Ndjekie si nëpër filma në autostradën Elbasan-Tiranë. Forca të shumta policie janë vënë në ndjekie të një makine të bardhë. Sipas raportimeve, një makinë tip “Seat” ngjyrë e bardhë ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe. Makina është marrë me qira në Tiranë, ndërsa pasi është arritur të ndalohet nga policia, janë arrestuar dy të rinj rreth 25-30 vjeç. Kujtojmë se Elbasani është në qendër të vëmendjes pas atentatit mafioz me snajper të Ardian Çapjas, një ditë më parë.
Author: tirana
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji të martën është shprehur se PD ka parashikuar që deri me datë 15 shtator, të përzgjedhë kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkish. I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT me gazetarin Nertil Agalliu, Salianji theksoi se PD ka nisur përgatitjen shumë kohë më parë për të përzgjedhur kandidaturat e saj për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, një proces i cili pritet të përfundojë nga mesi i muajit shtator. “Ne si forcë politike kemi nisur përgatitjen shumë kohë më përpara dhe tani, deri me datë 15 shtator, do të mbyllim dhe do…
Modertatorja Alketa Vejsiu është shprehur se qëllimi i saj nuk ka qenë që ta drejtonte vetëm festivalin e 58 të RTSH-së. E ftuar në “Provokacija”, Vejsiu tha se ajo u ka bërë thirrje mbi 30 personaliteteve mjaft të njohur në Shqipëri, por që ata s’e kanë shoqëruar duke e lënë vetëm. Referuar kësaj gjëje, Vejsiu tha se po ta dinin mediat këtë gjë, ndoshta do t’i kursenin komentet ndaj saj. “Unë kam ftuar mbi 30 personalitete të personazhëve të njohur në Shqipëri, që po të them emra tani do të shpërthejë ndonjë polemikë. Asnjë prej tyre nuk erdhi dhe më…
Pas personelit shëndetësor, testit serologjik do ti nënshtrohet edhe linja e dytë e riskut në përballjen me Covid-19, efektivët e policisë së shtetit. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, tha për Rtv Ora se objektivi është të shtrihet edhe në popullatën e gjerë. “Në mbi 2300 testime në personelin, vetëm 7% e tyre kanë rezultuar të përballur me Covid 19, kanë prezencë të antikorpeve. Pjesa tjetër nuk është përballur.Është fokusuar në dy grupe kryesore, personeli shëndetësor si linjë e parë dhe personeli i policisë së shtetit. Do të jetë ky grup i dytë i riskut për tu vlerësuar.Tendenca është…
Është djegur i gjallë një mjek që punonte në një projekt të financuar nga Mbretëria e Bashkuar në Guatemalë. Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak se banorët akuzonin për praktikim të magjisë. Një video prej disa sekondave tregon Domingo Choc Che 56 vjeç duke kaluar nëpër një fushë ndërsa flakët kanë përfshirë trupin e tij, të cilat i shkaktuan vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 qershor në qytetin Chimay. Specialisti i mjekësisë dhe shëruesi tradicional po punonte si bashkëpunëtor në një projekt farmaceutik të University College London (UCL). Ekipi raportohej se po shikonte ilaçet tradicionale me bazë bimore dhe…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se i leverdis që të futet në zgjedhje me Edi Ramën, pasi qytetarët do të shkojnë në votime dhe do të votojnë kundër tij. “Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik. Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm. Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh, pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij. Ndaj mua më leverdis prania e tij. Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve, jemi shumë…
Këtë të martë në “Stop” trajtohet rasti skandaloz i sjelljes së strukturave të shtetit dhe drejtësisë, që çuan në thellimin e një traume sociale. Një çift të miturish, 16 vjeç djali dhe 13-vjeçe nusja, janë prindër të një foshnjeje 1-muajsh. Mamaja e 16-vjeçarit kërkon ndihmën e “Stop”, pasi djali i saj ka 6 muaj në burg, i akuzuar për dhunë ndaj të miturës, që e bëri baba. Por sot 13-vjeçarja thotë se ai nuk e ka dhunuar dhe gjithçka e ka bërë e shtyrë nga e ëma, që nuk e donte këtë lidhje. Kallëzimi për 16-vjeçarin u bë në Korrik 2019…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Zakynthos të Greqisë, ku është ekzekutuar me armë zjarri një biznesmene. Mediat e huaja kanë bërë me dije se viktima e cila është identifikuar si Christina Kloutsinioti është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të veshur si policë, ku i plagosur ka mbetur edhe partneri i tij që fatmirësisht ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mosohet se ata po lëviznin me motor dhe kur në momentin që ka ndodhur ngarja kanë qenë pranë shtëpisë së tyre ku edhe autorët që ishin të veshur si policë ishin me motor.…
Prej ditësh bizneset e Tiranës kanë ngritur shqetësimin për vjedhjet dhe kërcënimet që shtetasit sirianë të ardhur ilegalisht në vendin tonë ju bëjnë. Një rast vjedhje është denoncuar mbrëmjen e sotme nga një biznes në emisionin Fiks Fare. Siç shihet dhe nga pamjet video brenda parfumerisë, dy sirianët futën në dyqan dhe në kohën kur një prej tyre bisedon me shitësen, tjetri mbush xhepat me parfume.Në fund, të dy largohen nga dyqani ndërsa nuk mund as të identifikohen sepse mbajnë kapela e syze. Ky shqetësim është ngritur dhe nga biznese të tjera.Video nga emisionin Fiks Fare:
Një sherr i madh ka ndodhur pasditen e 5 qershorit në një lokal të njohur në ish-bllok. Në këtë sherr, u përfshinë disa të rinj të moshave nga 18-20-vjeç të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta. Në pamje duket se situata në një moment doli tërësish jashtë kontrollit, ndërsa djemtë nisën të përdornin karrige dhe sendeve të tjera të forta. Pas incidentit, të rinjtë u shoqëruan në Komisariatin e Policisë për të dhënë sqarime për ngjarjen, por nuk kanë ngritur padi ndaj njëri-tjetrit.
Duke iu referuar ngjarjeve të ditëve të fundit, ku janë bërë publike disa raste të abuzimit seksual, qoftë me fëmijë apo me të rritur, është nxitur një debat se a duhen të legalizohen shtëpitë publike në vendin tonë. Kjo temë u risoll në vëmendje dhe në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Një nga të ftuarat ishte dhe gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila njihet për ndjeshmërinë e saj përsa i përket temave që kanë të bëjnë me edukatën seksuale apo të drejtat e grave. Ndërkaq, ndër të tjera ajo lexoi një mesazh që i kishin dërguar në rrjete sociale, tek thuhej…
Shoferi i Postës Shqiptare që u përplas në Korçë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. N.S, i cili ishte duke drejtuar një automjet tip furgon ”Volksëagen” të Postës Shqiptare u përplas me një tjetër automjet duke u plagosur rëndë. Pas disa orësh trajtim në Korçë ai u dërgua me helikopter drejt Traumës në Tiranë ku dhe tashmë 6 orë pas aksidentit ka vdekur.