Author: tirana

Dashuria i bën të gjithë njerëzit më të mirë. Sot ju ftojmë të zbuloni se cilat nga shenjat zodiakale do të zhyten në romantizëm këtë verë dhe do të ketë një shans të lartë për të gjetur dashurinë e tyre të vërtetë. Dashi / Personat e Dashit që kanë qenë vetëm për një kohë të gjatë, këtë verë do të takohen me shpirtin e tyre binjak. Gjëja kryesore është që të mos i mbyllni dyert dhe lëreni të shfaqet dashuria. Për Dashët, të cilat tashmë janë në një marrëdhënie do të befasohen nga një periudhë shumë romantike. Ndjenjat e reja…

Read More

Konfirmohet me COVID-19 një studente në Elbasan. Studentja e moshës 22-vjeç është nga Lushnja dhe kishte ardhur në Elbasan për sezonin e provimeve. 22 vjeçarja është studente në Universitetin Aleksandër Xhuvani dhe mësohet se ajo është vetkarantinuar në banesën e saj. Dyshohet se studentja është infektuar në qytetin e Elbasanit, por ende nuk dihet nëse ajo ka qenë në kontakt me persona të infektuar.

Read More

Bes Kallaku padyshim është një nga aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri. Ai u bë shumë i famshëm tek ‘Portokallia’, e më pas mori pjesë në shumë ‘one man shoë’, si dhe në filma, ku i fundit është ‘Falco’, një film i ideuar prej vetë Besit. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku publikon shumë foto e video “gallatë” nga përditshmëria e tij. Kësaj here Besi ka nxjerrë nga arkivat një foto të para 5 viteve, ku duket i veshur me rroba policie e me tabelë në brez, mbështetur tek makina e policisë.

Read More

Kadastra shqiptare ka publikuar një video ku tregohet për tensionin që ka mes pronarëve të tokave në Nivicë, ku shihet edhe se si ata përzënë kreun e Kadastrës, Artan Lamen. “Ik zhduku”, dëgjohet t’i thonë qytetarët Lames.Në momentin që gjakrat janë qetësuar dhe pronarët së bashku me Lamen janë ulur në tryezë, Lame u thotë pronarëve që nëse do të kthehej në Tiranë, do të thoshte që ata janë të çmendur dhe problemi i tyre do të zgjaste edhe për 30 vite të tjera.Për më shumë ndiqni videon:

Read More

Forcat e Armatosura kanë treguar profesionalizmin e tyre gjatë stërvitjes së fundit të zhvilluar me marinsat amerikanë në Bizë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se stërvitja konsistonte në dërgimin e ngarkesave ajrore dhe qitje reale. “Forcat e Armatosura shqiptare treguan edhe një herë profesionalizmin, ndërveprueshmërinë dhe aftësitë e tyre gjatë stërvitjes me marinsat amerikanë në Bizë”, – bëri të ditur Xhaçka. “Stërvitja konsistonte në dërgimin e ngarkesave ajrore dhe qitje reale, ndërkohë që Shqipëria konfirmohet si një aleate e vyer në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon”, – tha Xhaçka.

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i kërkoi të martën Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit, Shkëlqim Miri. Sipas prokurorisë, duke qenë se ish-gjyqtari Miri është i dënuar për korrupsion, ai është subjekt i Ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe se mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore. Miri u arrestua në nëntor 2017, ndërsa iu kapën afro 33 milionë lekë para të thata në shtëpi. Ish-gjyqtari së bashku me kushëririn e tij…

Read More

Ditën e sotme i ftuar në ‘Ftesë në 5’ në Top Channel ishte regjizori i emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, Eduart Grishaj. Ai ishte i pranishëm në studio së bashku me disa personazhe të tjerë për të folur për puthjet dhe skenat intime në filma. Teksa ka dhënë mendimin e tij për këtë temë ai është ndalur dhe te pjesa e koronavirusit, e cila ka sjellur dhe shume dëme ekonomike. Këto dëme sipas tij kanë bërë që të ketë mungesë të lekëve e të dashurisë. ”Unë mendoj se të gjithë ne që bëjmë një punë, e para një…

Read More

Deputeti Adriatik Alimadhi shprehet se ka kaluar një kohë të vështirë, ku “mendonte se virusi do ta vriste, por fatmirësisht ia doli”. Ai shprehet se nuk e di se ku e marrë virusin, por “beson se në Kuvend ka pasur deputetë të prekur nga virusi” dhe se statistikat e të prekurve janë më të larta, por një pjesë e madhe e kanë kaluar në këmbë pa e kuptuar. “Ditët e para i kalova në shtëpi pasi mendova se ishte grip, por pastaj fillova të rëndohesh dhe të kisha bllokim frymëmarrje dhe më çuan me urgjencë në spital. Nga urgjenca më pas u…

Read More

Beteja me kanabis sativën ka sjellë edhe largimin e parë nga radhët e Drejtorisë së Policisë Shkodër. Sot është larguar nga detyra Paulin Çupin, i cili për disa vite me radhë ka drejtuar Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës. Sipas A2, arsyeja e largimit të tij lidhet me betejën ndaj kanabisit. Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë. Ndërkohë vendin e Çupit e ka zënë Bardhyl Saliu.

Read More

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar grimieri Dario Doka. Mario ka një pasion të madh për piercing dhe në trupin e tij ka bërë disa të tilla. Dy prej të cilave ai nuk ngurroi t’i tregonte live në studio. Dario zbuloi se ka bërë piercing në zonën e gjoksit dhe në gjuhë, ndërsa shtoi se në të ardhmen dëshiron të bëjë dhe disa të tjera. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Read More

Këto pamje tregojnë momentin kur 4 persona grabisin një dyqan në Librazhd. Këta “profesionistë”, dyshohet se qëndrojnë pas disa grabitjeve në qarkun e Elbasanit, në qytetet si Librazhd, Cërrik, Belsh e Peqin. Koha e preferuar për grabitjet e tyre janë orët e natës. Të maskuar të gjithë me kapuçë, grabitësit në fjalë mësohet se e monitorojnë për disa ditë me radhë biznesin që kanë vënë në shënjestrën e tyre. Gjatë kohës që kryejnë grabitjen, shoferi nuk del asnjëherë nga automjeti e pasi largohen, ata zëvendësojnë targat e makinës me targa falëse. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’u shpëtuar policisë,…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, e cila prej vitesh jeton në Gjermani duket se ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë. Ajo ka ndarë disa javë më parë momente të ndryshme në skenë duke treguar se i mungon shumë ajo ndjesi, ndërsa së fundmi ka zbuluar se po punon për një projekt të ri. “Së shpejti”, ka shkruar Ledina krah fotos së shkrepur në një studio muzikore. Nuk dihet nëse këngëtarja do të sjellë një baladë apo muzikë plot ritme për muajt e verës, por këtë pritet ta zbulojë vetë Ledina në ditët në vazhdim.

Read More