Ministri serb për Tregti dhe Turizëm, Rasim Ljajiç në tubimin e fundit parazgjedhor në Novi Pazar dha një performancë në stilin e këngëtarëve rok duke u hedhur nga skena dhe duke u pritur nga turma para tij. Ljajiç kryeson listën e “Novi Pazarit Europian” në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen këtë fundjavë në Serbi. Videoja e performancës së ministrit serb është bërë virale në rrjetet sociale.
Author: tirana
Dashi Në dashuri jeni të gatshëm për të sqaruar një situatë, por kujdes me të lindurit e shenjës së binjakëve, pasi gjërat mund të komplikohen. Keni nevojë që të ndiheni aktiv. Në punë gjërat do të përmirësohen, edhe pse me ngadalë. Mund të keni ndërmend një projekt. Demi Dashuria do të ecë mjaft mirë gjatë kësaj dite, ku do ketë përmirësim dhe më shumë dëshirë për komunikim. Nëse dikush është e larguar, mund ta ketë bërë vetëm për t’iu mërzitur. Disa projekte tuajat do të shtyhen. Ndryshime do të ketë edhe për shkak të ndikimit të kundërt të Saturnit. Binjakët…
Seanca e sotme plenare miratoi katër projektrezoluta lidhur me raportet e veprimtarisë vjetore të dy institucioneve të pavarura përgjatë vitit 2019, projektrezolutën lidhur me raportin e Këshillit të Ministrave për ecurinë e procesit të integrimit për vitin 2019, dhe projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” për vitin 2019 dhe për Planin e Veprimit për vitin 2020”. Krahas përgatitjeve për debatet e forta mes opozitës parlamentare dhe kryeministrit Edi Rama, dukej se deputetët i kishin kushtuar rëndësi të veçantë edhe paraqitjes së tyre të jashtme. Më poshtë “TemA” po përcjell disa imazhe të shkrepura para…
Ministrja e arsimit Besa Shahini në një seancë plenare e kishte paralajmëruar këtë ndryshim me synimin e përmirësimit te cilësisë se studentëve. Për tu pranuar në universitet si në ciklin Bachelor dhe Master mesatarja shkon nga 6.5 në 7 , ndërsa në fushën e mësuesisë ndryshimi është edhe më i madh. Pa mesataren 8 nxënësit nuk do të bëhen dot mësues. Për këtë vit akademik nota mesatare do të jetë njësoj siç ka qenë. Ky vendim është marr në mbledhjen e këshillit të ministrave në fillim qershori.
Italia miraton rregullat për bonusin e pushimeve. Masa e parashikuar në dekretin e Rimëkëmbjes në favor të familjeve me të ardhura (sipas llogaritjes ISEE indikatori i situatës ekonomike) të mos i kalojë 40.000 euro. “Nga 1 korriku deri në 31 dhjetor mund të kërkohen – shpjegon Agjencia e të ardhurave – lehtësimi i destinuar për të paguar shërbimet e ofruara në Itali nga sipërmarrjet turistiko-pritëse, agriturizmat e bed&breakfast.” Sa është masa e bonusit dhe si përfitohet: Deri në 500 euro Nëse familja e përbërë nga të paktën tre persona, bonusi mund të shkojë në 500 euro, ndërsa limiti është në…
Kuvendi ka rrëzuar tre dekrete të Presidentit Ilir Meta, të cilat i kishte rikthyer për rishqyrtim. Në fund të seancës së sotme plenare, Kuvendi ka rrëzuar me 83 vota kundër dhe 16 pro dekretin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu, është rrëzuar edhe dekreti “Për ligjin e turizmit detar”, me 84 vota kundër dhe 17 pro, si dhe dekreti “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes”, me 81 vota kundër dhe 17 pro.
Presidenti Ilir Meta ka dënuar rastin e shoqërimit të gazetarit në Tale të Lezhës duke e cilësuar atë si akt pa asnjë shkak të justifikuar ligjor. Meta inkurajon gazetarët të shërbejnë me guxim, kurajo dhe proefsionalizëm teksa kërkon zbardhje të plotë të ngjarjes si dhe ndëshkim të autorëve. Gjithashtu Meta thotë se këto janë raste të përsëritura të kërcënimit dhe shantazhit policor prandaj i kërkon Policisë që të distancohet nga praktikat abuzive. STATUSI NGA ILIR META Dënoj me forcë rastet e përsëritura të dhunës, shantazhit dhe kërcënimit policor mbi gazetarët në krye të detyrës, siç është edhe rasti i fundit…
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u kap me 207 qese farmaceutike kanabis sativa gati për ti shitur. Në kuadër të operacionit të koduar “Korrieri” u arrestua shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa në cilësinë e proves materiale iu sekuestruan 342 gr kanabis. “Gjatë operacionit, punonjësit e Policisë e kanë konstatuar shtetasin E. P., në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e…
“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Shumë njerëz më janë hedhur në fyt dhe thonë që u rri në Kuvend për time më, ato , që më janë hedhur si ujqër sot e morën përgjigjen.” Me këto fjalë e nisi deputetja e opozitës, Rudina Hajdari fjalën e sotme në Kuvend. Ndër të tjera Hajdari u shpreh se “unë besoj te Reforma në drejtësi, kur e them për time më unë e them për të gjithë dhe nuk rri këtu për interesat e familjes sime” Fjalimi i deputetes së opozitës ka tërhequr edhe vëmendjen e Zv.Kryeministrit,…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputeten e opozitës Rudina Hajdari si përgjegjës për vonesën e arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore. Nga foltorja e Kuvendit Balla tha ka ende kohë që shqiptarëve t’u jepet kjo marrëveshje. “Jam betuar dhe stërbetuar në këtë foltore me dhjetra herë se historia staliniste ku paritë votohen dhe numërojnë votat e vendit, duhet të kishte marrë fund. Duhet të kuptojmë se për hir të konsensusit, ne jemi dhe duhet të jemi të detyruar qe t’i qëndrojmë. Kushtetuta është Kushtetutë. Ka një proces të koklavitur.…
Rastet me koronavirus po rriten me shpejtësi në shumë rajone të botës, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanë filluar të shfaqen shenja shprese në luftën kundër pandemisë. Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u kërkon shteteve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë me zbatimin e masave për frenimin e pandemisë. “Janë shënuar më shumë se 435 mijë vdekje në dy Amerikat, Afrikë dhe Azinë Jugore, rastet po rriten me shpejtësi. E megjithatë ka shenja shprese. Ne po tregojmë se të bashkuar, me solidaritet global njerëzimi mund ta tejkalojë pandeminë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus. OBSH tha…
Legjenda të lashta tregojnë se çdo person ka një shpirt binjak të cilin do ta takojë herët a vonë. Gjithkush ka dëshirën për të gjetur një partner, ose një shok me të cilin të ndajë pjesën tjetër të jetës. Megjithatë, jo të gjithë e kanë këtë fat dhe shpesh është shumë e vështirë për të gjetur partnerin e përsosur. Zodiaku mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse do takoni shpirtin tuaj binjak. Këtu janë 4 shenjat që së shpejti do të jenë me fat të mjaftueshme për të takuar personin e duhur. Dashi: Dashi është një luftëtar, kokëfortë dhe disi ekstrovers,…