Gjumi është një ndër faktorët për kushte të ndryshme duke përfshirë edhe mbipeshën dhe sëmundjet kardio-metabolike.
Disa studiues bënë një eksperiment në lidhje me gjumin duke testuar disa persona, ata gjetën rëndësinë e gjumit në jetën e përditshme.
Ata zbuluan që gjumi ndikon në zvogëlimin e nivelit të sheqerit, gjithashtu vërejtën një trend për konsumin e raportuar të karbohidrateve totale, shkruan alternative medicine.
Hetuesi kryesor, Dr Wendy Hall, nga Departamenti i Shkencave Ushqimore vëzhgoi: “Fakti që zgjatja e gjumit çoi në një zvogëlim të marrjes së sheqernave falas, me anë të të cilave nënkuptojmë sheqernat që shtohen në ushqime nga prodhuesit ose në gatimin në shtëpi si dhe sheqernat në mjaltë, shurupe dhe lëng frutash, sugjerojnë që një ndryshim i thjeshtë në stilin e jetës mund të ndihmojë vërtet njerëzit të konsumojnë dieta më të shëndetshme”.
Të dhënat sugjeruan gjithashtu se grupi i kontrollit dhe studiuesit besojnë se mund të kërkohet një periudhë rregullimi në çdo rutinë të re.
