Author: tirana

Ish vila e aktorit legjendar James Bond, Sean Connery, është nxjerr në shitje për 30 milionë euro. Prona luksoze buzë detit që ka qenë në pronësi të “agjentit 007” ndodhet në rivierën franceze, pranë një porti në Nicë. Vila me katër kate ka në përbërje të saj tetë dhoma gjumi, një ashensor, dy pishina -një dimërore dhe një në natyrë- si edhe një sauna e një palestër. Edhe pse Sean ka disa vite që e ka shitur vilën, banorët e zonës ende e njohin si prona e “James Bond”.

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha është bërë sërish ‘meme’ në rrjet. Pas një takimi me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël, në njësinë administrative nr.11 në Tiranë, Basha ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook edhe videon nga takimi. Por pjesa që ka marrë më shumë vëmendjen ka qenë një sipërmarrës që thotë se s’po i ngrihet aty ku duhet. Në fakt, burri në fjalë e ka fjalën për xhiron e dyqanit, por duke mos e përmendur fjalën xhiro, ka bërë që e gjithë fjalia të nxirret nga konteksti dhe të shpërndahet në mënyrë masive në rrjetet sociale. “Akoma s’po na ngrihet…

Read More

Artisti shqiptar, Flori Mumajesi është aktiv në Instagram aty ku poston ndonjëherë foto ose video, por ditën e sotme na ka bërë shumë kuriozë me domethënien e një story. ‘Më mërzisin kur thonë nuk jetohet më këtu. Si? Pse? Shqipëria është lule, më trego një vend në botë që i ka spiunët falas?’- shkruan Flori ne instastory. Ky shkrim na vjen si surprizë pasi nuk dihet se cila është arsyeja që e ka shtyrë Florin drejt saj. Nuk dihet se kush e ka spiunuar apo përse ta kenë spiunuar. Gjithsesi duket qartë që Flori është irrituar nga një gjë…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha në Laprakë ku u takua me përfaqësues te biznesit te vogël, u premtoi se Partia Demokratike do krijojë një klimë te mirë për ta, e cila nis me uljen e taksave. “Kam hequr nja dy punonjës, të tjerët i paguaj ca me para xhepi ca me paratë e punës pa lënë dhe taksat”. “Njerëzit marrim mishin me listë. Kam një bllok me listat e papaguara. Disa janë me pikëpyetje se mbase as paguajnë dot fare”. “Sinqerisht jemi bërë me hije. Edhe tani që ke ardhur ti do të rri me hije sa të ikësh ti”-biznesi”.…

Read More

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, reagoi pas publikimit të dytë nga BIRN mbi lobimin për ndarjen të territorit të Kosovës me para të shtetit. Bushati tha se lobistët e përfshirë kanë dobësuar pozicionin e Kosovës në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. “Jeta Xharra zbulon tjera lobime për shkëmbim territoresh dhe kundër Gjykatës Speciale. Fatkeqësisht, qeveritë janë rrëzuar njëra pas tjetrës, lobistët janë paguar të sjellin tema nga pluhuri i arkivave të Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe media duke dobësuar ndërkombëtarisht pozicionin e Kosovës”, shkruan Bushati në rrjetin social Twitter.

Read More

Sot, e ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, Megi Pojani ka folur për herë të parë në lidhje me shkëputjen nga “Hostel By Anabel”, nga ku u bë e njohur fillimisht. Ajo siguroi që nuk ka më lidhje me asgjë që ka vulën e kompanisë Anabel. E pyetur nga moderatorja e programit nëse marrëdhënia në kohën e bashkëpunimit ka qenë reciproke, Megi u përgjigj: “Unë jam njeri mirënjohës që them edhe falemindeirt. Megjithatë nuk më pëlqen të them as e bëra, as më bënë. Pasi unë mund të dal tani të nis diçka të re dhe do ta bëja po…

Read More

Ishte ora 09:31 minuta e mëngjesit, kur Ardian Çapja po dilte nga banesa për të shkuar te Hotel Univers, 100 m larg. Teksa po zbriste shkallët, 55-vjeçari u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës. Plumbi e goditi në shpatullën e majtë. Snajperisti ka qëlluar vetëm 1 herë, pasi Çapja ishte rrëzuar dhe ai nuk kishte më pamje vizuale. Qitësi dyshohet se ishte vendosur në fund të Kodrës Krastë, që ndodhet përballë vilave të familjes Çapja, rreth 280 metër largësi.Ka përdorur edhe silenciator dhe gëzhojën nuk e ka lënë në vendin e ngjarjes. Bazuar në këto të dhëna, hetuesit thonë…

Read More

Presidenti Ilir Meta kthen një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend, pasi arsyeton se shkel parimet kryesore kushtetuese. Bëhet fjalë për ligjin për “Përmirësimin e Zonave të Biznesit” (BID), një risi inovatore që ka për qëllim të përcaktojë zona të veçanta ku bizneset vetëorganizohen, me synimin për një menaxhim më cilësor të zonës në lidhje me shërbimet publike bazë të ofruara dhe për shërbime shtesë që mundësohen nga ky vetëorganizi. Por sipas Metës, “ky akt i ri ligjor, përveç se shkel nenit 11, 41, dhe 155 të Kushtetutës, në disa nene të tij njëkohësisht, përmban parashikime që bien ndesh me…

Read More

Karantina e gjatë në Britani të Madhe ka rritur kërkesën për qenushë. Por rritësit e tyre janë të shqetësuar se shumë familje do të heqin dorë menjëherë pasi të përfundojë mbyllja, kur të kuptojnë edhe shkallën e përgjegjësisë që kanë përpara. Kërkesa është rritur me 180 përqind krahasuar me një vit më parë dhe arsyeja janë fëmijët. Prinderit janë gjendur në vështirësi gjatë mbylljes mbi 11-javore dhe një qen është zgjidhja për argëtimin e tyre. Të frikësuar se disa qenushë mund të jepen në qendrat e shpëtimit pasi jeta të kthehet në normalitet, tregtarët po kërkojnë sa më shumë informacione…

Read More

Quhet Marie Cau dhe sapo është zgjedhur kryebashkiak(e) e një fshati në veri të Francës, Tilloy-lez-Marchiennes. E veçanta e Cau është se konsiderohet transgjinori i parë që drejton një bashki. “Isha një mashkull. Kisha lindur në trupin e gabuar”, shprehet ajo. Cau thotë se do të bëhet simbol i normalitetit dhe një shenjë për këtë është edhe miratimi nga votuesit në fshat ku drejtonte prej 20 vjetësh i njëjti njeri.

Read More

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka komentuar situatën e krijuar në vend pas shtimit në numra rekord të rasteve me koronavirus. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, ndërsa tha se kjo ka ardhur nga mosrespektimi i masave.Ndërkohë, Pipero tha se nuk do ketë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë ose dimër. “Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye.Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën…

Read More