Author: tirana

Rudina Dembacaj, gjatë emsionit “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka treguar një histori të pakë ndshme që i ka ndodhur së fundmi. Asaj i ishte prishur frigoriferi dhe thërret një mjeshtër për t’ja rregulluar. Kur ai shkon tek shtëpia e Rudinës, i hap frigoriferin në mes të shtëpisë dhe i thotë se do dalë jashtë për t’i blerë një pjesë dhe vjen direkt t’ja rregullojë. Rudina priti rreth 6 orë mjeshtrin e quajtur Berti dhe nuk erdhi, ishte zhdukur. Merr në telefon një tjetër mjeshtër. Ai e pa frigoriferin rreth 45 minuta dhe i tha që ky frigorifer…

Read More

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, psikologia Redona Dudushi foli për situatën që po kalojnë qytetarët për shkak të përhapjes së Covid-19. Dudushi tha se njerëzit u mbyllën menjëherë duke mos iu dhënë shumë opsione, ndërsa tani kërkohet ndryshimi i sjelljes. Por, sipas saj kjo është një ndër gjërat më të vështira. “Ishte një mbyllje e detyruar që iu bë njerëzve, nuk kishte shumë opsione në mënyrë që mos të kolapsohej sistemi shëndetësor. Ndërsa tani kërkojnë një ndryshim sjellje. Por që të ndryshosh sjellje është një ndër gjërat më të vështira që ne njohim dhe kërkon etapa dhe fatkeqësisht…

Read More

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish për testin e Gjuhë letërsisë të maturës shtetërore. Në këtë reagim, Fuga ka analizuar pyetjen 14 të testit, si edhe aleternativat e dhëna për zgjidhje të saj “Formulimi i pyetjes është sa idiot aq edhe i gabuar. Ai që e ka formuluar atë nuk e ka haberin fare nga teknikat e administrimit të zbulimeve shkencore. Shikoni budallallikun! Shpellën më të madhe në botë – thuhet!!! E kush është shpella më e madhe në botë? Shkencëtarët dhe ne njerëzit mund të dimë se cila është shpella më e madhe në botë e zbuluar deri tani…

Read More

Ish deputetja e PD Orjola Pampuri me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se fajin për shtimin e rasteve me koronavirus nuk e kanë qytetarët, por qeveria. Pampuri thekson se qytetarët kanë respektuar të gjitha rregullat e Covid-19, ndërsa vlerëson se qeveria ka munguar në mbështetjen e saj ndaj njerëzve. Postimi i Orjola Pampurit: Fajin per shtimin e rasteve me Covid 19 nuk e kane qytetaret, por qeveria. Qytetaret i zbatuan me perpikmeri rregullat e izolimit duke mbartur mbi supe edhe veshtiresite ekonomike qe ai solli, por edhe mungesen e mbeshtetjes nga qeveria. Pas hapjes e sidomos ditet e…

Read More

Ditën e sotme u njoftua nga media se dy vëllezër janë arrestuar në Kukës pasi dyshohet se abuzuar seksualisht me 20-vjeçaren me probleme mendore. Këtë e ka konfirmuar edhe babai i saj, Milazim Berisha. Ai ka thënë se vajza e tij aktualisht është në gjendje jo të mirë, ndërsa ka thënë se një person tjetër, që sipas tij është i dyshuari kryesor, është ende në kërkim. “Gjendja e saj njëherë mirë jo. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë…

Read More

Dy vajza e kanë akuzuar këngëtarin Justin Bieber, për përdhunim, të cilat kanë shpërndarë eksperiencat e tyre në rrjete sociale. Ditën e shtunë, një vajzë e identifikuar si Danielle ka treguar përmes rrjetit social Twitter në detaje, se si ata janë takuar në një event në vitin 2014, shkruan Vulture. “Unë dhe shoqëria ime ishim duke shijuar gjithë natën. Një mashkull u afrua pranë nesh dhe na pyeti nëse donim ta takonim Justin. Sigurisht që thash po”, u shpreh ajo. Sipas saj Bieber ishte kënaqur pak me shoqërinë e tij, e më pas u ftoi të gjithë që të shkonin…

Read More

Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, nxjorrën përsëri në pah betejën e dhimbshme për barazi racore në Shtetet e Bashkuara. Por, çdo të thotë të ndeshesh me problemet racore në një kontekst më personal – me çfarë vështirësish përballet një çift dy-racor në Amerikë? Jonida Spahija dhe bashkëshorti i saj Nnamdi Nwachukwu (Nuaçuku) ndanë përvojën e tyre me Rudina Dervishin e Zërit të Amerikës. Jonida dhe Namdi, një çift shqiptaro-nigerian në Uashington DC, i dinë mirë vështirësitë dhe sfidat që sjell një martesë dy-racore. Marrëdhënia e tyre kaloi ditë të errëta në fillimet e saj, pasi…

Read More

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë. Nëse flemë 7 deri në 9 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit të mirë. Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për t’u përqendruar në punët e përditshme.Në këtë artikulldo të mësoni listën e pesë ushqimeve më të mira që lehtësojnë ardhjen e gjumit. Kosi Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit. Studimet thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit. Ato kanë nevojë…

Read More

Pas 1000 emrave të parë, publikohet edhe lista e re me 500 emrat e tjerë që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3. Të premten, Këshilli Bashkiak miratoi listën me 3 mijë emrat e parë, ndërkohë që kreu i Bashkisë siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet, duke miratuar çdo javë një listë me 3 mijë dosjet. “Sot janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje,…

Read More

Flora Dujaku, gruaja nga Prishtina e cila ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme është gjetur sot në Malet e Sllatarit, shkruan Gazeta Sinjali. Ajo u gjetë nga ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, pas 28 orësh kërkim. “Pas 28 orëve kërkim arritëm ta gjejmë zonjën, Florie Dujaka. Është shëndoshë e mirë, e kemi në makinë dhe e kemi gjetë në Malet e Sllatarit. Pak shi, pak tereni i keq, por me rëndësi ia arritëm”, ka thënë Tahiri në një video të postuar në Facebook. Kujtojmë që po i njëjti mori pjesë edhe në kërkimin e zonjës Remzie Mustafa,…

Read More

Sezoni i Gaforreve filloi dhe tani përgatituni për emocione, nota romanticiteti dhe shumë dashuri. Por, jo të gjitha shenjat përfitojnë pozitivitet në një periudhë si kjo. Marsi dhe Mërkuri, të pozicionuar në prapavijë me Gaforren, do të sjellin jo pak ndryshime për tre shenja në veçanti gjatë këtij muaji. Zgjidhja? Nuk mbetet gjë tjetër, veçse të përballoni çdo emocion ekstra gjatë katër javëve në vijim. Të predispozuarit për t’u ndikuar negativisht nga sezoni i Gaforres janë: Demi, Luani dhe Shigjetari. Ata që i përkasin shenjës së Demit duhet ta dinë që do të mbingopen nga ana e ndjenjave. Gjithçka do…

Read More

Xhuzepe Masani ishte fotograf italian. Megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta për të, duket se ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës duke filluar në vitin 1920. Masani u bë ithtar i flakët i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: La sua terra [Toka e tij], Bergamo 1936. Pas kësaj, botoi një sërë albumesh për rajonet e Italisë: Sicilia në vitin 1938 dhe Liguria në vitin 1939. Në prill 1939, Shqipëria u pushtua dhe iu aneksua perandorisë së re të Musolinit. Ishte momenti i…

Read More