Sot në orën 23:44 minuta Europa do të mirëpresë sezonin më të nxehtë të vitit dhe ditën më të gjatë, e cila do të zgjasë 15 orë e 15 minuta. I njohur si solstici veror, ai zakonisht vjen në 21 qershor. Në varësi të ndërrimit të kalendarit, ndonjëherë ndodh edhe në 20 qershor ose 22 qershor. Edhe këtë vit, për t’i dhënë një përshëndetje të veçantë verës, dielli do të shfaqet me një eklips unazor. Pra sipas astronomëve, sezoni i verës fillon sot. Për meteorologët, vera fillon zyrtarisht më 1 qershor. Në çdo rast, fjala solstic rrjedh nga latinishtja, solstitiumi,…
Author: tirana
Berat Gjimshiti e ka nisur me gol rifillimin e kampionatit italian, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minuatat e para të sfidës mes Atalantës dhe Sasuolos. Shumëkush e ka cilësuar si ndeshjen më emocionuese të Serisë A, pasi luhet në Bergamo, qytetin më të prekur nga COVID-19, një nga vatrat më të mëdha të Europës ku kishte me mjëra viktima. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, titullar si zakonisht, ka shënuar që në minutën e 16 të kësaj sfide duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Pas një goditje nga këndi, ai u tregua i aftë të çonte sferën në rrjetë…
Ndeshja e sotme mes Shturm Grac dhe Lask Linz ishte mundësia më e mrië që Bekim Balaj të rifitonte vendin e titullarit në radhët e klubit austriak. Por e sotmja ka rezultuar një ditë e zezë për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare, i cili kundër çdo lloj parashikimi, ka parë veten të përfundojë në dushe që pas gjysmës së orës të parë të lojës, pasi është ndëshkuar me karton të kuq. Balaj, Iicili e nisi titullar sfidën e sotme në kampionatin austriak, u ndërshkua me karton të verdhë që në minutën e tretë të sfidës, kur u mundua të ndalte me…
“Jeta e natës”, i përfshinë shumë të rinjtë. Përveç kërcimit dhe teprimit të alkoolit, në këto ambiente ndodhin dhe shumë episode të sikletshme. Një episod të tillë zbuloi në rubrikën “Trotuar” moderatorja Alesia Bami. Ajo tha se teksa ishte me shoqet në club, një person pranë tyre, i cili po komunikonte me kamer me një tjetër person, afrohet pranë saj që të tregonte se ishte i shoqëruar me të. “Isha në club me shoqet e mia, ishte dikush që ishte i pirë, ishte me telefonin e tij kishte marrë një person tjetër në kamer dhe bënte sikur ishte me mua”,…
Pasditen e sotme një person mbeti i plagosur pas një sherri në Lezhë. Autori Daniel Rama ka qëlluar në dorë 29-vjeçarin Odise Simoni, ndërsa ky i fundit është duke marrë trajtim mjekësor në spital. Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Mabë. Në këtë konflikt janë përfshirë dy grupe, të cilët udhëtonin me mjete. Dy grupet janë banorë të fshatit Gjadër dhe shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i vjetër familjar mes autorit dhe të plagosurit. Njoftimi i plotë Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R.ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç,…
Argjend Bajrami kandidat për deputet në listën e përbashkët Lugina e Bashkuar ka deklaruar se nga sondazhet e deritanishme e kanë konfirmuar mandatin e tij dhe një tjetër shqiptari në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, në Luginën e Preshevës. Ai tha se tashmë lista shqiptare e bashkuar për herë të parë në zgjedhje është në pritje të konfirmimit të kandidatit të tretë. “Kemi pasur pjesëmarrje masive. Fakti që kemi dalë në një listë të përbashkët ka sjellë reagim nga votuesit Deri më tani jemi në pritje të kandidatit të tretë. Sheit Kamberi dhe unë kemi dalë fitues nga sondazhet e deritanishme.…
Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë thirrje që qytetarët të mbajnë maska, pasi virusi nuk është zhdukur. Pipero tha se situata nuk duhet neglizhuar pasi “virusi është midis nesh, mund të na sëmurë sërish e mund të na marrë edhe jetën nëse nuk respektojnë disa rregulla elementare”. Ndërkohë që shumë qytetarë janë të shqetësuar në lidhje me pushimet e verës dhe mundësinë e një infektimi në plazhe, Pipero u shpreh: “Plazhi, rëra, dielli, janë shumë të shëndetshëm nëse ruajmë protokollet. Nëse mbajmë distancën dhe mbajmë maskën do kemi shëndet të plotë dhe të pushojmë të qetë. Duhet t’i…
Ashtu siç edhe ka bërë me dije në rrjetin social Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha ka pushuar në Valbonë dhe Theth, duke u relaksuar mes bukurive natyrore. Teksa është gjendur rreth zjarrit, në bisedë e sipër Basha nuk i ka rrezistuar dot kafes turke.
Rubrika “Shihemi në gjyq”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të një nëne, e cila prej 2 vitesh nuk shikon djalin e saj. Blerta ka jetuar 7 vite me bashkëshortin dhe familjen e tij, por marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak e mirë. Ajo në studio pretendon se ndaj saj është ushtruar dhunë e vazhdueshme psikologjike. Madje para se vjehrra ta përzinte nga shtëpia, ajo dhe burri i saj flinin në dhoma të ndara. Pasi largohet nga shtëpia e tyre dhe kthehet tek prindërit, ajo nxjerr një urdhër mbrojtje dhe djalin e tyre, që sot…
Rubrika “ Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një surprizë mjaft të bukur që gruaja i bëri bashkëshortit të saj. Miranda është 53 vjeç dhe kur është martuar me bashkëshortin e saj nuk ka veshur fustanin e bardhë. Në studio, ajo gjithashtu tregoi se ata nuk kanë as edhe një foto sëbashku. Prandaj ditën e sotme, në program ajo vjen e veshur si nuse dhe kjo surprizë befason burrin e saj, i cili shprehet se bëhet dasëm edhe në pleqëri. Miranda e falenderoi burrin e saj, që është kujdesur për të ditë dhe natë…
Shpesh deklaratat dhe veprimet e tij janë kritikuar nga opinioni dhe ndjekësit ndërsa komediani Ermal Mamaqi nuk kursehet të publikojë në rrjetet sociale komente, video dhe foto që ngjallin reagim. Së fundmi ka publikuar mesazhet private të shkëmbyera me këngëtaren Elvana Gjata lidhja miqësore e tyre tashmë dihet. Komediani ka publikuar një foto të djalit të tij Joelit me qenin e tyre, Elvana ka bërë një krahasim që ka shkaktuar të qeshura tek aktori. “Sa i mirë o zot! Joeli si Ami, qeni si ty” , shkruan Elvana në postimin e Ermalit. Ky i fundit ka ‘shpërthyer’ në të qeshura…
Një mjek italian, Matteo Bassetti deklaron se koronavirusi është dobësuar shumë. Profesor Bassetti tha se ai është i bindur se virusi po “ndryshon në ashpërsi” dhe pacientët tani po mbijetojnë nga infeksionet që do t’i kishin vrarë ata më parë. “Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, Covid-19 madje mund të zhduket pa pasur nevojë për një vaksinë”, shtoi ai. Ai ka thënë disa herë në muajt e fundit që pacientët me Covid-19 duket se janë shumë më mirë, sesa ishin në fillimin e pandemisë në Itali. Profesor Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një…