Author: tirana

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas testit për provimin e maturës shtetërore të Gjuhës dhe Letërsisë dhe konkretisht është përqendruar tek një pyetje. Nëpërmjet një shënimi të gjatë në facebook, Fuga thotë se në Shqipëri është arritur faza e çmendurisë tërësore, ndërsa thekson se pyetja ‘për Turin’ ishte tregues se shkolla është kthyer në një lloj rostiçerie për kurs shoferash kamjonash për koperativa bujqësore. Më tej Fuga thekson se pyetja ‘për Turin’ “është pikërisht ajo që pritej, degjenerimi i sistemit arrin në një moment në pikën e idiotësisë”. Reagimi i plotë: Turi dhe idiotët Cfarë bëri Turi? Pyetja për Turin…

Read More

Në tetor të vitit që lamë pas, aktori Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira Seferi, u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë vogëlushin Dard, i cili ka zbukuruar ditët e tyre dhe është bërë kryefjala e shtëpisë. Madje së fundmi, i vogli e ka gëzuar pamasë të ëmën e tij, pasi i kanë dalë kicat e parë. Në qiellin e shtatë nga lumturia, Ira s’mundi ta mbante vetëm për vete këtë moment të bukur, megjithëse tregohet tepër e rezervuar lidhur me djalin. Në InstaStory, ajo ka ndarë një foto të dashurueshme të buzëve të Dardit,…

Read More

Ish deputeti Gerti Bogdani me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka dëgjuar se qeveria mund të shesë ishullin e Sazanit. Bogdani shprehet se nëse është e vërtetë se qeveria do e shesë, do e japë me koncesion apo përdor tjetër formë për ishullin e Sazanit, kjo gjë do të ishte turp historik dhe babëzi unike. Postimi i Gerti Bogdanit: A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit? Keto dite po e pastrojne nga ferrat, sepse flitet qe do vijne ‘investitoret’ nga Afrika e Veriut per ta inspektuar! (Behet fjale per pjesen Veri-Lindore te ishullit, perballe Vlores) Shitur/Koncesion/PPP…

Read More

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë në Vlorë. Basha tha se Ramavirusi vetëm shkatërron, duke shtuar se PD kur të vijë në pushtet do të çlirojë biznesin nga taksat. Vlora është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik të vendit, por sot është pa pushues e pa mbështetje. Qindra të punësuar direkt dhe indirekt janë në sektorin e turizmit. Shumë prej tyre e kanë humbur vendin e punës e të tjerë rrezikohen nëse situata vazhdon të ecë me këto ritme. Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre.…

Read More

Kati i dytë i një banese në Kamze ku banonte një shtetase me qira është përfshirë nga flaket. Informacion paraprak Më datë 13.06.2020, rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës me qera të shtetases L.T., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Read More

Një 65-vjeçar ka humbur drejtimin e motorit me të cilin ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi. Si pasojë burri ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në spital. Informacion paraprak Rreth orës 15:45, në aksin rrugorë Vlorë-Peshkëpi në afërsi të fshatit Qishbardhë, një shtetas rreth 65 vjeç duke drejtuar motorrin e markës “Lifan” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po kryen veprimet mëtejshme.

Read More

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që mos të festohej ditëlindja e mbretëreshës, por ja që pandemia i vuri drynin festimeve. Mbushi 94 vjeçe më 21 prill dhe si traditë festimet zyrtare zhvillohen në qershor. Mbretëresha Elizabeth është e vendosur mos të heqë dorë, dhe pavarësisht izolimit të forcuar larg Pallatit Bukingam, donte me çdo kusht që të celebrohej, edhe pse jo formacion të plotë të “Trooping The Colour”, por me një ceremoni të vakët parade të reduktuar. Nuk ishin pjesëtarët e familjes mbretërore, por në Windsor pati vetëm një numër të kufizuar të ftuarish, rojet dhe disa përfaqësues të…

Read More

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Civitella del Tronto të Italisë. Mbrëmë, shqiptari i quajtur Dritan Çobo 47 vjeç ka mbyllur në banesë gruan e katër fëmijët e ka tentuar që t’i djegë ata me benzinë. Mirëpo, aksidentalisht, ai ka djegur veten dhe për rrjedhojë ndërroi jetë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një nga djemtë e familjes ka shpëtuar motrat dhe nënën, duke i nxjerrë jashtë pa pësuar djegie. Pasi ngjarja mori përmasa të mëdha, fqinjët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikëset, që shkuan në vendngjarje. Kur policia shkoi atje, Dritan Çobo ishte i pajetë jashtë shtëpisë.…

Read More

Moderatorja Lei Kraja dhe gazetari Ervin Kurti po kalojnë fundjavën së bashku në bregdetin e Vlorës. Këtë e kanë bërë me dije vet ata dy pasi kanë ndarë me fansat foto ku duken se po e kalojnë mjaft mirë së bashku në rrezen e diellin dhe në freskinë e detit. “Duke u përpjekur për të kapur diellin”- shkroi Ervin Kurti në përshkrimin e fotos, ku shihet i pozicionuar pas Lei Krajës dhe dorën e ka vedosur në të pasmet e saj . Kjo e fundit duket mjaft seksi dhe provokuese afër tij me rrobat e banjos ngyrë lejla të hapur…

Read More

Një person i pa jetë është gjetur në Triport të Vlorës. Ngjarja u raportua nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan ambulancën dhe policinë. Stafi mjekësor e ka gjetur pa shenja jete. Njoftimi i policisë Rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar. Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.

Read More