Author: tirana

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen parakohe nga jeta të kryetarit të kësaj force politike në Krujë, Reshit Merlika. “Partia Demokratike humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar dhe unë një bashkëpunëtor të vyer. U prehtë në paqe,” shkruan Basha. Mesazhi i plotë: Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Mendimet dhe lutjet e mija dhe të familjes time si dhe të mbarë demokratëve shkojnë tek bashkëshortja e tij Majlinda dhe dy djemtë e tij Arbisi dhe Eraldi si dhe tek nëna e tij znj. Shpëtime…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Lezhës. Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person. Nga raportimet e para se i lënduari është Odise Simoni, 30 vjeç. Bëhet me dije se 30-vjeçari është plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Read More

Një kamarier është vendosur nën hetim se ka kryer vetgjyqësi për pagën e luftës, e quajtur e tillë nga kryeministri Edi Rama gjatë periudhës së pandemisë. Kundër Elert Allara, u ankuan familjarët e punëmarrëses së tij, të cilët pretendojnë se punonjësi u tregua mos kuptues dhe nuk i priti derisa paga e luftës t’u kalonte në bankë. Përkundrazi ai insistoi gjatë për rrogën dhe në fillim të muajit qershor i njoftoi se do braktiste detyrën. Madje denoncuesja B. Idrizaj i tha oficerit të policisë se Allara , kishte hyrë në kasë e kishte marrë prej andej 22 mijë lekët që…

Read More

Pavarësisht vendit se ku shfaqen yndyra në trupin tonë, ne gjithmonë shqetësohemi, veçanërisht në zonën e barkut tonë. Nëse jeni një grua dhe masa juaj e belit është mbi 88.9 cm, ose nëse jeni një burrë dhe masa e belit është mbi 101.6 cm do të thotë se ju keni një pjesë të madhe të yndyrës në bark. Sipas mjekëve, kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. 1. Rrit rrezikun për shfaqjen e diabetit Kur mëlçia juaj është e mbuluar me ind yndyror si rezultat i yndyrës së tepërt në bark, nuk arrin të përpunojë mjaftueshëm sheqerin në…

Read More

Një banesë në katin e fundit të një pallati në rrugën “Don Bosko” është përfshirë nga flakët rreth orës 17:30. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por vetëm për dëme materiale në banesën e 60 vjeçarit M.Ç.Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.Njoftimi i Policisë: Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të baneses në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të…

Read More

Biznesmeni shqiptar, Klodian (Mirel) Mërtiri, reagon për herë të parë pas akuzave të Partisë Demokratike dhe shkrimit në mediet ndërkombëtare për skandalin me korrupsionin e tenderit 60 milionë dollarë në Zimbabve për pajisjet mjekësore kundër COVID-19. Përmes një deklarate që mban firmën e tij, Klodian Mërtiri mohon të ketë lidhje me këtë kontratë korruptive. Sa i takon fotografisë së tij, ku shfaqej në krah të Presidentit të Zimbabvesë, biznesmeni shqiptar thekson se nuk ka asnjë lidhje me kontratën dhe se po përdoret qëllimisht për të krijuar skandal. PD sot në një deklaratë për mediat deklaroi se Mërtiri është shpallur në…

Read More

Skënderbeu shpreson në përgjysmimin e dënimit të UEFA-s nga Gjykata Federale në Zvicër. Klubi shqiptar beson se me ndihmën e avokatëve, përjashtimi nga Europa të zbresë në 3 vjet Edhe ata vetë e kuptojnë se nuk mund të ketë pafajësi. Pavarësisht se presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka këmbëngulur vazhdimisht se klubi i tij është pa njollë, sërish nuk pritet që Gjykata Federale në Zvicër t’ia heqë plotësisht dënimin e dhënë nga UEFA. Burime pranë numrit 1 të korçarëve, bëjnë me dijë për televizionin se objektivi më i mundshëm është ulja e dënimit, më saktë përgjysmimi i tij. Skënderbeut aktualisht…

Read More

Italia miraton rregullat për bonusin e pushimeve. Masa e parashikuar në dekretin e Rimëkëmbjes në favor të familjeve me të ardhura (sipas llogaritjes ISEE indikatori i situatës ekonomike) të mos i kalojë 40.000 euro. “Nga 1 korriku deri në 31 dhjetor mund të kërkohen – shpjegon Agjencia e të ardhurave – lehtësimi i destinuar për të paguar shërbimet e ofruara në Itali nga sipërmarrjet turistiko-pritëse, agriturizmat e bed&breakfast.” Sa është masa e bonusit dhe si përfitohet: Deri në 500 euro Nëse familja e përbërë nga të paktën tre persona, bonusi mund të shkojë në 500 euro, ndërsa limiti është në…

Read More

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 7 vite burgim Bejo Breshon, si personin përgjegjës të shfrytëzimit si prostituta të tre vajzave në Tiranë. Ky shfrytëzim kryhej në ambientet e hotelit luksoz në Tiranë, ku shtetas italianë e shqiptarë, janë vënë në vëzhgim dhe përgjim nga policia gjatë diskutimeve që bënin për ‘sigurimin’ e vajzave për marrëdhënie seksuale. Një ndër vajzat që ka qenë pjesë këtij rrjeti prostitucioni është trajtuar dhe në emisionin “Pa gjurmë” , ku shtetasja Z.M, është denoncuar si e humbur por që më pas u lokalizua dhe u gjend në Telaviv të Izraelit. Në dosjen e prokurorisë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjetet sociale. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Shkodra ka qenë nën terrorin e plumbave mbrëmjen e të shtunës, pasi Orlando Pllanaj dhe Rivaldo Pllanaj janë prplasur me armë zjarri me dy djemtë e një biznesmeni Alvaro dhe Tonato Fushaj. Orlando Pllanaj dhe Rivaldo Pllanaj janë djali dhe nipi i Bardhok Pllanajt, të njohur ndryshe si ‘Kumbari’ i Shkodrës. Ndër të tjera Berisha shkruan se edhe nga fisi me mbiemër Harusha është bërë një rrahje brutale. Këta të fundit, janë denoncuar edhe më herët nga ish-kryeministri,…

Read More

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj paralajmëroi se posedon më shumë se 56 mijë faqe të dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, që tregojnë krimet e kryera në Kosovë nga ushtria, policia, paramilitarët dhe bashkëpunëtorët lokalë të UDB-së. Përmes një postimi në “Facebook”, Zyberaj shkruan se këto dokumente do t’i publikojë bazuar në vendimet e institucioneve të Kosovës. “Janë siguruar më shumë se 56 mijë faqe të dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, që tregojnë krimet e kryera në Kosovë nga ushtria, policia, paramilitarët dhe bashkëpunëtorët lokal të UDB-së serbe.Së shpejti do të publikohen të gjitha,…

Read More

Një 49-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë, ndërsa aktin ekstrem e kishte menduar si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit. 52-vjeçari nga Kuçova u arrestua nga policia pasi bashkëshortja e tij, P. P., u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Në deklaratën e saj 49-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar në këtë pikë pasi bashkëshorti i saj e kishte dhunuar sistematikisht. Sakaq shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.

Read More