Author: tirana

Mushkëritë luajnë një rol kyç për organizmin e njeriut. Këto organe bëjnë frymë- shkëmbimin, duke mundësuar lirimin e dioksidit të karbonit dhe pranimin e oksigjenit. Aktualisht, bota është duke u përballur me një pandemi te shkaktuar nga një virus, që sulmon mushkëritë. Koronavirusi është një rrezik për njerëzit sidomos për ata me një imunitet të dobët, dhe ata të cilët kanë ndonjë sëmundje tjetër ekzistuese. Ekspertët kanë listuara disa shenja të hershme të sëmundjeve të mushkërive, të cilat është shumë e rëndësishme që çdo njeri t’i dijë. Dy nga shenjat e para të shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë pikërisht vështirësitë…

Read More

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, uroi sot socialistët për ditëlindjen e Partisë Socialiste, që sipas saj “udhëheq betejën historike për modernizimin, transformimin dhe integrimin e shtetit dhe të kombit tonë brenda vlerave të përbashkëta të Europës”. “Në Partinë Socialiste të Shqipërisë kam kaluar pjesën më të madhe të jetës time të rritur. Partisë Socialiste i jam bashkuar në 2009, kur isha 26 vjeç, dhe sot nënë e dy fëmijëve jam e do jem pranë saj përgjithmonë. Partia Socialiste më ka mësuar shumëçka në opozitë dhe në qeverisje, në të mirë dhe në të keq.…

Read More

Fondacioni i miliarderit Bill Gates do të përqëndrojë të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit, sipas Financial Times. Filantropi dhe themeluesi i Microsoft Corp. tha se fondacioni Bill & Melinda Gates, me një dhurim më të madh se 40 miliardë dollarë, do t’i kushtojë “vëmendje të plotë” pandemisë që ka vrarë më shumë se 200,000 dhe ka shkatërruar ekonominë në të gjithë botën, tha ai në një intervistë me gazetën. “Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë,” tha Gates. Pandemia mund t’i kushtojë ekonomisë globale “dhjetëra triliona dollarë“, tha ai në…

Read More

Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sot sërish me një deklaratë në websajtin zyrtar, të nxjerrë në emër të nenkryetarit Kovatschev (GERB, BG) si dhe të zëdhënësit për çështje të jashtëme e të zgjerimit Michael Gahler (CDU, DE). Ky i fundit u pronocua edhe më 9 qershor. Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ata vlerësojnë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE dhe shprehen se nëse, përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale,…

Read More

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se disa nga bizneset e vogla, me të cilat kryedemokrati Lulzim Basha ka patur takime dhe ku janë përcjellë ankesa, në fakt janë përfitues të pagave të luftës që i kanë marrë tashmë. “Të qash e të mos qeshësh dot…”, është mbishkrimi i videos së kryeministrit. “Faktet nuk janë opinione, shpikjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, thuhet në videon e Ramës.

Read More

Pronari i banesës së laboratorit të kanabisit në Mbrostar të Fierit, Aleksandër Kapaj është arrestuar pas 1 muaj e gjysmë në kërkim. Më parë i janë arrestuar grua e bir Qamile dhe Anxhelo Kapaj teksa Aleksandër Kapaj ishte në kërkim pasi banesën bashkërisht e kishin kthyer në laborator kanabisi. Ndërkohë u proceduan penalisht 3 elektricistë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Para 1 muaj e gjysmë Policia gjatë operacionit ‘’Laboratori’’ të Ura e Mbrostarit zbuloi banesën me 312 rrënjë kanabisi duke arrestuar nënë e bijë dhe shpallur në kërkim kryefamiljarin i cili u arrestua sot. Në kërkim vijon të…

Read More

Gjyqtarja e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, Etleva Deda është konfirmuar në detyrë nga KPK. Ajo kaloi në Vetting në shkallën e parë dhe tashmë ajo konfirmohet në detyrë si gjyqtare e GJKKO. Treshja gjykuese e KPK përbëhej nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo të cilët e konfirmuan edhe Dedën në detyrë. Ajo është pjesë e sistemit të drejtësisë prej 2004 kur ishte pjesë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, më pas kryetare e kësaj Gjykate por e komanduar dhe në fund pas shkrirjes së kësaj të fundit ajo shkoi në GJKKO.

Read More

Skena, ku të dënuarit punojnë jashtë ambienteve të burgjeve, shumë shpejt do të jetë realitet edhe në Shqipëri. Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se për herë të parë futet koncepti i burgut të hapur. Por jo të gjithë mund të përfitojnë. Ministrja ka sanksionuar se përfitues mund të jetë të gjithë ata që u kanë mbetur më pak se 6 muaj dhe kanë rrezikshëmeri të ulët, si dhe ata me gjysëm liri. Ministrja sqaroi se ligji synon dhe ngritjen e Komisionit për…

Read More

Dashi Çdo takim me njerëz të familjes dhe rruge apo rregullim e ndërtim që në themel do të ketë një shtëpi, hotel apo biznes familjar, do të bëhet në këtë periudhë. Demi Do të keni plane dhe udhëtime të cilat do ju kontaktojnë me shumë njerëz dhe mundësi. Por këto udhetime nuk do jenë shumë të largëta. Binjakët Në këtë periudhë do të merreni shumë me çështje të punës që lidhen me të shkuarën por edhe me sqarime në mënyrën si do arrini t’i bëni tuajat disa prona. Gaforrja Do jeni në komunikim, zhvillim, marrëveshje por mbi çdo moment do…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruat sot 29-vjetorin e PS-se, me nje video qe ngerthen ne vetvete shume histori bashke. Ne nisje me Dritero Agollin, e me tej me ish kreun e PS-se, Fatos Nano, njehere me pranga ne duar, pastaj i lire, teksa kujton kohen kur fitoi mandatin e pare si kryebashkiak i Tiranes dhe punet qe u bene, e deri te pakti me kreun e PD-se, Basha para zgjedhjeve te shkuara. Rama thekson se “PS ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit…

Read More

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit ai rezulton të jetë pronar me 100 për qind i subjektit Car Rent Albania, biznes që është regjistruar në janar të këtij viti, ndërsa administrator është një tjetër person. Hekuran Billa ka për objekt të biznesit të hapur të drejtën për lavazhe, restorante e lokale, ndërsa njihet si “kuksiani i makinave me qera”, ku kishte tre pika, një prej të cilave në Komunën e Parisit. Ndërkohë, atentati ka qenë i detajuar, pasi vrasësit kanë gjetur një orë me shumë njerëz dhe lëvizje në atë zonë. Mësohet gjithashtu se Policia ka shoqëruar disa persona që kanë…

Read More

Një automjet është gjetur i djegur në Prezë të Vogël, ndërsa mendohet se i përket autorëve të atentatit të 40-vjeçarit që u vra mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit. Hekuran Billa, ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë. Billa ishte dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë. Sipas informacioneve të para të mbledhura nga grupi hetimor, dyshohet se 40-vjeçari është qëlluar nga një makinë në ecje, e cila është larguar më pas me shpejtësi.

Read More