Beatrix Ramosaj është një këngëtare shumë e talentuar, por edhe shumë simpatike. Përpos zërit, pamja e saj është një tjetër asetet që bukuroshja nuk e lë pa e ekspozuar. Mbesa e këngëtares së njohur Alberie Hadergjonaj, është shumë aktive në Instagram. Në postimet e shpeshta nuk mungon buzëqeshja e saj e ëmbël, as format trupore mjaft sensuale. Beatrix dje ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të, dhe duket shumë e lumtur. Urimet që ka marrë nga të afërmit dhe shoqëria kanë qenë të shumta. Ajo ka postuar disa foto në Instagram, tek duket me tortë në dorë e duke lëpirë…
Author: tirana
Dy punonjës bashkiakë në Turqi u shkarkuan pasi në një park ata vendosën bustin e një prej yjeve të telenovelave turke dhe jo atë të Ertugrulit, luftëtarit të njohur të historisë turke të shekullit XIII. Busti i porositur ishte ai i Ertugrul Gazit, kryeluftëtarit të fisit nomad Kayi, djali i të cilit, Osmani themeloi atë që u bë më vonë Perandoria Osmane. Por, statuja e përfunduar ishte e aktorit Engin Altan Duzyatan, i cili interpreton Ertugrulin në serinë televizive “Dirilis: Ertugrul” ose “Ringjallja: Ertugrul”. “Bashkia në qytetin bregdetar Ordu i pushoi të dy punonjësit për pakujdesi”, njoftoi agjencia e lajmeve,…
Ministria e Financave ka përfunduar draftin për amnistinë fiskale të njoftuar disa javë më parë nga kryeministri Rama, e cila duket se do të përfshijë edhe pasuritë e tjera krahas parave. Në draftin e përgatitur janë përcaktuar kriteret dhe procedurat për legalizimin e pasurive të vendosura në forma të ndryshme deri më tani, ndërsa nxiten shqiptarët jashtë vendit që të sjellin në Shqipëri pasuritë e tyre. Krahas emigrantëve, amnistia synon edhe t’u japë mundësi bizneseve që të fusin në qarkullon shuma fonde, të cilat deri më tani i kanë patur të padeklaruara. Pas deklarimit, shteti shqiptar merr përsipër që të…
Një grua në Tajlandë thotë se ka 20 vite që nuk i ka larë apo prerë flokët e saj. Këtë vendim ajo e ka marrë kur ishte 30-vjeç dhe flokët e saj binin vazhdimisht. Për të gjetur zgjidhje gruaja vendosi të pyeste gratë e moshuara të fshatit. Të moshuarat i thanë asaj se flokët janë dhuratë nga hyjnitë dhe e këshilluan atë që të mos i priste apo t’i lante sepse përndryshe një gjë e keqe do t’i ndodhte.
Cardi B ka ditur gjithmonë si të bëhet kryefjala e mediave rozë. Reperja e njohur ka një ‘fiksim’ për paruket shumëngjyrëshe që shpesh herë jemi mësuar që ta shohim në video klipet e saj. Por së fundmi Cardi B ka treguar një tjetër anë të saj që nuk jemi mësuar ta shohim. Atë pa ‘make up’ dhe me flokët e saj origjinale. ‘Këto janë flokët e mi të vërtetë’ shkruan reperja që shfaqet natyrale si asnjëherë më parë në Instastory.
Prokuroria e Elbasanit, ka mbyllur hetimt për grupin e Elbasanit, që akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Klajdi Gjecin dhe anëtarët e tjerë të grupit, Klaudjo Trungu menaxheri i lokalit “My Brother” në Elbasan, Agron Qafa, Skënder Pëllumbi, Lavdosh Demaj dhe Lorencio Gjini. Dosja e çështjes në fjalë ka zbuluar se si të arrestuarit në fjalë vepronin në tregun e kokainës dhe heroinës në Tiranë dhe në Elbasan. Madje, djemtë kishin edhe oferta ‘pikante’ për blerësit e ‘mallit’, duke u dhënë një bonus për dëfrim. Bonus ishin vajza, që klientët mund t’i merrnin për t’u…
Teksa vazhdon të solidarizohet me kryengritjet e racizimit dhe diskriminimit nëpër botë, Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj disa video të ëmbla nga fëmijëria. Në përshkrimin e këtyre video-ve, Rita zbuloi për fëmijërinë e saj të vështirë kur prindërit emigruan nga Kosova në Angli për një jetë më të mirë. Vitet e saj më të bukura nuk ishin edhe aq të tilla pasi që në moshë të vogël ajo është përballur me paragjykimet si refugjate, një detaj që i bënte moshatarët e saj ta bullizonin. “Duhet të bëhesha pjesë e grupeve shoqërore që nuk më pëlqenin, duhet të…
OSHEE njofton se do të ketë stakim të energjisë elektrike ditën e nesërme. Stakimi i energjisë më 10 qershor vjen për shkak të remontit të planifikuar. Njoftohen abonentët se energjia do të mungojë gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona të Tiranës:
Një e papritur ndodhi gjatë emisionit “Ftesë në 5”, ku gjatë intervistës, doktori i VIP-ave, Skerdi Faria u çua në këmbë dhe tregoi para kamerave se ishte veshur me rroba banjo. Gjatë intervistës, Bieta e pyeti doktorin se nëse ka dalë në ballkon për panoramë apo për ndonjë arsye tjetër. Skerdi tregoi se kishte veshur rroba banjoje dhe po merrte rreze. Bieta: Je vërtetë me rroba banjo? Skerdi: Të betohem me rroba banjo jam, me rroba banjo të verdha Bieta Sulo: Po nuk u çove në këmbë nuk e besoj dot. Skerdi: Jaa…jam nxirë pak këtu në tarracë.
Më 28 maj, BIRN-i ka zbuluar se si gjatë qeverisë së PAN-it ishin paguar 168,000 euro te kompania me seli në Paris, Majorelle PR & Events, e cila kishte promovuar “pozicionin e Kosovës” për “korrigjim territoresh” si mjet për arritjen e marrëveshjes paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dhurata Hoxha, e cila në atë kohë shërbente si ministre në Ministrinë për Integrime Evropiane dhe e kishte nënshkruar kontratën me kompaninë, e ka përshkruar artikullin si “lajm i rrejshëm” dhe ka kërcënuar se do të bëjë padi për shpifje. Ajo po ashtu kishte kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa…
Për herë të parë në vendin tonë, që prej nisjes së pandemisë së coronavirus janë shënuar 36 të infektuar në një ditë. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja tha për Euronews Albania se shtimi i rasteve ishte i pritshëm me hapjen graduale të të gjitha aktiviteteve në vend, por shifra e sotshme ishte jashtë parashikimeve. Sipas saj numri i lartë lidhet me aktivitete dhe grumbullime që janë kryer para dy javësh, duke iu referuar kështu protestave të 17 dhe 18 majit për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Dhe sipas përllogaritjeve që ka bërë ISHP, infektimi vjen deri 14 ditë…
Gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje në Bulqizë, policia ka ndaluar një 56-vjeçar, pasi mbante armë zjarri dhe municione luftarake në banesë. Pas informacione të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Tërnovë posedonte armë zjarri pa leje, u organizua puna dhe u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. R., të gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës. Specialistët për Hetimin e Krimit, në përfundim të veprimeve…