Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka infensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1382 inspektime në subjekte. Janë pezulluar 2 aktivitete dhe janë vendosur 5 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. 4 masa administrative me gjobë në bar-kafe, restorant, piceri dhe 1 masë me gjobë në farmaci, të gjitha në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të cilët janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19. Gjatë kësaj jave janë kryer mbi 10 mijë inspektime për masat…
Author: tirana
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në fshatin Byshek të Elbasanit. Policia bën me dije se është qëlluar në drejtim të një makine, ku udhëtonin babë e bir. Është qëlluar me armë 48-vjeçari Petrit Çarçiu, të cilit më herët i kanë djegur edhe lokalin që ka në pronësi. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat, i pyetur në polici mbi ngjarjen e natës së kaluar, Çarçiu ka thënë se është qëlluar me armë nga një këmbësor. Ndërkohë, nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Rreth orës 00:30,…
Ditën e sotme ministria e Arsimit ka nxjerrë rezultatet e testit për provimin e Gjuhë Letërsisë për 32126 mijë maturantë. Me notën 10-të janë vlerësuar vetëm 2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa. Në numrin e vogël të maturantëve që kanë marrë notë maksimale duket se ka ndikuar edhe testi, që u kontestua me protesta. Por ministria e Arsimit premtoi pak ditë më parë se do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar të ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve, por në fund nuk e ka…
Policia e Kuçovës ka vënë në pranga një 52-vjeçar pas dëshmisë tronditëse të gruas së tij, që ka shkuar në spital në gjendje tepër të rëndë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 52 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja 49-vjeçare me inicialet P. P., është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, pasi kishte pirë fostoksinë. Gruaja ka deklaruar për mjekët se kishte tentuar t’i jepte fund jetës nga dhuna sistematike e bashkëshortit. “Piva fostoksinë të vdes, nuk mund të duroja dot…
Aksident në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në aksin rrugor Labinot Fushë-Xibrakë, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosura dy gra. Makinat kanë pësuar dëmtime të shumta, duke u shkatërruar plotësisht. Dy të plagosurat janë dërguar në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut. Për shkak të përplasjes është krijuar trafik në zonë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Plakja është njëra ndër shkaqet e këtij fenomeni. Pasi të mbushni 20 vjeç, trupi juaj ruan më shumë yndyrë në pjesë të veçanta të trupit dhe ekspertët vërejnë një ulje të masës së ligët të muskujve. Metabolizmi i dobët është një faktor tjetër që çon në këtë problem. Metabolizmi ngadalësohet me plakjen domethënë trupi juaj djeg më pak kalori. Përfundimisht, kjo gjendje rezulton në yndyrën e krahut. Aktiviteti i pamjaftueshëm fizik dhe mungesa e stërvitjes stimulojnë akumulimin e yndyrës në trup, përfshirë zonën e krahut. Si të parandaloni dhjamin e krahut? Parandalimi është gjithmonë më i lehtë sesa vetë trajtimi.…
Jorida Tabaku ka publikuar një video ku kujton premtimin e Ramës në 2013 kur deklaronte se PS në qeveri do të hapet 300 mijë vende të reja pune. Sot pas 7 vitesh, Tabaku shprehet se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga gënjeshtari më i madh në rajon. Po ashtu ajo thotë se Ramën si kryeministër në 7 vite e kanë shoqëruar çdo ditë premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat. STATUSI NGA JORIDA TABAKU Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij. RAMAVIRUSI ka zhytur…
Gjykata dha masën arrest me burg për Sebastian Malin, i cili dyshohet se është një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, me 11 qershor në Tiranë. Ai është dhe nipi i Prel Marku. Ky i fundi u vra nga Billa në vitin 2006 në një lokal në Angli. Për 22 vjeçarin Mali, policia e ka gjurmuar dhe ndjekur atë për ditë me radhë, derisa arriti të grumbullonte faktet dhe provat shkencore që ai është një nga bashkëautorët për ekzekutimin e Billës përpara një qendre tregtare në datë 11 qershor. Sebastian Mali mbërriti në një pikë servisi në…
Policia e Shtetit zbulon një rrjet trafikantësh shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me shtetas të huaj trafikonin në mënyrë ilegale qytetarë nga Lindja e Mesme drejt vendeve europiane kundrejt parave. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 6 shqiptarë, si dhe ka sekuestruar shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor “Stafeta”. Goditet një grup kriminal që merrej me organizimin dhe drejtimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e mesme drejt vendeve të BE-së. Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera. Në vijim…
DASHI Jeta juaj ne çift do vazhdoje te ketë probleme edhe gjate kësaj dite. Do ketë shume persona qe do ndërhyjnë nga jashtë dhe do ju futin ne probleme te mëdha. Beqaret do marrin me ne fund një përgjigje nga dikush qe kane kohe qe e joshin. Cila do jete ajo? Le te presin deri pasdite. Buxheti nuk ka për te qene i keq megjithatë mire është qe përherë te shpenzoni me kujdes e maturi. DEMI Mjedisi yjor do jete disi frustrues sot. Nuk do merrni dot ato kënaqësi qe keni pritur përherë dhe kjo do ju brengose. Beqaret për…
Policia e Durrësit po kryen kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, duke ndëshkuar subjektet që kanë zaptuar pronën pubike. Gjatë aksionit, janë arrestuar dy administratorë të një subjekti, të cilët kanë kundërshtuar uniformat blu, si dhe është proceduar një person për pushtim toke. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19. Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë bashkiake. Arrestohen 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për…
Një 62-vjeçar nga kryeqyteti ka humbur betejën me COVID-in duke e çuar në 44 numrin e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri që nga momenti i fillimit të pandemisë. Sipas ministrisë 62-vjeçari nga Tirana ishte i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar dhe nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, një rritje mjaft e lartë krahasuar me ditën e djeshme që ishin 53. Rastet në 24 orët…