Author: tirana

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe të Rindërtimit Arben Ahmetaj se Shqipëria shënoi sukses dje në daljen në tregjet ndërkombëtare sa i përket eurobondit. “Arsyeja besoj që ia vlen simbolikës edhe të ritakimit në këtë mjedis, sepse megjithëse lajmet e mira në tërësi nuk janë prioritet i kronikës, dhe kur vjen puna për lajmet e mira që lidhen me ekonominë, aq më pak. Por realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi…

Read More

Leo Messi apo Diego Armando Maradona? Debati i përjetshëm, me të cilin duket se nuk lodhen në Argjentinë, vazhdon. Gjithmonë në plan të parë, kur bëhet ky krahasim, del figura e diskutueshme e yllit aktual të Barçës dhe performanca e tij me Albiceleste. I pyetur për këtë, Hristo Stoichkov, ish-lojtari i skuadrës katalanase, ku kaloi një sezon dhe shkëlqeu “Dora e Zotit”, iu dërgoi një mesazh argjentinasve për “përbuzjen” e tyre ndaj Messit. “Leo është një yll, një mit, ndaj bëhet e vështirë të krahasosh dikë me të. Askush nuk ka fituar sa ai. Gjashtë “Topa të Artë”, pesë “Këpuca…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë. Vendimi i qeverive të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik. “Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive” thotë ministria. Ministria e…

Read More

Për shkak të masave të marra për pandeminë e koronavirusit, Gjermania ka vendosur që të shtyjë hapjen e kufijve me vendet e treta ku përfshihet edhe Shqipëria. Mësohet se ky vendim vlen për vendet e treta, ku përfshihet dhe Ballkani Perëndimor. Mediat gjermane raportojnë se shtyrja e hapes së kufijve do të jetë deri më 31 gusht. Ndërkohë, Gjermani ka hapur kufirin me Luksemburgun, ndërsa për shtete si Austria, Zvicra dhe Franca kontrollet nuk janë sistematike, por vetëm rastësore. Kujtojmë se për këto vende ishte parashikuar që kufijtë të hapeshin në 15 qershor.

Read More

Analizë nga Stephen Collinson, CNN/ Eulogjia prekëse ndaj George Floyd nga vëllai i tij Rodney, të martën është pjesërisht e vërtetë, megjithëse sa i thellë dhe i qëndrueshëm do të jetë ky ndryshim do të shihet në vazhdim. Në një hark kohor të shkurtër, vdekja e një njeriu me ngjyrë nga një polic i bardhë u bë një pasqyrim në historinë e dhimbshme racore të Amerikës. Floyd papritmas u bë njeriu më i famshëm në botë, duke i shkaktuar dhimbje të gjithëve me fjalët e tij : ” Unë nuk mund të marr dot frymë “. Megjithatë ai kurrë nuk…

Read More

Përmes një postimi në facebook ish deputeti i PD-së Agron Shehaj, akuzon kryeministrin Rama se gënjeu bizneset e qytetarët me paketën e tretë të ndihmës ekonomike. Ndërsa publikon videon e kreut të qeverisë, Shehaj shkruan se sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm. Shehaj bën përgjegjës kryeministrin Rama se po shkatërron ekonominë, ndërsa thekson se ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë! Postimi i plotë: Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve…

Read More

“Asnjë lojtar nuk mund të transferohet pa u mbyllur sezoni”. Është ky opinioni i shprehur nga FIFA, që ka ndërhyrë në temën më të nxehtë që ka të bëjë me skadencën e kontratave të shumë futbollistëve në 30 qershor. Ideja e qeverisë botërore të futbollit është të ndalojë transferimet, duke zgjatur periudhën e kontratave aktuale derisa të kompletohen sezonet. Për ta bërë këtë, në fillim duhet të përcaktohet një datë e saktë se kur mund të nisë merkato. E lehtë për ta thënë, por vënia në praktikë është shumë e vështirë. Problemi më I madh ka të bëjë me dëshirën…

Read More

Pak ditë më parë çifti i njohur i showbizit, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Ishte vetë moderatorja, ajo e cila ndau me publikun lajmin e bukur, duke zbuluar edhe emrin Krid për vogëlushin. “Të dashurojmë Krid. E paç jetën të gjatë e të lumtur o bir. Sot e tutje ne jetojmë për ty. Zot faleminderit. Por mbi te gjitha faleminderit ty Elgit Doda, dashuria e jetes time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them dot me fjalë. Faleminderit që ekziston”, shkruante në postimin e saj Klea.…

Read More

Dashi Shenja juaj do përjetoj një moment te fuqishëm ndriçimi ne lidhje me horizonte te reja, mundësi te reja, udhëtime studime dhe kontakte te rëndësishme. Kujdes nga kundërshtarët. Demi Do hapet përpara jush e gjithë fushëpamja e çështjeve ekonomike e personale, qe kane qene te kushtëzuara. Ndoshta do fitoni gjithçka, por ndoshta mund te jete thjesht një ëndërr e bukur. Binjaket Ne fushën e marrëdhënieve do ketë situata te fuqishme ndarje e sqarime, por qe ne disa raste do ta keni kuptuar me vonesë qe keni qene mashtruar e tradhtuar apo anasjelltas. Gaforrja Çështje te përditshmërisë dhe shëndetit e punës…

Read More

Gjumi është një ndër faktorët për kushte të ndryshme duke përfshirë edhe mbipeshën dhe sëmundjet kardio-metabolike. Disa studiues bënë një eksperiment në lidhje me gjumin duke testuar disa persona, ata gjetën rëndësinë e gjumit në jetën e përditshme. Ata zbuluan që gjumi ndikon në zvogëlimin e nivelit të sheqerit, gjithashtu vërejtën një trend për konsumin e raportuar të karbohidrateve totale, shkruan alternative medicine. Hetuesi kryesor, Dr Wendy Hall, nga Departamenti i Shkencave Ushqimore vëzhgoi: “Fakti që zgjatja e gjumit çoi në një zvogëlim të marrjes së sheqernave falas, me anë të të cilave nënkuptojmë sheqernat që shtohen në ushqime nga…

Read More

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë. Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe. Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje. Paralelisht, IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe…

Read More

Përkujtohet sot 142 vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. E mbajtur më 10 qershor më 1878, Lidhja ishte e para organizatë politike mbarëshqiptare, me një platformë ideologjike, program politik, strukturë organizative në të gjitha trojet shqiptare, ushtri dhe aksione kulturore. Presidenti Ilir Meta, thekson se “në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, ku u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtet-formim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë” “Ndaj sot, në 142-vjetorin e krijimit…

Read More