Për shkak të formave të saj hot dhe ndryshimit që ka bërë ndër vite, modertorja Luana Vjollca përflitet shpesh për ndërhyrje të ndryshme e operacione plastike. “Nuk e di si ka dal kjo histori që unë jam e bërë, e stërbërë, çdo njeri ndryshon. Më plot gojën them që nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë për ta vërtetuar, unë jam gati”- ka thënë Luana më herët dhe vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate. Madje, ajo i ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e akuzojnë për operacione me një foto të publikuar nga fansat e saj. Ata…
Author: tirana
Qindra maturantë protestuan sot para Ministrisë së Arsimit për testin e provimit të Letersisë, i cili sipas tyre nuk kishte asnjë lidhje me materialet parapërgatitore mbi të cilat kanë punuar deri më tani. Testi me alternativa kishte “zbritur nga qielli” sipas tyre duke i kërkuar llogari Ministrisë së Arsimit për përmbajtjen e tij. Gjatë protestës së sotme, personazhi i studentëve ka qenë “Turi”. Por, kush është “Turi”, i cili duket se do të jetë “përgjegjësi” për notat e ulta të studentëve? Bëhet fjalë për një pyetje në testin e letërsisë, e cila ka personazh “Turin”. Sipas pyetjes, studentët duhet të paramendojnë…
Shumë shpejt, moderatorja Jondia Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, do të bëhen prindër për herë të parë. Jonida është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe më herët dyshja ka zbuluar se në jetë do të vijë një vajzë. Duket se modertoren s’po e mban më vendi nga padurimi për të parë sa më shpejt bebushen e saj. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Jonida ka ndarë me ndjekësit ndjesitë e veçanta të këtyre ditëve. Asaj i duket sikur çdo foto që shkrep, do të jetë e fundit foto kur është shtatzënë, siç…
Një makinë e parkuar në zonën e Ali Demit në Tiranë është përfshirë nga flakët duke alarmuar banorët e zonës. Mësohet se makina është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga flakët ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjësit e shërbimit të zjarrëfikëses. Ende nuk bëhet me dije se cili qe shkaku i zjarrit në makinë, ndërkohë pòlicia mendon se ka qenë a aksidentale. Njoftimi i policisë: Me datë 12.06.2020, rreth orës 15:30, në rrugën Ali Demi, ka marrë flakë në pjesën e motorrit një mjet i parkuar. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi…
Ndonëse i ka dedikuar gjithmonë mamasë fjalët më të ndjera, reperi i njohur, Stresi nuk ka hezituar të bëjë të njëjtën gjë dhe me babain në ditën e tij të lindjes. Reperi ka ndarë një foto të tij duke e falenderuar publikisht për gjithçka. “Me pak fjalë, por me shumë dashuri. Urime për babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për të falenderuar për gjithçka që me bërë e vazhdon të bësh për ne. Ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë ketyre viteve, shpresoj të jesh krenar me ne sepse ne vërtetë jemi shumë krenarë dhe me…
Eshtë bërë publik momenti i vrasjes së Hekuran Billës. Në pamje duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar. Pas ekzekutimit me automatik, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën në drejtim të Unazës së Madhe. Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh. Sipas Policisë, për të shmangur dhe identifikimin nga kamerat e sigurisë si dhe largimit të shpejtë nga zona…
Prej disa ditësh vendi ka shënuar një rritje të ndjeshme në numrin e personave të infektuar me koronavirus, ndërsa vatra infeksioni janë zbuluar edhe në qytete të tjera. Në Gjirokastër është shënuar sot rasti i parë me COVID-19, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një 48-vjeçar. Dyshohet se ai u infektua pas shtrimit në spital në Tiranë. Ai ishte kthyer prej disa ditësh në Gjirokastër, ndërsa u zbulua rastësisht nga tamponët e marrë, pasi nuk ka patur shenja të sëmundjes. Epidemiologët po gjurmojnë personat e tij të kontaktit, ndërsa e gjithë familja është në karantinë.
Në vetëm pak javë pritet të nisë sezoni i ri i programit veror ‘Pushim On Top’ i cili edhe këtë vit do të moderohet nga Ori Nebijaj dhe Flori Gjini. Ka qenë moderatorja ajo e cila ka ndarë në llogarinë e saj promon e këtij viti, i cili me siguri i ka bërë kureshtarë të gjithë ndjekësit për vendet që do të eksplorojë dyshja këtë vit. Duke sjellë natyrën me të gjitha bukuritë e saj, Ori ka treguar se do të jetë një edicion special me shumë adrenalinë, pasi do të zbulojnë gjire dhe vende të pa vizituara më parë.…
Gjiganti Twitter ka fshirë më shumë se 170 000 llogari, të cilat ka thënë se kanë qenë të lidhura me operacione për shpërndarje të mesazheve pro-Kinës. Disa prej këtyre postimeve kanë qenë rreth shpërthimit të koronavirusit, ka thënë ky rrjet social. Kjo kompani ka thënë se “një rrjet kyç”, i 23,750 llogarive aktive janë fshirë, bashkë me 150,000 llogari tjera “përforcuese”. Twitter po ashtu ka thënë se ka mbyllur më shumë se 1,000 llogari të dezinformimit, me bazë në Rusi. Kjo kompani ka thënë se rrjeti kinez, me bazë në Kinë, ka pasur lidhje me operacione paraprake shtetërore, të cilat…
Franca ka regjistruar 27 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit teksa totali i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është 29 349 Në vend, sipas raportimeve të autoritetevë shëndetësore pati 425 raste të reja infeksioni Covid-19 për një total prej 192 493 që nga fillimi I emergjencës shëndetësore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 72 269 dhe ditën e fundit nuk pati 317 pacientë të dalë nga spitali.
Maturantë beratas kanë protestuar sot kundër testimit të djeshëm të lëndës së Letërsisë. Një përfaqësi e maturantëve të shkollës së mesme të përgjithshme “Babë Dudë Karbunara” janë mbledhur në shenjë proteste përpara gjimnazit të tyre dhe më pas kanë marshuar drejt ZVA-së Berat. Protesta e tyre dhe marshimi i sotëm janë kryer për të kundërshtuar tezën e djeshme të provimit të Letërsisë. Ata janë bashkuar për ta kundërshtuar këtë testim, që sipas maturantëve beratas, ishte mbi nivelin mesatar dhe jo i mirëorganizuar. Maturantët beratas kërkuan uljen e kufijve midis notave dhe mosllogaritjen e notës së provimit të Letërsisë në VKM.…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Dashuria do të ecë mjaft mirë gjatë kësaj dite, edhe pse disa çështje lidhur me paratë, kanë nevojë ende për sqarim. Keni dëshirë që ti sistemoni gjërat. Në punë, mund të kuptoni se si duhet ti zgjidhni disa probleme. Demi Mundohuni që të rrini larg asaj që mund të vendosë në krizë emocionet tuaja, duke shkaktuar pasiguri. Në punë, duhet ti…