojnë 16 milionë euro për yllin shqiptar, në rast se Werder bie nga kategoria, në të kundërt vlera e Rashicës do të jetë 30 milionë euro. Kuqezinjtë duan një futbollist të shpejtë në…

Read More

Dy vendime të hartuar nga ministria e Brendshme parashikon lehtësimin e njohjes së pakicave kombëtare, duke i mundësuar ushtrimin e gjuhës, hapjen e shkollave në gjuhën e tyre, si dhe lehtësira të tjera. Dy VKM-të janë “Për mënyrën e përdorimit të gjuhës së pakicave kombëtare në marrëdhëniet ndërmjet personave që i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore”, dhe “Për përcaktimin e përbërjes, funksioneve dhe procedurës së komisionit për shqyrtimin e kërkesës për njohjen e një pakice kombëtare”. Nisma i synojnë decentralizimin, pasi përcakton se të drejtën për të vendosur tabelat në gjuhën e minoriteteve nuk i ka më…

Read More