Author: tirana

Gjatë raportimit në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit gjate vitit 2019, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela theksoi se sistemi i ri i funksionimit të prokurorisë mbetet për t’u provuar. Deklarata e kryeprokurorit Çela erdhi pas ndërhyrjes së deputetit Myslim Murrizi, sipas të cilit ndryshimi i reformës në drejtësi nuk duhet parë si tabu. Kryeprokurori pranoi se sistemi ka probleme e sfida, dhe përmendi iniciativen për të ngritur një sistem monitorimi brenda zyrave te prokurorive. Lidhur me situatën e rendit ne vend, drejtuesi i prokurorise theksoi se Vlora mbetet qyteti me perqindjen me te larte te krimit.

Read More

Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara të enjten hodhi poshtë përpjekjet e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund mbrojtjes ligjore për 650,000 imigrantë të rinj, një qortim mahnitës ndaj presidentit në mes të fushatës së tij për rizgjedhje. Tani për tani, këta imigrantë, të ardhur në vend në mosh të mitur, do të ruajnë statusin e tyre të mbrotjes nga dëbimi dhe autorizimin e tyre për të punuar në Shtetet e Bashkuara. Rezultati pritet të intesifikojë diskutimet për këtë çështje në fushatën e Presidentit Trump, duke marrë parasysh retorikën e tij kundër imigraconit në zgjedhjet presidenciale të vitit…

Read More

Dy moderatorët e programit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë treguar vazhdimisht se gëzojnë një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Së fundmi ka qenë Isli ai i cili ka ndarë një foto duke përmbledhur të gjitha momentet kur Ori bashkëbisedon me të në tavolinë. “A e di njeri ku fiken femrat?”, ka shkruar Islami krah postimit i cili me siguri i ka bërë për të qeshur të gjithë. Isli dhe Ori kanë pohuar se kanë një miqësi të veçantë me njëri-tjetrin për shkak të rutinës së përditshme dhe se ndajnë çdo gjë bashkë.

Read More

Fusha e Aviacionit është destinacioni më i ri dhe më i bukur për fëmijët e Njësisë 7 në Tiranë. Pas çlirimit nga zaptimet pa leje, Bashkia e Tiranës e ka transformuar të gjithë zonën, duke e kthyer në një park me 4 ishuj çlodhjeje dhe argëtimi për komunitetin, si dhe lodra për fëmijët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se çdo muaj, në 5 vite, është ndërtuar një kënd i ri lodrash. “Ky park u çlirua në kohën e Edi Ramës. Askush nuk e mendonte se një fushë e braktisur aviacioni mund të kthehej në një park linear.…

Read More

Historitë e dashurisë mes VIP-ave janë gjithmonë në fokusin e mediave e portaleve duke qenë se jeta personale e tyre përbën një kuriozitet të madh për publikun që i ndjek. Kohët e fundit VIP-at kanë treguar se mund të jesh mik me ish-in e partnerit dhe kjo nuk do të ishte aspak problem. Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula prej vitesh ishin në një lidhje e cila asokohe komentohej shumë në media. Por edhe pas ndarjes, ata kanë mbetur miq e madje së shpejti do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të ri. Në xhirimet e klipit, ndodhej dhe e dashura aktuale…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një deklaratë për emisionin sportiv “Radio Goal” në Radio “Kiss Kiss Napoli”. Duke folur edhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Duka ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket vazhdimit të Champions League dhe më konkretisht sa i përket Napolit të Elseid Hysajt. “Dje kemi marrë vendime të rëndësishme përsa i takon vijimësisë dhe përmbylljes së Champions League dhe Europa League, si për datat e sfidave, ashtu edhe për stadiumet ku do të luhen ndeshjet. E vetmja që mbetet e papërcaktuar është nëse do të luhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me artikullin më të fundit të medias britanike, Independent në lidhje me tregtinë e kafshëve të egra në Shqipëri. Dje media britanike shkruante se në një lokal në Drilon shitet mish ariu në sezon, dhe lajmi bëri bujë gjithandej, pasi artikulli ishte bazuar në një analizë të Shoqatës së Mbrojtjes së Kafshëve, 4 Putrat. Por Rama e ka quajtur një mashtrim artikullin e Independent dhe e ka cilësuar kazan edhe median britanike. Kreu i qeverisë tha se në Shqipëri ka arinj sa të duash, por jo për shitje. “Kazani nuk është ekskluzivisht…

Read More

Aktorja e Twilight, Kristen Stewart do të luajë Lady Diana-n në një film të ri që do të bazohet në momentin kur Princesha vendosi të ndahet nga Princi Charles. Filmi do të titullohet “Spencer”, dhe ngjarjet janë vendosur në fillim të viteve 1990. Skenaristi i filmit thuhet se do të jetë krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, ndërsa regjisori Pablo Larrain. Filmi do të vendoset në Sandringham dhe do të flasë për momentin kur Diana kuptoi se martesa e saj nuk po funksiononte. “Ne vendosëm të futemi në një histori për identitetin, dhe rreth asaj sesi një grua vendos të…

Read More

Covid-19 ka hyrë mes trupës së së show të humorit “Portokalli” në “Top Channel”. Burime pranë këtij televizioni kanë deklaruar për revistën “Story” se aktori me shumë role i trupës, Florjan Binaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus, sipas konfirmimit te Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Për më shumë detaje pritet te informohemi në vazhdim.

Read More

Në studion e emisionit “Top Talk”  drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, njëherësh mamaja e deputetes Rudina Hajdari. Në lidhje me këtë vendin reagoi dhe avokati Ngjela. “Çështja është që nuk mund të gënjehet për gruan e Azem Hajdarit është shumë e vështirë të stisen prova. Unë i kam miq ata por dua të vërtetën më shumë. Çështja është që vetëm proceset gjyqësore mund ta nxjerrin tamam të vërtetën e asaj pasurie. Çfarë mund të kishte në mbrojtje ajo? Do të…

Read More

Bebushi i tyre ka ardhur në jetë sot dhe ia ka rrëmbyer zemrën babit të saj, i cili ka dhënë lajmin e bukur në Instagram. Ndër të tjera Besniku shkruan se vajzën e kanë pagzuar me emrin Emi, dhe të dyja nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë. “Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna 😂 Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj…

Read More

Kuvendi miratoi sot me 90 vota pro, 14 kundër dhe 4 abstenim disa ndryshime në aktin normativ, me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-19. Teksa ka prezantuar edhe dy ndryshimet në aktin normative, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se këto ndryshime në aktin normativ do të sjellin vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID19. Manastirliu u shpreh se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizie dhe së dyti nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur…

Read More