Author: tirana

Fotografi Felx Bilani, ka akuzuar zv.kryeministrin Erion Braçe, për vjedhje të autorësisë. Bëhet fjalë për foto të pelikanëve në Divjakë të cilat Braçe i ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram.  Sipas Bilanit, Braçe më së paku duhet të kishte respektuar autorësinë. Më tej ai shton, se përpara se ai të fotografonte pelikanët dhe flamingot, shumë njerëz nuk e dinin që ekzistonin në Shqipëri.

Read More

Maxhoranca është duke përgatitur një projektligj të ri për funksionimin dhe organizimin e policisë bashkiake. Drafti parashikon rregulla të reja jo vetëm në emërime, por edhe në misionin e saj. Një gjë të tillë e deklaroi ministri Sandër Lleshaj në Sarandë, gjatë një takimi që pati me drejtues vendor dhe të tjerë të zgjedhur, me të cilët diskutoi 4 pika të rëndësishme; turizmi, operacionet antidrogë, mbrojtja e mjedisit dhe veprimtarinë e OFL. “Ne si Polici e Shtetit, jemi të interesuar që Policia Bashkiake të fuqizohet. Po punojmë aktualisht për të draftuar një ligj të ri për Policinë Bashkiake, i cili…

Read More

Ashtu siç mund ta keni vënë re, shumë prej personazheve të njohur kanë preferuar që këtë fundjavë të nxehtë ta kalojnë në bregdet. Instagrami i vajzave të famshme shqiptare është mbushur plot me foto me bikini ku tregojnë linjat e tyre perfekte. Bukuroshet teksa shijojnë rrezet e diellit nuk ngurojnë të ndajnë dhe fotot e tyre më provokuese në rrjetet sociale.

Read More

Një punonjëse e Kryeministrisë mësohet të jetë infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për punonjësen me iniciale I.Sh, dhe është punonjësja e disatë e Kryeministrisë që preket nga COVID-19 shkruan Dosja.al. Ajo është punonjëse e Zyrës së Dhënave në Kryeministri. Më herët në media u raportua për 2 gardistë të infektuar, madje njëri prej të prekurve qëndronte në hyrje të godinës së Kryeministrisë. Po kështu, persona të infektuar kanë rezultuar edhe në Bashkinë e Tiranës, ministrinë e Finanacave, Postën Shqiptare, ministrinë e Bujqësisë, tek OSHEE dhe në Kadastrën e Durrësit. Por lidhur me këto raportime, drejtoresha e ISHP-së, Vjollca Braho u…

Read More

Detaje të reja zbardhen nga atentati në Elbasan, ku shpëtuan mrekullisht 48-vjeçari Petrit Çarçiu dhe i biri, të cilët u qëlluan me breshëri plumbash në makinë. Dy vëllezërit e Petrit Çarçiut aktualisht janë duke vuajtur dënimin jashtë shtetit për probleme me drogë. Ndërkohë, në fshatin ku jeton 48-vjeçari, tri herë i kanë djegur lokalin. Gjithashtu, mësohet se ai ka pasur probleme me gruan e parë dhe të dytë, ku njëra prej tyre e ka denoncuar dhe në polici për dhunë. Ndërkohë, i pyetur në polici mbi ngjarjen e natës së kaluar. Çarçiu ka thënë se është qëlluar me armë nga…

Read More

Princ William feston sot 38-vjetorin e lindjes. Me këtë rast princi ka postuar dy foto mjaft të ëmbla me tre fëmijët e tij. Fotot janë realizuar në ambientet e pallatit mbretëror nga Kate Middleton dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë ata. Sot është gëzim i dyfishtë për princ William pasi ai ka edhe festën e baballarëve dhe ku ka më bukur se një foto mes tre fëmijëve për të festuar këtë ditë të veçantë.

Read More

Koronavirusi, dikur “tigër agresiv”, tashmë është dobësuar dhe po bëhet një sëmundje si një mace e egër, kështu pretendon mjeku italian, Matteo Bassetti. Bassetti, i cili është shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të San Martinos në Genova, thotë se është i bindur që virusi po “ndryshon shkallën e agresivitetit” dhe pacientët tani po u mbijetojnë infeksioneve që vet virusi i kishte pasur në fillim të pandemisë, përcjell Telegrafi. Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, COVID-19 mund të zhdukej pa pasur nevojë për një vaksinë, pretendoi Bassetti. Ai disa herë kishte përsëritur që pacientët e infektuar…

Read More

Nga Samanth Subramanian/ Duke kërkuar në arkivat e lajmeve, gjeta parashikime për “normalen e re” – botën pas pandemisë – që në javën e parë të marsit. Në atë kohë, Britania e Madhe nuk kshte mbyllur ende; as Franca, India apo Spanja. Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump sapo kishte ndalur së deklaruari se virusi do të zhdukej mrekullisht vetë. Rreth 3 400 njerëz kishin vdekur deri më 6 mars, por ende mund të fluturoje nga Londra për në Nju Jork. Muajt në vijim u bënë edhe më të paqartë dhe të pasaktë, por ne prapë vijuam me parashikimet…

Read More

48-vjeçari Sokol Kapinova i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 5-vjeçe është sjellë ditën e sotme në Gjykatën e Beratit për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Tasim Puci ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, masë që është pranuar dhe vendosur nga gjyqtari Kostika Çobanaqi, që e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tij. Edhe pse mediat nuk u lejuan në sallë gjatë dhënies së masës së sigurisë për shkak të ruajtjes së anonimatit të vajzës 5-vjeçare, mësohet se Kapinova nuk ka shprehur asnjë pendesë…

Read More

Zbardhet ekspertiza e specialëve të forcave RENEA për atentatin ndaj Ardian Çapjas. Në ekspertizën e siguruar nga News 24, përcaktohet distanca prej nga qëlloi snajperisti. Bëhet fjalë për një largësi prej 346 metrash nga e cila është shënjestruar dhe më pas qëlluar 55-vjeçari, i cili u plagos rëndë por arriti t’i mbijetonte atentatit të tretë ndaj tij. Në ekspertizën e kërkuar nga prokurorët e Elbasanit, thuhet gjithashtu se Ardian Çapja u qëllua nga Kodra e Krastës. Materiali i përgatitur nga RENEA është bërë pjesë e dosjes hetimore. 55-vjeçari, mësohet se nuk ka dhënë asnjë ndihmë për policinë dhe prokurorinë për…

Read More

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë nisur pushimet në Porto Montenegro, një destinacion jahtesh luksoze në Mal të Zi! Çifti i njohur i showbiz-it që e bëri publike romancën gjatë karantinës, po shijon këto ditë pushimesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.Romeo ka publikuar disa pamje nga pushimet me Jonidën, ku nuk mungon as një video e këndshme e një rrengu që i punoi ai.

Read More