Ministrja e Financave Anila Denaj ka publikuar shifrat më të reja lidhur me numrin e personave që kanë përfituar nga paga e luftës gjatë pandemisë. Përmes një postimi në Facebook, Denaj shkruan se kanë përfituar mbi 230 mijë persona.Ajo bëri me dije se procesi do të përmbyllet brenda këtij muaji. Postimi i plotë: Kemi shpërndarë deri më sot pagat e premtuara për mbi 230 mijë shqiptarë, si mbështetje nga Paketat e Qeverisë gjatë pandemisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përmbyllin procesin brenda muajit Qershor. Për çdo paqartësi dhe ankesë vijoni të na…
Author: tirana
Përfundon verifikimi i Prokurorisë së Përgjithshme për katër kandidatët që garojnë për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Prokuroria e Përgjithshme e ka nisur informacionin në SPAK duke theksuar se në bazë të ligjit për dekriminalizimin të 4 kandidatët e fundit në garë janë të pastër. Gjithashtu SPAK do të bëjë dhe vettingun e kandidatëve, që do të bëhet nga komisioni me dy prokurorë dhe një gjyqtare. Kandidatë për Drejtore të BKH janë: Kandidatët e tjerë janë Aida Veizaj (Hajnaj) zv/drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Artur Beu Oficeri i Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Romë, Ervin Hodaj ish-drejtori…
Ndonëse numri i të infektuarve në vend është rritur ndjeshëm, ku vetëm sot janë 57 raste të reja, MSH-ja sqaron edhe situatën në spitale. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë…
Zilia është një gjë e çuditshme. Ne e konsiderojmë këtë si pasiguri dhe përpiqemi ta kapërcejmë, por jo të gjithë kanë sukses. Zilia është si një sëmundje, e përthith një person, do apo nuk do ai person. Më poshtë është renditja e shenjave të Horoskopit, nga më ziliqaret: Akrepi Akrepi, sigurisht, është më ziliqarja nga të gjitha shenjat e zodiakut. Nuk është i prirur t’i besojë njerëzit dhe i sulmon ata nga zilia. Akrepi nuk di të fshehë ndjenjat e tij, kështu që njerëzit rreth tij ndjehen parehatshëm. Luani Luani, ndoshta, është më tërheqësja dhe pasionantja nga shenjat e Horoskopit.…
Në ditën e përvjetorit të lidhjes së dashurisë me Sara Hoxhën, Ledion Liço feston gjithashtu ditëlindjen e tij. E para që e ka uruar publikisht në rrjete sociale ka qenë kunata e tij, Lori Hoxha. Kjo e fundit ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie tepër të veçantë me Ledionin dhe bashkë ndajnë momente “të çmendura”.Njërin prej tyre, Lori zgjodhi ta ndajë me ndjekësit në Instagram, për t’i bërë urimin special të ditëlindjes burrit të motrës së saj. Trashëgimtarja e “Top Channel” shfaqet me Ledionin në një festë, teksa kanë kapur duart së bashku dhe rrotullohen me shpejtësi duke qeshur.…
Balli Kombëtar Demokrat tërhiqet nga ndryshimet në Kushtetutë për t’i hapur rrugë ndryshimit të sistemit zgjedhor që kërkon opozita parlamentare. Dy deputetët e BKD, Artur Roshi dhe Besnik Troplini kanë tërhequr firmat e tyre nga kërkesa e deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet në Kushtetutë. Deputeti Artur Roshi ka shpjeguar vendimin me anë të një statusi në “Facebook”, ku shprehet ndër të tjera se ndërhyrjet e këqija në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Megjithëse i del në mbrojtje kërkesës së opozitës parlamentare për ndryshimet në Kushtetutë duke e quajtur të sinqertë, Roshi thotë se anonçimi në media se…
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona, njofton MSHMS. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset dhe qytetarët të respektojnë rregullat. Thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve Dr. Rovena Daja/ Instituti i Shëndetit Publik Ministria e Shëndetësisë…
Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 ka reaguar në lidhje me ankesat e maturantëve për provimin e maturës që i ka çuar prej tre ditësh në protesta. KOMSH-i deklaron se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet sipas KOMSH-i vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët. Ndërkohë QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e…
Dy hajdutë janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për 8 vjedhje të kryerja në muajt e fundit. Ata kanë vjedhur para cash dhe orendi me vlerë 710 mijë lekë dhe 1870 euro. Operacioni i koduar “Orenditë” çoi në pranga R. A. 39 vjeç dhe A. B. 54 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Policia ka publikuar pamjet e momenteve kur dy hajdutët të qetë, me kokën mbuluar dhe duart në xhepa futeshin në banesa për të vjedhur. Hajdutët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë. Në bashkëpunim me njëri tjetrin dy vlonjatët bënë kërdinë duke…
Prokurori i Lucernit ka deklaruar se autoritetet janë në kërkim të një personi, identiti i të cilit ende nuk dihet, për faktin se ka humbur në tren një sasi të konsiderueshme ari. Ky person ka kohë deri në 5 vjet që të vërtetojë se kjo sasi ari i përket atij, njofton gazeta e kantonit këtë të shtunë, përcjell Tirananews.al Në tetor të vitit 2019, një pako me shufra ari me vlerë 182,000 franga zvicerane (CHF) u sigurua në një tren nga St.Gallen në Lucern, thuhet në njoftimin zyrtar. Pavarësisht hetimeve të gjera, poseduesi i arit nuk është gjetur ende. Duke…
Finalizohet operacioni policor i koduar “PRIMO”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Interpol Tirana dhe zyra ndërlidhëse Interforza. Bie në prangat e Policisë 31-vjeçari Idajet Saliaj nga Patosi, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. NJOFTIMI I PLOTE Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “PRIMO”. Si…
Shkencëtarët turq kanë prodhuar ilaçin e parë të sintetizuar, prodhim vendor që do të përdoret kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha sot ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank, transmeton Anadolu Agency (AA). “Është një burim i lumturisë dhe krenarisë që ilaçi ka arritur në fazën e licencimit”, tha Varank në një deklaratë me shkrim. Ilaçi i sintetizuar në Turqi i quajtur “Favipiravir”, i cili përdoret në trajtimin e COVID-19, është zhvilluar në bashkëpunim mes Ministrisë së Teknologjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli i Hulumtimeve Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë (TUBITAK), Universitetit Medipol në Stamboll dhe kompanisë farmaceutike…