Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri Rama ende me kredi,të ardhurat kryesore i sjell bashkëshortja

22:42 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama linda e1536868921704
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarimi fillestar i pasurisë së Kryeministrit Rama nis në vitin 2013, kohë kur ai posedonte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi si dhe një studio artistike, të trashëguar nga i ati.

Me të ardhura dhe pasuri më të konsiderueshme figuronte bashkëshortja e tij Linda Rama e cila përveç në apartamenti me verandë dhe garazh në  kryeqytet ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit, blerë në vitet 2005 dhe 2009. Duket se edhe sa i takon llogarisë bankare, znj. Rama figuronte asokohe më e pasur se i shoqi. Ajo posedonte rreth 6 milion lekë në llogari bankare dhe 70 mije euro, të cilat i kishte dhënë hua pa interes. Në këtë kohë,  Rama llogariste më pak se 1 milion lekë kursime personale dhe një llogari bankare prej 2 milion lekësh, të deklaruara si të ardhura nga shitja e librit “Kurbani”.

rama viti 2013 768x747 1

Por ndërsa figuronte pronar me 50%, të një shtëpie banimi në Surrel, me vlerë ndërtimi rreth 40 milionë lekë të reja, Kryeministri rezultonte të kishte edhe një borxh prej 12 milionë lekë, kundrejt subjektit ndërtues të shtëpisë së tij, si dhe një kredi bankare me vlerë 80 mijë euro.

E ndërsa llogaritë bankare dhe pronat e çiftit Rama gjatë këtyre viteve kanë lëvizur me shtesa dhe shpenzime, Kryeministri në vitin 2017 ka shitur apartamentin e privatizuar për një vlerë prej 5 milionë lekësh, ndërsa duket se gjatë gjithë kësaj periudhe të ardhurat më të shumta i ka siguruar zonja Rama.

rama viti 2015

Duke u përpjekur të sjellim një përllogaritje të afërt, bazuar në çfarë çifti Rama ka deklaruar në ILDKPI, rezulton se ata janë pronarë me përkatësisht 50% të shtëpisë në Surrel. Gjithashtu zonja Rama ka një llogari bankare që shkon në afërsisht 20 milionë lekë të reja, ndërsa Kryeministri në 5 milionë lekë. Ata kanë ende edhe 22 mijë euro për të shlyer nga kredia që kanë marr në vitin 2013./Opinion.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.