Author: tirana

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, hodhi poshtë pretendimet e maturantëve për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke u shprehur se asnjë pyetje nuk ka qenë jashtë programit. Në një konferencë për media, Vrapi theksoi se maturantët nuk kanë dalë me asnjë pretendim konkret për ndonjë pyetje, teksa theksoi se ato janë bërë në mënyrë korrekte, dhe për këtë arsye, sipas saj, nuk do të ketë rivlerësim. “Pretendimi i tyre qëndron në lidhje nëse ka pyetje jashtë programit në test dhe dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Ne kemi verifikuar…

Read More

Të lahesh në mbrëmje përpara se të shkosh në shtrat mund të përmirësojë gjumin tuaj, zbulon një hulumtim i fundit. Dhe duket se japonezët e dinë këtë përfitim përpara gjithë pjesës tjetër të botës. Por, ekzistojnë edhe disa arsye të tjera pse ata preferojnë që dushin ta bëjnë në darkë dhe jo në mëngjes… E konsiderojnë si një ritual ceremonial Kur bëjnë dush, japonezët ndjekin një ritual të veçantë të përbërë nga disa hapa. Së pari, ata futen në dush për të hequr pluhurin dhe djersën. Ata madje mund të shtojnë çaj jeshil dhe barishte të ndryshme në ujë që…

Read More

Maturantët janë ngritur sot në protestë, duke u ankuar se provimi i Gjuhës dhe Letërsisë ishte i vështirë dhe i pakuptimtë.  Maturantët shprehen se pyetjet ishin absurde dhe nuk kishin të bënin aspak me lëndën apo me ato që kanë mësuar gjatë 3 viteve gjimnaz. Njëra ndër pyetjet kryesore që revoltoi më shumë maturantët dhe që u shpërnda më pas në rrjet kishte të bënte me “Turin”, një personazh pjesë e një problemi. Më poshtë, po e sjellim të plotë pyetjen: “5. Lexoni paragrafin e meposhtëm Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka përmes një statusi në Facebook thotë se deputetët e opozitës parlamentare e nxorën kokën më në fund. Sipas tij, ata po zbatojnë projektin e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore. STATUSI I PLOTË E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionetparazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor. Sa më fort…

Read More

Italia do të fillojë një fazë tjetër të lehtësimit të masave kufizuese, me lehtësimin e disa kufizimeve në fuqi kundër epidemisë së koronavirusit në gadishull, bënë të ditur sot burime zyrtare. Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret në këtë kuadër, që do të hyjë të hënën në fuqi. Sipas këtij teksti mbi fazën e tretë të lehtësimit të masave, “sportet e kontakteve” mes amatorëve, do të lejohen duke filluar nga 25 qershori. Kjo përfshin sportet në ekipe dhe pjesë të futbollit apo basketbollit mes miqsh. Kinematë do të rihapen më 15 qershor. Diskotekat në mjedise të hapura apo në vende…

Read More

E keni provuar ndonjëherë të shtriheni për të fjetur dhe thjesht nuk ju zë gjumi sepse keni shumë mendime në kokë?  Epo, mirë se erdhët në grupin tonë sepse nuk jeni vetëm. Gjithsecili ka gjëra të ndryshme në mendje që e mbajnë zgjuar gjatë natës. Mund të jetë një zënkë me shokun tuaj ose thjesht uria. Cilado qoftë çështja, ato të çojnë të mendoni edhe gjëra të këqija. Këto gjëra kanë zgjidhje, por së pari duhet të dini se çfarë ju shqetëson. Më poshtë do të shihni se cilat janë ato mendimet shqetësuese që nuk i lënë të flenë shenjat…

Read More

I njohur si një ndër themeluesit e PS-së dhe një nga ish-anëtarët e Kryesisë së saj dhe ish kryetar i Komisionit për Arsimin, Kulturën dhe Shkencën në parti e cila feston sot 29-vjetorin e themelimit, Limos Dizdari krahas një urimi për këtë forcë, analizon për tirananews.al edhe gjendjen në të cilën ajo ndodhet. Ndryshe nga të tjerët, profesor Disdari fajëson për gjendjen e PS jo Ramën, por Gramoz Ruçin. Në këtë përvjetor, Dizdari thotë se mbetet me shpresë se në këtë rrugë të përbaltur apo të pluhurosur, Partia Socialiste do të gjejë vetëdijen e saj, të dashurisë për njeriun, për…

Read More

Pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Drejtorja rajonale për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se koronavirusi po përhapet përtej kryeqyteteve dhe se mungesa e testeve dhe e furnizimeve po i pengon përgjigjet ndaj tij. Deri më tani, Afrika ka qenë kontinenti më pak i prekur nga Covid-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Afrika e Jugut ka më shumë se një të katërtën e rasteve të raportuara dhe po përjeton rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave në provincat e Kepit Lindor dhe Kepit Perëndimor, tha Moeti në një konferencë në selinë e OBSH-së…

Read More

Kujdes! Pamjet e mëposhtme janë të rënda. Është pikërisht momenti kur Hekuran Billa, 40 vjeç nxirret i vdekur nga makina. Me plumb në kokë e kufje ‘airpods’ në vesh, viktima, është nxjerrë nga uniformat blu nga automjeti i tij tim ‘BMW, X6’ me targa të huaja. Fotot janë publikuar nga LSA dhe janë shkrepur në zonën e Komunës së Parisit, pak pas atentatit që tronditi kryeqytetin. Kujtojmë se viktima kishte 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe autorët të cilët ende nuk janë identifikuar e kishin ruajtur gjatë gjithë kohës, derisa kanë gjetur momentin më të përshtatshëm për të…

Read More

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e terroristit të ISIS Komron Zukhurov drejt Gjermanisë. Zukhurov ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri. 24- vjeçari nga Taxhikistani do ekstradohet për në Gjermani.Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundretj 40 mijë dollarëve shpërblim.

Read More

As pandemia Covid-19, e as masat e rrepta, nuk i mbajten 112 deputetet e parlamentit shqiptare te mbyllur. Sipas dokumentit mbi dietat dhe karburantin qe ata kane perdorur, ata kane qene ne krye te detyres, me udhetime te shumta. Gjate muajit prill, kur ne fuqi ishin masat ekstreme te ndalim qarkullimit, si per qytetaret, ashtu edhe per perdoruesit e automjeteve, duket se deputetet kane levizur ne mase me makinat e tyre, duke bere qe te perfitojne nga trajtimi financiar qe garantohet ne buxhet, per keto raste. Jane vetem dy deputete qe gjate muajit prill nuk kane perfituar karburant, pikerisht kryeparlamentari…

Read More

Reperi shumë i dashur për publikun, Capital T, ka punuar prej kohësh për albumin e tij më të ri, të titulluar “Skulpturë”. Publikimi i tij u shty për shkak të Koronavirusit por reperi ka njoftuar se do të lançohet së shpejti. https://www.instagram.com/p/CBQydsnHvC6/?utm_source=ig_embed Në profilin e tij të Instagramit, ai ka zbuluar intron e këngës së parë. Kënga titullohet “Tu festu” dhe është një këngë ritmike. Capitali ka treguar se kjo këngë është bazuar te viti 2020, pasi përgjatë këtij viti ka kuptuar se duhet ta jetojë çdo ditë duke festuar si të ishte e fundit. Po ashtu ka zbuluar dhe…

Read More