Hekuran Billa, 40 vjeç është personi që ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, si pasojë e një atentati me armë zjarri në mes të Komunës së Parisit. Siç raportoi menjëherë pas atentatit newsbomb.al, ngjarja ka nodhur në rrugën përballë qendrës Kristal, ku një makinë e bardhë tip “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi është qëlluar drejt shoferit me armë zjarri. Dëshmitarët nga vendngjarja thonë për Newsbomb.al se nuk bëhet fjalë për një aksident të thjeshtë por atentat ndaj drejtuesit të makinës së bardhë Hekuran Billa,…
Author: tirana
Deklarimi fillestar i pasurisë së Kryeministrit Rama nis në vitin 2013, kohë kur ai posedonte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi si dhe një studio artistike, të trashëguar nga i ati. Me të ardhura dhe pasuri më të konsiderueshme figuronte bashkëshortja e tij Linda Rama e cila përveç në apartamenti me verandë dhe garazh në kryeqytet ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit, blerë në vitet 2005 dhe 2009. Duket se edhe sa i takon llogarisë bankare, znj. Rama figuronte asokohe më e pasur se i shoqi. Ajo posedonte rreth 6…
Për shkak të pandemisë së korornavirusit shumë çifte nuk kanë mundur të kurorëzojnë dashurine e tyre. Në vendin tonë prej Covid shumë çifte kanë anuluar dasmat, ose i kanë organizuar me një numër të pakët të ftuarish. Kjo përpos mosrealizimit të ëndrrës së çiftit për një dasëm madhështëore, ka dëmtuar rëndë dhe industrinë e këtyre eventeve. Mediet e huaja i kanë dhënë jehonë dasmave shqiptare të cilat shkruajnë se në Shqipëri dasmat tradicionale janë shumë të rëndësshme, ku mblidhen me qindra të ftuar të cilët vallëzojnë dhe festojnë gjatë gjithë natës, shkruan newsbomb. Në medien e huaj ‘uk.news.yahoo’ ka rrëfyer…
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në të ardhurat e tij deklaron vetëm pagën prej 2 milionë e 600 mije lekësh në vit dhe pensionin e së shoqes me vlerë 132 mije leke. Sipas deklarimeve të bëra në formularin e ILDKPI Ruçi nuk ka burime të tjera të ardhurash, nga prona apo qera dhe përgjatë vitit 2018, të ardhurat e tij në cash janë shtuar me vetëm 500 mijë leke. Por ata që kanë shtuar të ardhurat përgjatë këtyre viteve janë dy fëmijët e kryeparlamentarit. Prej disa vitesh, djali Ledian Ruçi posedon të ardhura nga dy kontrata qeraje, ndërsa vajza dekaron…
Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro, një apartament në kryeqytet, tokë me sipërfaqe 1200 metër dhe pjesë takuese nga apartamenti i privatizuar apo trashëguar. Çifti deklaron edhe një kredi prej 175 mijë euro, marrë në vitin 2010 për blerje apartamenti. Për çiftin Meta- Kryemadhi shihet një rritje e ndjeshme e pasurisë në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve me sipërfaqe 1444 metër katrorë, të përfituar nga një kontratë me Agi Kons e vitit…
Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se vrasja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë…
Një djalë, identiteti i të cilit nuk publikohet, tregon për kushtet e vështira të burgut të Zaharisë, në Krujë, ku ai ka vuajtur dënimin për 24 muaj. Ai thotë, se muret ishin plot lagështirë, tualetet skandaloze e me ujërat e zeza sipër. Të dënuarit e sëmurë kuroheshin bashkë me të tjerët. Në katin e parë, sektori A kishte të sëmurë mendorë, që rrinin të zhveshur dhe kishte dhe përdhunime. “Unë jam **** dhe kam vuajtur dënimin prej 24 muajsh në Burgun e Zaharisë. Pasi kam parë që ju keni trajtuar në emisionin tuaj Burgun e Zaharisë erdha të flas vetëm…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Albin Kurti si kryeministër është shkarkuar më shumë nga gabimet e tij sesa të ketë pasur një plan për ta rrëzuar. “Unë nuk jam i përfshirë në asnjë qeveri që duhet kjo qeveri apo jo. Unë nuk jam president teknik, por nga kjo forcë politike. Natyrisht respektoj Kushtetutën e vendit tim që më jep përgjegjësi që të respektoj institucionet e Kosovës. Unë takohem me të gjithë liderët e partive politike. Nëse kërkohet ndonjë mendim, unë këshilloj. Një deputet më ka thënë t’i jap mendim…
Mjeku Pëllumb Pipero bëri apel për respektimin e masave dhe të dëgjohen specialistët për të mbajtur virusin larg. Pipero tha se virusi është në qarkullim prandaj duhet bërë kujdes. Ai shtoi se numri i të infektuarve është shtuar pasi ka pasur mungesë kujdesi nga mjeket dhe nga qytetarët. Pipero për Ora News : Kam gjithë ditën që bëj apel, madje kam edhe mesazhe që më thonë boll dole. Apeloj që të dëgjohet mendimi i specialistëve. Duhet pasur kujdes, që do të thotë distancë fizike, maskë dhe kujdes për duart. Këto janë 3 elementë bazë për ta mbajtur virusin larg. Nga…
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon pas shembjes së disa objekteve në bregdetin e Velipojës. Basha dënon dhunën e përdorur nga policia dhe shembjen e këtyre objekteve “në ditët më të vështira për shqiptarët”. Sipas tij, shembja bëhet për të grabitur tokat aty. “Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do ti rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin…” shkruan Basha në Twtter.
Edhe pse është politikan i brezit të dytë në Partinë Socialiste, Taulant Balla është i vetmi që bashkon gardën e vjetër me të renë. Zyra e tij për merak, në katin e dytë në selinë e PS-së është pothuajse një muze i vogël. Flamuj, stema, orendi të vjetra që ndodhen aty janë memoria historike që flasin shumë. Por mes fotografive që janë fiksuar në mur një është shumë e veçantë. Qëndron në qendër të zyrës, ka kornizë speciale dhe është e llojit “foto sa një mijë fjalë”. Aty shfaqet Fatos Nano, kryetari i parë i Partisë Socialiste me pranga në…
Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri Mikhail Afanasiev, konfirmon se Ballkani është i rëndësishëm për Rusinë dhe interesat e saj. Në një intervistë për Euroneës, diplomati rus thekson se Rusia është e interesuar për këtë rajon, i cili nuk është shumë larg kufijve të saj. “Gadishulli i Ballkanit është i rëndësishëm për Rusinë. Nuk e fshehim këtë. Rusia ka qenë prej kohësh e pranishme në Ballkan, jo 30-40 vitet e fundit, por prej disa shekuj. Do të ishte e gabuar të themi se ne zhvillojmë marrëdhënie vetëm me vendet ortodokse, pasi ndër partnerët tanë më të mëdhenj është kryesisht Turqia.…