Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pesë ushqimet që ju ndihmojnë të flini më qetë

09:54 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjumi 705x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë. Nëse flemë 7 deri në 9 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit të mirë.

Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për t’u përqendruar në punët e përditshme.Në këtë artikulldo të mësoni listën e pesë ushqimeve më të mira që lehtësojnë ardhjen e gjumit.

Kosi
Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit.

Studimet thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit.

Ato kanë nevojë për ushqim dhe probiotikët janë më të shëndetshmit për mikrobiomën.

Kosi është shumë i pasur me probiotikë dhe sipas ekspertëve, ai duhet ngrënë tre deri në katër herë në javë.

Duke përmirësuar mikrobiomën, kosi do ju ndihmojë të flini më mirë.

Vishnja
Vishnjet janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit.Vishnjet dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë.

Njerëzit që hanë vishnje rregullisht, bëjnë një gjumë më të qetë.

Bajamet
Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez.

Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë.

Bajamet mund t’i përzieni me kos ose t’i përfshini në sallata.

Tërshëra
Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi.

Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Tërshërën mund ta hani në darkë ose në mëngjes duke e kombinuar me ushqime të tjera të mira për gjumin siç janë bajamet.

Mjedra
Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë.

Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër.

Burime të tjera të fibrës që ju ndihmojnë të flini mirë janë farat chia dhe kivi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.