Sonte (21:00) luhet gjysmëfinalja e kthimit e Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit. Ndeshja e parë mes dy skuadrave në San Siro është mbyllur 1-1.
Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave dhe ka jo pak surpriza. Juventusi do të luajë me Danilon si mbrojtës të djathtë, kurse Milani do të provojë Rebicin si sulmues qendre. Ja formacionet:
JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo
MILAN (4-2-3-1): Donnarumma: Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer; Paqueta, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic
