Kryetari i gjykatës së Apelit Tiranë Ridvan Hado është konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Hadon, i cili ka kaluar me sukses vettingun. Kujtojmë se Hado ka qenë kryesues i çështjes ‘Gërdeci’.
Author: tirana
Pak albume i kanë rezistuar provës së kohës, si albumi “The Miseducation of Lauryn Hill”, një rekord ‘sonik’, kaq i përsosur saqë ka mbajtur gjallë karrierën e artistes për 22 vite. Dhuratë për botën e pakohë, himne dhe ëndje muzikore të gjalla për jetën, dashurinë dhe shpirtin.“ The Miseducation” ishte albumi që shpërfaqi pastër ndershmërinë e botës së bendshme, që vetëm pak materiale të muzikës R&B mund ta bënin në atë kohë. (tani, absolutisht që jo) Në një intervistë të vitit 1999 për “The Guardian”, Hill tha se rekordi mishëronte nocionin se “ajo që nuk na vret na bën më…
Partia Socialiste duket se ka “ndezur motorët” dhe ka nisur mobilizimin e strukturave të saj për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme paralamentare. Deputeti i PS për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka publikuar disa foto nga mbledhja e strukturave të kësaj partie dhe shkruan se ato janë mobilizuar për përmbushjen e objektivave elektorale me synim marrjen e një mandati të tretë qeverisë për PS. “Me Taulantin dhe Arbenin zhvilluam sot një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Analizuam ecurinë e deritanishme të procesit të ristrukturimit, nevojën për tu përqëndruar gjithnjë e më tepër tek…
Tre persona kanë përfunduar në spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur me mjete prerëse, pas një konflikti. Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur që të plagosur kanë mbetur tre të rinjtë M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç. Korçë/Informacion paraprak Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ditën e enjte do të mbledhë kryesinë në orën 11:00 për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme. Në fokus të diskutimeve parashikohet të jetë formula dhe fushata që të do të zhvillohet për zgjedhjen e deputetëve dhe emrave për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme, pas vlerësimit të udhëzimeve edhe nga britanikët.
Një krijesë e pazakontë është filmuar ditën e djeshme në bregdetin e Sarandës. Ajo është filmuar nga një qytetar, videoja e të cilit ka mbërritur në JOQ Albania. Krijesa lëviz në ujë dhe shihet që nxjerr vetëm një pjesë të trupit lart. Qytetari shprehet i vendosur se është peshkaqen. Në video shihet qartë edhe lëvizja që bën apo bishti i nxjerrë mbi sipërfaqen e ujit. Qytetari thotë se është filmuar 30 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Plazhi i Centralit. Më poshtë keni videon:
Ministri për Diasporën dhe deputeti Pandeli Majk ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilën heshti dhe këtë e justifikoi duke thënë se ka bërë operacion në gojë gjatë kohëve të fundit. Në intervistën e tij për ABC News, u shpreh se kjo cështje ka kaluar dhe nuk ka vlerë të diskutohet, ndonëse tha se raportet me Veliajn i ka më të mira se me Ramën. Pjesë nga biseda Pyetje: Si i keni marrëdheniet me Veliajn?; Majko: Pse keni marë vesh ndonjë gjë?; Pyetje: S’e di po ju pyes?; Majko: Aman o ç’a janë këto pyetje.; Pyetje: Mirë?…
Qeveria shqiptare parashikon ndryshimin e ligjit për armët dhe draftin e ka hedhur për konsultim publik. Nisma parashikon se një 22-vjeçar mund të pajiset me autorizim për të mbajtur armë, nga 25 që është mosha minimale me ligjin aktual. Ndërsa kategoria e armëve që parashikonte armët e zjarrit antike, me hark apo me tojë, armët e ftohta të cilat ndahen në armë prodhim fabrike dhe armë artizanale, nuk do të kenë më nevojë për autorizim nga strukturat e policisë për t’i pasur në përdorim. Krahas kësaj, të gjitha autorizimet që do të jepen nga strukturat e policisë do të jenë…
Tashmë kanë dalë pamjet që tregojnë momentin e nisjes së atentatit ndaj dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, më 30 maj të këtij viti në Laç. Videoja e publikuar nga News24 tregon momentin e plagosjes së autorit kryesor të krimit, Eduart Lamaj, ndërsa në pamje shihet momenti kur ai futet i armatosur dhe i maskuar brenda hotelit, ndërsa pas tij futet edhe një person i dytë. Lamaj është qëlluar sapo është parë nga dy biznesmenët, dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tyre, ku dhe ka marrë plagë në këmbë, ndërsa ata i ka vrarë të dy. Ndërkohë, menjëherë…
Presidenti i Trabzonspor, Ahmet Agaoglu, është në qendër të medieve në Turqi pas veprimit që bëri pas ndeshjes kundër Alanyaspor (2-2). Numri një i Trabzon njihet për karakterin e tij shpërthyes, por dje, shkoi një hap më shumë… Ahmet Agaoglu, një biznesmen shumë i fuqishëm në Turqi, ka zbritur në fushë e blertë dhe vetëm sigurimi e ka ndaluar që të godasë trajnerin e Alanyasporit. Më pas, ka pasur edhe grushte dhe shtyrje ndaj trajnerit të Alanyaspor. Skena dhune të turpshme këto në Turqi, të cilat nuk ndodhin për herë të parë.
Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se sjellja e deritanishme e virusit COVID-19 është e paparashikueshme, çka e bën të pamundur hartimin e planeve për atë se çfarë mund të ndodhë në shtator, por shtoi se nga ana e qeverisë janë duke u ndërtuar të gjithë skenarët e mundshëm që nga shëndetësia deri arsimi. “Ky virus është i paparashikueshëm dhe ne nuk mund të bëjmë dot plane afatgjatë dhe afatmesëm. Por ajo çka ne ndërtojmë janë skenarë të bazuar mbi projeksione. Ne jemi duke punuar fort që sa i përket shëndetësisë të kemi gati skenarët edhe për më të keqen,…
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka komentuar zgjedhjet e ardhshme.Sipas tij qeveria duke analizuar palën tjetër duhet të mendojë edhe për mandatin e tretë, ndërsa shtoi se shoqëria shqiptare është ajo që do të vendosë nëse pala tjetër është apo jo gati I pyetur për një mandat të tretë nga PS-ja, Majko u shpreh: ‘Në Shqipëri si rregull humbet qeveria. Unë mendoj që shoqëria shqiptare ka një sy dhe një vesh që shikon se nëse është gati pala tjetër apo jo. Në pikëpamjen e palës tjetër ne e kemi të detyrueshme të mendojmë për mandatin e tretë.’