Këngëtarja Rezarta Shkurta, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj e kanë kaluar fundjavën e tyre në qytetin e Gjirokastër. Gjatë vizitës së tyre në qytet, ata kanë shkuar për të vizituar edhe shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, gjyshi i bashkëshoritit të këngëtares, Ermalit. Rezarta ka ndarë foto jo vetëm nga qyteti por edhe nga turi i tyre brenda shtëpisë. “Në konak të t’vet,”-shkruan krahas një fotoje Rezarta teksa Ermali shfaqet i ulur në sofër teksa hap një prej enëve të vendosura për dekor. Shtëpia ku ka lindur dhe është rritur ish-diktatori Hoxha në Gjirokastër është shndërruar në muze…
Author: tirana
Ditën e djeshme, balerina e njohur Alba Hoxha ka festuar 25-vjetorin e saj. Ajo ka organizuar një festë në Drymades, buzë detit me miqtë e saj më të ngushtë. Nga fotot që ka publikuar balerina shihet vetëm mes vajzat të cilat ishin të veshura me të bardha. Mesa duket ky ka qenë kodi i veshjes në festën e Albës. Në festë nuk ka munguar torta e ditëlindjes, muzika dhe kërcimet.
E stër-politizuar, e ka quajtur ministrja e Arsimit, Besa Shahini protestën e maturantëve, sipas së cilës ka vënë re që të pranishëm ishin edhe të rinj të strukturave të partive opozitare që e kishin mbaruar maturën para 7-8 viteve. Për ministren, një gjë e tillë i ka dëmtuar maturantët të cilët janë shpërqëndruar nga studimet që duhet të bënin për provimet e tjera që kanë mbetur. “Një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm”. Ky debat shpërqendroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe keqinformoi në debatin kombëtar për arsimin. Me sa pashë…
Shoqërimi i dhjetëra të huajve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe që ndeshen shpesh nëpër rrugë, apo dyshohen si shkelës të ligjit, ka hapur një problem që nuk po gjen ende zgjidhje. Sipas një burimi zyrtar të Policisë së Shtetit oficerët e policisë që marrin deklaratat e të dyshuarve, po përballen me mungesën e përkthyesve të atashuar pranë Ministrisë së Drejtësisë. “Është detyrim ligjor pyetja e këtyre shtetasve në gjuhën e nënës. Por shumë shtetas afganë, sirianë etj, pasi nuk gjenden përkthyes dhe pasi mbahen nëpër komisariate me orë të stërgjatura, ka pasur raste që janë arrestuar…
Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi ka tërhequr sërish vëmendjen pas një postimi që ka bërë në fundmi në Instagram. Këngëtarja ka pozuar e zhveshur nga vaska, ku shfaqet mjaft atraktive dhe joshëse. “Ju keni lindur origjinal, mos vdisni si një kopje”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke treguar kështu detaje nga kënga më e re, projekt ky që pritet të publikohet së shpejti, gjë të cilën e ka konfirmuar vetë këngëtarja.
Festa lokale e Selitës bëri bashkë edhe një ministër dhe ish-ministër të Brendshëm përkatësisht Sandër Lleshanj dhe Luan Ramën nga LSI, të rritur dhe të shkolluar në këtë qytet. Të dy politikanët kanë qenë bashkë në meshën e mbajtur në kishën e Kurbneshit e po bashkë kanë bërë edhe një shëtitje nëpër rrugët e qytetit të braktisur dhe në shkollën e rrënuar.
Ditën e djeshme ish-kryeministri Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana Nano dhe djali i tyre kanë bërë testin për koronavirus. Sot kanë dalë përgjigjet e tamponëve dhe mësohet se kanë rezultuar negativë. Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar. Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës deri më tani, dihet që me koronavirusin është infektuar deputeti Adriatik Alimadhi.
Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ardhur në Shqipëri. Ai ndodhet në qytetin e Durrësit ku është takuar edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ka qenë vetë Haradinaj ai i cili ka publikuar disa foto nga Durrësi, ku ndër të tjera shkruan se e kishte për kënaqësi një bashkëbisedim me Kryemadhin ku temë e diskutimeve ka qenë aktualiteti politik në Shqipëri dhe Kosovë. “Përseri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, poashtu, të shoh qytetarët e…
Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar në fshatin Alarup. Mësohet se ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij. ”Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 50 vjeç, banues në fshatin Alarup, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases R. M., 29 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Gianni De Biassi, ish-trajner i Kombëtares, me rastin e tre vjetorit të largimit nga Shqipëria ka kujtuar sot emocionet e përjetuara me kuqezinjtë. Italiani thotë se largimi i kuhshtoi shumë edhe atij, por evidenton faktin që me kombëtaren tonë përjetoi shumë emocione të cilat i cilëson si më të bukurat e jetës. “Tre vite më parë vendosa të largohem nga drejtimi i Shqipërisë që për mua ishte një moment i trishtë dhe shumë i vështirë. Objektivi ishte që ti lejoja atij që do më zëvendësonte të kishte kohën e duhur të njihte lojtarët. Largimi nga Shqipëria më kushtoi shumë, por…
Bandat shqiptare po zhvillojnë një luftë të hapur në rrugët e Londrës, paralajmërojnë ekspertët vendas, ndërsa ata përpiqen të zgjerojnë territoret e tyre të shitjes së drogës. Në sulmin e fundit dhjetë ditë më parë, dy burra u qëlluan gjatë ditës, ndërsa ata kaluan nëpër Barking në Lindjen e Londrës, një fortesë e “Hellbanianz”, një grup famëkeq i krimit shqiptar shkruan media britanike the Telegraph. Një 20-vjeçar është identifikuar në komunitetin shqiptar në Londër si shënjestër e atentatit në Wilmington Gardens, Barking, në orën 2.15 të mëngjesit të së enjtes më 4 qershor. Oficerët e armatosur që morën pjesë në…
Para rreth një muaji, prezantuesi i njohur në disa programe televizive të mëngjesit, Hermes Nikaj, që njihet si “Zogu i Tiranës”, u lirua nga qelitë e paraburgimit të Burgut 313, ku qëndroi për afro 5 muaj nën akuzat e prostitucionit. Aktualisht, Hermes është liruar dhe është në arrest shtëpie, por në datën 8 qershor (të hënën e kaluar) mësohet se ka pasur një seancë gjyqësore, në të cilën nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore. Ai u thirr të dëshmonte përsëri, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë e ka ankimuar në Gjykatën e Apelit lirimin e 26-vjeçarit, duke…