Ngacmimet seksuale nëpër shkolla dhe universitete nga ana e stafit pedagogjik janë një nga sfidat më të mëdha të arsimit shqiptar. Në media janë publikuar denoncime të shumta për mësues e pedagogë të cilët kanë përfituar seksualisht ndaj nxënësve dhe studenteve, duke shpërdoruar në mënyrën më të turpshme detyrën fisnike që kanë marrë përsipër të kryejnë. Siç shihet dhe në videon e publikuar në redaksinë e JOQ Albania, pedagogu i cili jep mësim në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, prek në fundshpinë një nga studentët që ka ngritur në seminar. Ai e fërkon për disa sekonda studenten, teksa…
Author: tirana
Shërbimi Informativ Shtetëror ngre alarmin për fuqizimin e bandave kriminale, brenda dhe jashtë vendit. Ky shqetësim është shprehur në raportin vjetor të Inteligjencës Shqiptare ku theksohet se vlerat monetare dhe pasuria e përfituar nga veprimtaria kriminale ndër vite të favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj, po përdoren nga këto grupe për të zgjeruar aktivitetin e trafikut të drogës, kryesisht drogërat e forta. ‘Inteligjenca shqiptare thekson se individët që i kanë shpëtuar drejtësisë janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit…
Dëmtohet një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë. Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar këtë monument, ndërsa ende nuk ka asnjë të dyshuar. Ndërkaq, Policia ka kryer disa verifikime, por pa mundur të bjerë në gjurmë të shkaterruesve. Këtë problematikë e ka ngritur përmes një mesazhi në facebook edhe Presidenti Ilir Meta. Teksa dënon me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare, kreu i shtetit kërkon nisjen e një hetimi të mënjehershëm dhe vënien para përgjegjësive…
Hekuran Billa 40 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Ekzekutimi i Billës, ndodhi rreth orës 10 mbrëmjen e së enjtes teksa ai po përgatitej të lëvizte automjetin e tij. Viktima me origjinë nga Kukësi, jetonte në fshatin Domje, ndërsa sipas të afërmve të tij, ai kishte ardhur për të takuar disa miq të tij në këtë zonë, ku edhe u ekzekutua me armë zjarri. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, dhe rreth 30 minuta më pas, policia gjeti në fshtin Pezë të…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se nuk do kandidojë për një mandat të dytë në postin e Presidentit. Thaçi ka deklaruar se mezi pret shkurtin e 2021 për tu liruar nga petku institucional, politik dhe publik dhe për të nisur atë që ai e quan “jetë të re”. “E kam vendosur, nuk do të jem kandidat për President në mandatin tjetër. Dy dekada është e mjaftueshme në krye të institucioneve të vendit, mendoj se ka energji, vullnet dhe njerëz të ri që do të mund të shtyjnë procesin final, pas lirisë dhe pavarësisë, të anëtarësimit në NATO dhe…
Sonte (21:00) luhet gjysmëfinalja e kthimit e Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit. Ndeshja e parë mes dy skuadrave në San Siro është mbyllur 1-1. Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave dhe ka jo pak surpriza. Juventusi do të luajë me Danilon si mbrojtës të djathtë, kurse Milani do të provojë Rebicin si sulmues qendre. Ja formacionet: JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo MILAN (4-2-3-1): Donnarumma: Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer; Paqueta, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Vlorën për të festuar ditën e lindjes së tij. Këtë të premte Lulzim Basha feston 46-vjetorin e lindjes por ndërkohë edhe Partia Socialiste feston 29-vjetorin e themelimit. Kreu i PD ka festuar ditëlindjen e tij me anëtarë të partisë demokratike në qytetin e Vlorës. Përmes një statusi në rrjetet sociale ish-deputetja e Nada Mecorapaj ka uruar Bashën dhe ka ndarë disa foto të kryedemokratit teksa fik qirinjtë mbi tortën e 46 vjetorit. “Sot radhën e kishte Vlora! Filloj me nje ecje dhe bashkebisedim me bizneset pergjate bulevardit kryesor te qytetit, ku degjoj…
Nga Sokol Bregu Man down, thotë Rihana, idhulli i miliona njerëzve në botë, një këngë për të ngritur në revolucion të gjitha ato që përdhunohen. “Nuk doja tia merrja jetën,- thuhet në këngën e Rihanës, por nuk mund të flija natën. Kenga u lançua ne qershor të vitit 2011 dhe nuk është më e pëlqyera prej fansave. Në miliarda klikime që ajo ka në Youtube vetëm 711 milion ka marrë për këtë këngë. Pak muaj më vonë Nazmije Visha, vrau përdhunuesin e saj. Të siguroj që jo prej Rihanës, nuk flinte dot, as nuk mund të mendonte. Pak a shumë…
Në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ka mbërritur pasditen e sotme charteri i parë me Turistë nga Bjellorusia, tre muaj pas bllokimit nga COVID-19. Ata i priti edhe vetë Ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Turistët kishin maska në fytyrë, ndërsa u është matur edhe temperatura. Nuk dihet se cilat do të jenë pikat që do të vizitojnë ata.
Këngëtarja shqiptare e ka treguar se është e apasionuar pas tatuazheve, madje njërën këmbë e ka të mbuluar plot me tatuazhe të ndryshme. Këngëtarja ka publikuar një video për të treguar fiksimin e saj të ri, që ka zgjedhur ta bëjë në pjesën e të pasmeve. Shpresojmë që të na e tregojë së shpejti rezultatin, pasi tani pas këtyre pamjeve u bëmë shumë kuriozë. Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri me titull “Dafinë moj”, i cili pritet të jetë shumë personal, nisur edhe nga titulli që ka zgjedhur këngëtarja. Këngëtarja po shijon disa ditë pushimesh në…
Ministria e Arsimit ka bërë sot disa ndryshime në udhëzimin për orgaizimin e provimeve kombëtare të maturës shtetërore 2020. Në udhëzimin numër 16 të datës 12.06.2020, thuhet se nga 2 orë që kanë zgjatur dy provimet e para, ai i gjuhës së huaj dhe i gjuhës shqipe dhe letërisisë, provimet e mbetura do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. “Në pikën 8, të udhëzimit nr.28 datë 12.12.2019, togfjalëshi “… dhe zgjasin 2 orë”, zëvendësohet me togfjalëshin “… dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.” Ndërkohë, kujtojmë se maturantët kanë zhvilluar sot një protestë përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë…
Deputetët e opozitës parlamentare këmbëngulin që të ndryshohet Kushtetuta dhe të hapen listat për deputetë. Myslim Murrizi tha pak momente më parë, se 29 deputetë të opozitës kanë firmosur për ndryshimin e neneve të Kushtetutës për sistemin zgjedhor. “Kërkesa jonë janë listat e hapura. 29 deputetë të pranishëm kanë firmosur. Edhe deputetë të tjerë kanë firmosur si Ralf Gjoni, që nuk është i pranishëm. Që të mos flasim poshtë tavolinave dhe të mos fshihemi bahçe më bahçe. Ne kërkojmë hapjen e listave. Rishikim të nenit 68 dhe 64 të Kushtetutës dhe më pas të diskutojmë nen pas neni të Kodit…