Author: tirana

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka nuk ka kursyer ironinë me personazhin e Turit, për të cilin maturantët kishin ankesa se pyetjet rreth tij në test ishin të pakuptimta. Paloka ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook” dhe thotë me nota ironie: “prite Zot kur Turi të dalë të kërkojë lista të hapura pa koalicione”.

Read More

Melsi Vukaj është punonjës i forcave të armatosura. Prej tri vitesh ai endet dyerve të gjykatave, sepse nuk takon dot fëmijët e tij të mitur. Vukaj thotë se ata mbahen nga ish bashkëjetuesja e tij në kundërshtim me ligjin. “Shqetësimi im është se nga data 8 korrik 2017, nuk po shikoj dot fëmijët e mi. Ato janë në trungun tim familjar, I kam me vendim gjykate, masë e përkohshme, sepse vendimi themelor ndodhet në apel”, tha Vukaj. Babai i dy fëmijëve, tregon se përgjatë 36 muajve ka bërë disa kallëzime ndaj ish bashkëjetueses, por institucionet kanë mbyllur sytë për padrejtësinë…

Read More

Mëngjesin e së enjtes, gjyshja e Rita Orës nga ana e nenes, Fatime Bajraktari ka ndërruar jetë. Gjyshërit e Ritës nuk kanë qenë të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS. Pak ore me pare këngëtarja ka ndarë me ndjekësit dy foto, ndersa i jep lamtumiren me nje mesazh prekes. “E dashur gjyshe, ti ishe njeriu më joshës, njeriu më punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë dilje shëtitje e veshur shkëlqyeshëm, merrje kafenë pa ndihmën e askujt! Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë…

Read More

Në një intervistë për Tirananews, fotografi i “Zërit të Popullit”, por edhe i Partisë Socialiste, Agim Rama tregon eksperiencën e tij të veçantë dhe momentet e vështira të kaluara sëbashku gjatë punës me figurat më të rëndësishmë të kësaj partie. “Në 28 Maj të 96′ ndodhi ajo që kam treguar disa herë, dhuna e pushtetit mbi liderët socialistë, në veçanti mbi profesor Servet Pëllumbin, Ndre Legisin, Namik Doklen, Arta Daden, Ermelinda Meksin etj. Koha ka ecur me shpejtësi. Kam parë mjaft skena të dhimbshme siç ishte ajo e vrasjeve të policëve në Cërrik, vrasja e oficerëve të ShIK në Vlorë…

Read More

Rovena Dilo është kthyer pas në kohë me një foto të shkrepur kohë më parë. Këngëtarja ka pozuar me fustanin ngjyrë të kuq pranë detit. “Ka foto të jetës sonë tek të cilat kthehemi gjithnjë”, ka shkruar Roven krah postimit duke treguar se ky moment është një ndër kujtimet më të bukura të saj. Dilo ka ndarë dhe të tjera foto të shumë viteve më parë, ku ka rënë në sy stili i saj mjaft i veçantë dhe modern. Edhe në postimin e fundit nuk kanë munguar pëlqimet e shumta nga fansat e saj.

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për protestën e maturantëve për Maturën Shtetërore. Meta shprehet se Komiteti i Maturës Shtetërore duhet të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që kanë maturantët shqiptarë. Postimi i Ilir Metës: Po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse. I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë. Edhe…

Read More

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me anë të zëvendësministres Nina Guga iu ka bërë thirrje maturantëve që të lënë pas shqetësimet e ditëve të fundit dhe të përgatiten për provimet e ardhshme. Nina Guga thotë se problematikat e ngritura janë adresuar në QSHA, duke shtuar se së shpejti do të ketë analizë nga grup ekspertësh dhe njoftim publik për gjetjet”. Njoftimi i dhënë nga zëvendësministrja e Arsimit Nina Guga: “Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që…

Read More

Prej vitesh e angazhuar me punë në Sarajevë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, shihet rrallë në kryeqytet. Mirëpo, pak ditë më parë, paparazzi ynë i bëri disa foto. Bregu, së bashku me bashkëshortin e saj, po bënin pazaret në një supermarket. Ajo që na ra në sy ishte forma perfekte e zonjës Bregu, akoma më e dobësuar se më parë, gjithashtu veshja sportive e saj dhe en të shoqit gjithashtu.

Read More

Olta Gixhari mezi po pret të bëhet nënë për herë të parë. Prej disa muajsh ajo është në një pritje të ëmbël, dhe shpeshherë ka ndarë me ndjekësit e saj foto me barkun e rrumbullakosur. Ajo ndihet perfekt me trupin e saj, madje para pak ditësh u ka bërë thirrje të gjithë grave shtatzënë që të mos kenë turp nga barku i tyre i fryrë, por të jenë vetëvetja dhe ta shijojnë momentin e shtatzënisë. Së fundmi aktorja e njohur ka publikuar një foto nga bregdeti, teksa nuk nguron të ekspozojë të pasmet seksi, që të gjithë ja kanë zili.

Read More

Gazetari Erjon Skëndaj ka treguar sot në emisionin ‘Kjo Javë’ gjithë vështirësitë dhe shqetësimet, gjatë kohës që ka raportuar çdo ditë live nga QSUT, tek Infektivi. Ai tha se situata në fillim ishte frikësuese për vetë faktin se druheshin nga e panjohura. Skëndaj tregoi dhe detaje të tjera, duke thënë se fqinjët i stepeshin, ndërsa vajza e vogël kërkonte ta përqafonte, por atij i duhej ta mbante larg, për shkak të frikës. “Situata në fillim ka qenë goxha frikësuese, jo vetëm për mua, por për të gjithë kolegët. Frika më e madhe vinte nga e panjohura, ne dhe sot e…

Read More

Njihuni me parashikimin e horoskopit për ditën e diel, datë 14 qershor 2020. Dashi: Është një moment jo i mirë, nuk do të thotë që do të ketë një bllokim por me shumë mundësi ka të bëjë vetëm me një pushim. Shfrytëzoje këtë moment për të reflektuar mirë mbi hapat e tua të ardhshëm. Demi: Ditë në të cilën lodhja do të ndihet. Zakonisht je ai që arrin t’u japë energji edhe të tjerëve por për një herë mund edhe të kërkosh ndihmë, mos u shqetëso, është një gjë më se normale. Binjakët: Pasioni është një forcë që të shtyn…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar sot ditëlindjen e PS, teksa ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “Neës24 Ndër të tjera, Tabaku u pyet nga gazetarja Nisida Tufa për ditëlindjen e PS-së dhe për faktin nëse kishte një urim për partinë rivale. “Partia Socialiste ka pasur datën e ndërrimit të emrit. Ditëlindjen e ka pasur në datën 8 nëntor. Unë shpresoj shumë që të heqin nga vetja ato që i kanë marrë dhe i kanë grabitur me sektin e Rilindjes dhe të rikthehen si partitë e tjera. Do të jetë një opozitë e gjatë dhe e…

Read More