Author: tirana

Tjetër viktimë nga Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë informon se një 62 vjeçar ka ndërruar jetë duke e çuar në 45 numrin total të vdekurve në vendin tonë që prej nisjes së pandemisë. Gjithashtu bëhet me dije se 62 vjeçari nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe se prej 10 ditësh mbahej në terapi intensive i intubuar, por nuk arriti t’ia dilte. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent. Aktualisht janë të shtruar mbi…

Read More

ISHP njoftoi për 33 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ku pjesa dërrmuese e tyre, plot 23 janë në kryeqytet. Dy ndër rastet pozitive të konfirmuara 24 orët e fundit në Tiranë janë 2 mësuese në një prej gjimnazeve në qendër të Tiranës.Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mësueset nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës të dhëna nga maturantët gjatë ditëve të fundit.Shqipëria numëron gjithsej 792 raste aktive në të gjithë vendin, ku 366 prej tyre janë në Tiranë, 150 në Durrës dhe 133 në Shkodër.

Read More

Rrëfimi i trishtë i një gruaje nga Durrësi është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” në ‘News24’. Një 46-vjeçare ka zgjedhur të rrëfejë kalvarin e gjatë të vuajtjeve nga një martesë e dështuar edhe pas ardhjes në jetë të tre fëmijë. Ajo tregon, se fëmijët kanë ngrënë më shumë lot se sa bukë, më shumë dhimbje se sa buzëqeshje, pasi babai i tyre i ka dhunuar barbarisht ata bashkë me të. Një jetë e mbushur plot sakrifica, duke i dhënë shumë here mundësinë për ta nisur nga e para, por që kurrë nuk ndodhi. Dhimbja brenda shpirtit…

Read More

“Nuk ekziston asnjë presje që të ketë një vërejte apo kritike për presidentin e Republikës në raportin e Komisionit të Venecias”. Kështu deklaron në një dalje publike për mediat presidenti Ilir Meta sa i takon raportit të publikuar nga “Venecia” për Gjykatën Kushtetuese. Sipas kreut të shtetit, opinioni sqaron në mënyrën më të kristaltë të gjitha raportet e institucioneve të përfshira në këtë debat për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. “Nuk mund të kemi asnjë reagim për ata që nuk e kanë lexuar mirë se çfarë thotë raporti i Komisionit të Venecias. Për KED, parlamentin dhe shumë aspekte të…

Read More

Dy te plagosur ne dy aksidente në pak minuta ne Tiranë. Policia ben me dije nje prej te plagosurve është nje fëmijë i mitur. “Në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia. Tiranë/Informacione paraprake Më datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.…

Read More

Më në fund Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Çifti i njohur duken më të lumtur se kurrë ndërsa shijojnë disa ditë pushime në Mal të Zi. Ditën e djeshme aktori i humorit ka postuar një foto së bashku me këngëtaren ku shkruan: “Paqe është premtimi që ti mban”. Çifti shfaqet në varkë në mes të detit dhe Romeo shihet duke e përqafuar partneren e tij, ndërsa foto ka tërhequr edhe vëmendjen e fansave.

Read More

Nga Flutura Açka/ Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi iu duket sport i tyre. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë…

Read More

Tifozë në stadium janë bukuria e futbollit, ndaj hapi i radhës për shumë kampionate apo shtete është pikërisht të rihapen stadiumet, edhe pse me kufizime dhe masa sigurie apo distancimi social. Gjermania ende nuk e ka hedhur hapin e madh, ashtu si Anglia dhe Italia, por Spanja duket se do ta bëjë e para. Barcelona dëshiron të hapë dyert dhe ta mbushë në mënyrë të pjesshme stadiumin “Camp Nou” për ndeshjet e mbetura në kampionatin. Katalanasit duan që të fusin afërsisht 40 mijë tifozë, pra gjysma e “Camp Nou”, në ndeshjen përballë Atletico Madrid, që do të luhet në 30…

Read More

Turistët do të lejohen të udhëtojnë drejt Dubait duke nisur nga 7 korriku, njoftoi qendra e medieve, pas tri muajve kufizim për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19. Duke cituar Komitetin Suprem për Menaxhimin e Krizave dhe Shkatërrimet, qendra ka dhënë një listë me protokollet që do të duhet t’u nënshtrohen qytetarët për të hyrë në emiratin e Gjirit. ”Turistët do të duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit të ri të paktën 96 orë ose do t’i nënshtrohen testimit në aeroportin e Dubait”, theksoi qendra duke shtuar se personat e testuar pozitiv do të duhet të karantinohen…

Read More

Sot do të shkruajmë për një nga shenjat më intersante të horoskopit: Peshorja. Të lindurit në këtë shenjë shquhen për autenticitetin e tyre. Janë gjithmonë të vertëtë para së gjithash me veten, e më pas me të tjerët. Nuk u pëlqen të shtiren për ata që nuk janë, sepse e dinë që jeta e gënjeshtërt ka një fund të hidhur. Peshoret janë gjithashtu shumë të dhembshura. Peshorja është dëgjuese shumë e mirë dhe do t’ju ofrojë gjithmonë një shpatull për të qarë. Ndonjëherë është e vështirë të jesh optimist në jetë, por ata që lindin nën këtë shenjë gjithmonë e…

Read More

Një eklips i pjesshëm diellor u shfaq të dielën në Afrikë, Azi dhe në disa pjesë të Lindjes së Mesme. I njohur si “unaza e zjarrtë” për shkak se hëna mbulon thuajse të gjithë diellin, eklipsi zgjati për rreth 3 orë. Miliona vetë, nga Dubai, Tajvani e deri në Japoni e Indi dolën për të shijuar spektaklin diellor.

Read More

Nivelet e larta të stresit mund të dëmtojnë shëndetin e një personi, dhe nëse lihet i pakontrolluar, stresi mund të kontribuojë drejtpërdrejt në një numër sëmundjesh serioze, duke përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Luftimi i stresit në baza ditore është kritike, dhe për fat të mirë, ekzistojnë një numër teknikash që mund t’i mundësojnë dikujt të ulë nivelin e stresit personal. Nga ushtrimet e frymëmarrjes deri te artet marciale, këtu janë disa metoda alternative dhe efektive për të lehtësuar stresin. Përdorimi i pohimeve pozitive në mënyrë të përsëritur mund të ketë një efekt qetësues…

Read More