Sot në orën 23:44 minuta Europa do të mirëpresë sezonin më të nxehtë të vitit dhe ditën më të gjatë, e cila do të zgjasë 15 orë e 15 minuta.
I njohur si solstici veror, ai zakonisht vjen në 21 qershor.
Në varësi të ndërrimit të kalendarit, ndonjëherë ndodh edhe në 20 qershor ose 22 qershor.
Edhe këtë vit, për t’i dhënë një përshëndetje të veçantë verës, dielli do të shfaqet me një eklips unazor.
Pra sipas astronomëve, sezoni i verës fillon sot.
Për meteorologët, vera fillon zyrtarisht më 1 qershor.
Në çdo rast, fjala solstic rrjedh nga latinishtja, solstitiumi, bashkimi i fjalës “sol” pra “diell” dhe “sistere”, “ndalesë”.
Në 21 qershor dielli shfaqet shumë lart në qiell dhe jep maksimumin e rrezatimit të tij.
Për këtë arsye mund të quhet dhe Dita e Rrezonit.
Me rrënjën shqipe “rreze” që ka të bëjë me rrezet e diellit, Rrezon (i ngjashëm me Driton) është një nga emrat më të bukur dhe më të veçantë në brezin e ri të fëmijëve shqiptarë.
Modern, por njëherazi respektues i traditës së identifikimit shqiptar, ai është përdorur kryesisht në 10-15 vitet e fundit në Kosovë dhe në Shqipëri.