Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa dhe identifikimin e autorëve. Bëhet me dije se janë shoqëruar nga policia dhjetëra persona. Është komisariati numër 2 që ka marrë në pyetje një numër të madh personash, dëshmitarë dhe të dyshuar. Madje policia ka dyshime të forta se mes tyre është dhe autori i vrasjes. Në orët në vijim pritet dhe një komunikim zyrtar nga policia. Hekuran Billa, 40 vjeç u vra mbrëmjen e djeshme në orën 22:00 teksa ndodhej në makinën e tij tek “Komuna e Parisit”. Pas vrasjes makina e autorëve u gjet e djegur në…
Author: tirana
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Irma Libohova duket se ka zgjedhur ta kalojë këtë të premte duke u marrë me lulet dhe duke u kujdesur për to. Ajo ka ndarë në llogarinë e saj disa foto të ndryshme me vazot e zbukuruara, teksa i ka rregulluar me shumë përkushtim. “Punërat e bahçes. Me design të @aseli_art_studio dhe kompozimet e bahçevanit. Mendja e profesionistëve duhet vlerësuar e respekuar”, ka shkruar Irma krah postimit të fundit në ‘Instagram’ ku ka treguar lulet e ndryshme të bahçes. Me siguri kjo përkujdesje për to, i jep shumë kënaqësi Irmës gjatë kohës së lirë.
Trejsi Sejdini është një nga femrat më të bukura shqiptare. Ajo së fundmi në Instagram ka hedhur disa fotografi me të cilat edhe njëherë tregoi se përpos që është e bukur, është edhe shumë seksi,. Në këto imazhe, Trejsi shihet e veshur vetëm me bikine dhe u fotografua nga poshtë. E tillë, padyshim që ajo dukej shumë joshëse.
Mbrëmjen e kaluar në Tiranë u ekzekutua me armë zjarri një shtetas i identifikuar si Hekuran Billa, 40-vjec. Billa nuk ishte i panjohur për policinë, pasi mbi të rëndonte një dënim i përjetshëm i akuzuar për vrasjen e një të riu shqiptar në Angli, vite më parë. Sic mund t’a shihni në fotot e bashkëngjitur lajmit, viktima kishte ndryshuar shumë në pamje duke humbur shumë kilogramë, duke të krijuar përshtypjen e një personi tjetër. Por kjo nuk i ka shpëtuar jetën, pasi u ekzekutua me 11 plumba nga një automatik M5, armë e gjetur e shkrumbuar në një makinë në…
“Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë.” Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme emocionet e hyrjes për herë të parë në Kosovë, 21 vite më parë, në 12 qershor 1999. Basha ka bërë homazhe në bustin e Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës”>Kosovës, ku u shpreh se dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë Reagimi…
Na kanë thënë e stërthënë që veshjet me ngjyrë të errët siç është e zeza nuk duhen mbajtur në verë sepse me to do të “plasim nga vapa.” Idea fillestare është që ngjyra e zezë përthith më shumë energji ndërsa e bardha na mban më të freskët. E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia. Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si djersin…
Në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë mbjellë 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se kujtimi për 1133 fëmijët e vrarë do të jetë i përhershëm. “Janë mbjellur në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë, luleve të Kosovës që u këputen pa u çelur mirë”. “Këtu kemi 1133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët e pranishëm në kujtim të përhershëm të secilit prej tyre”, u shpreh Osmani.
Ariana Grande ka bërë një tjetër blerje për sa i përket pronave që zotëron. Këngëtarja 26-vjeçare ka investuar 13.7 milionë dollarë për shtëpinë e saj të re në Hollywood. Në një nga zonat më të lakmuara nga yjet botërorë, Grande ka zgjedhur një vilë tre katëshe, që plotëson të gjitha kërkesat e këngëtares. Sipërfaqja 10 mijë metra katror mundëson pamjen fantastike nga oqeani. Nuk mund të mungonte pishina në pjesën e jashtme të shtëpisë, si dhe ambienti SPA. Brenda vilës gjenden gjjthashtu 4 dhoma gjumi, 7 tualete, 1 zyrë, një dhomë posaçërisht për ruajtjen e 300 shisheve verë, ambienti i…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë argumenta pse plani i integrimit me 15 pika i qeverisë nuk është korrekt. Ashtu siç edhe paralajmëroi, Meta ka publikuar pasditen e sotme kritikat dhe rezervat për këtë plan. Ai deklaron se nga ky plan i maxhorancës është zhdukur kushti i BE për hetimin e krimit zgjedhor. Ndër të tjera, Meta thotë se është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me këtë dokument. Meta thekson…
Ministri grek i Turizmit ka deklaruar ditën e sotme se shtatë pikat kufitare tokësore greke do të hapen më datë 1 korrik dhe jo më 15 qershor për turistët siç ishte deklaruar më parë. Ky vendim vlen për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që fluturimi që është planifikuar për në datën 15 qershor Tiranë-Athinë nuk do të anulohet pasi bllokimi është bërë vetëm për turistët. Personat që kanë leje qëndrimi nuk bëjnë pjesë në këtë vendim, ata do të lejohen.
Gazetarja Iva Tiço ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku teksa fliste për turizmin u shpreh se për të do të jetë e vështirë të qëndrojë në plazh nëse nuk do të ketë shezlong. Iva zbuloi se vuan nga një sëmundje në shpinë, një hernie diskale, nga e cila vuan edhe kryeministri Edi Rama. “Në plazh me vete marr vetëm librin dhe e vuaj mungesën e shezlongut. Se nuk kam si lexoj. Unë ndaj të njëjtën sëmundje me kryeministrin që është një sëmundje në shpinë, një hernie diskale dhe doja t’i thosha po ti si do ja…
Elton Puci, administratori i biznesit të makinave me qira “Car Rent Albania”, që zotëronte Hekuran Billa, i cili u ekzekutua një natë më parë, ka ndarë një dedikim për këtë të fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Puci e quan ‘daja’ Billën, dhe shkruan se I është këputur shpirti kur ka marrë vesh lajmin për vrasjen e Hekuranit. “Daja” allahu te meshiroft zoti te dhent xhehnnetin tu beft dhe i leht ma kepute zemren sa shpejt ike 😭😭😭,”– shkruan Puci krah fotos së Billës, i cili shihet mjaft i qeshur.