Author: tirana

Analisti Andi Bushati ka bërë një parashikim për fituesin e zgjedhjeve të ardhshme. I ftuar në emisionin “Open”, Bushati u shpreh se fitues i zgjedhjeve do të jetë Edi Rama. Ai iu drejtua gazetarit dhe botuesit te njohur Carlo Bollino, duke i thënë se mund të qëndrojë i qetë, pasi me kulla dhe banditë, Rama e ka fitoren të sigurtë. Ky reagim erdhi në momentin kur po diskutoheshin propozimet e OSBE-ODHIR. “Rri pa merak, zgjedhjet në qershor, korrik i fiton Edi Rama, me kullat dhe banditët”, tha Bushati.

Read More

Kancelarja Gjermane Angela Merkel gjatë një interviste për televizionin “ZDF” ka folur në lidhje me të ardhmen e saj politike duke iu dhënë fund zërave që aludonin për një mandat të pestë në krye të Kancelarisë Gjermane. Ajo ka thënë se është e vendosur sa i përket vendimit që të mos kërkojë një mandat të pestë si kancelare e fuqisë më të madhe ekonomike në Evropë. Kujtojmë se edhe në tetor të 2018-s, Merkeli ka njoftuar largimin nga posti i lideres së CDU-së dhe se nuk do të kërkonte një mandat të pestë si kancelarë më 2021.

Read More

Javët e fundit të pandemisë u zbuluan se të prekurit nga koronavirusi kishin edhe disa simptoma që nuk ishin evidentuar më parë, humbjen e shijes dhe të të nuhaturit. Tani, shumë pacientë të shëruar, muaj më vonë, thonë se asnjë nga këto shqisa nuk është kthyer, ose janë shumë, shumë të lehta, thuajse joekzistuese. Ata u thanë “The Wall Street Journal” se ata s’mund të ndiejnë aromën e parfumit, madje disa prej tyre as nuk e shijojnë ushqimin, si pica p.sh., që u duket si karton. Doktorët thonë se disa pacientë të shëruar do t’i fitojnë këto shqisa, ndërsa të…

Read More

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u filmua dje teksa shkonte në Selinë e PD me dorën e fashuar dhe me vështirësi në të ecur, duke çaluar. Kryetarja e LSI për shkak të vështirësive në të ecur ka lajmëruar se nuk do paraqitej në punë por zhvillimet e rëndësishme për Reformën Zgjedhore dhe angazhimi i drejtpërdrejt i ambasadorëve Kim, Soreca e Norman, e kanë detyruar të dalë nga shtëpia.Kryemadhi ka qenë duke bërë punët e shtëpisë dhe aksidentalisht është rrëzuar duke ndrydhur këmbën. Kjo ka bërë që kryetarja e LSI të mos shfaqej në publik deri dje. Në videon e mëposhtme…

Read More

Iris Luarasi, e cila drejton që Qendrën e Këshillimit për gra dhe vajza kundër dhunës në familje, kërkoi kastrim kimik për personat që kryejnë abuzime seksuale me të mitur. “Në fakt kur e hodha këtë si ide sot në rrjetet sociale, shumë menduan mos është kjo një ide si ato që vijnë nga mesjeta? Në fakt nuk është një histori që vjen nga mesjeta, është diçka që ndodh në vendet e zhvilluara. E ke në Kalifornia që në fillim të viteve 1990 ligjin për kastrimin e pedofilëve. Në vitin 2019 është shteti i Alabamës në SHBA që miratoi ligjin për…

Read More

Kryeminstri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme ku ka folur për Redormën Zgjedhore, ka zbuluar dhe datën se kur do të shkojë vendi drejt zgjedhjeve parlamentare. Rama tha gjithashtu se ka pak gjasa që identifikimi elektronik i votuesve të arrihet në zgjedhjet e ardhshme. “Nëse do i qëndronim strikt kornizës së rekomandimeve të OSBE ne nuk duhet ta diskutonim fare përfshirjen e teknologjisë në proces. ODIHR nuk e inkurajon dhe ka vende që e quajnë dhe antikushtetuese.Votimi elektronik është i përjashtuar kategorikisht. Megjithatë duhet thënë se kjo është një gjë që kërkon kohë. Unë jam…

Read More

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me pikën ku kanë mbetur negociatat për Reformën Zgjedhore. Rama tha se maxhoranca mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore, duke u shprehur se kjo është një pikë e shkruar qartë në rekomandimet e OSBE-ODHIR. PJESË NGA EMISONI: Rakipllari: Rregullat e lojës janë bërë mes dy palëve, përgjithësisht maxhorancat janë përpjekur për garanci. Çfarë iu kushton ju që t’i jepni garanci për komisionerët e saj në numërimin e votave? Rama: Nuk na kushton ne? Është gangrenë 30-vjeçare. Nuk e kemi kërkuar ne këtë Reformë. Unë nuk besoj që në Shqipëri, zgjedhjet…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i një kompanie të shpimit të naftës mendon se tregu amerikan i naftës po i drejtohet një “goditje të mini-furnizimit” me çmimet e naftës amerikane që mund të rriten mbi 90% ,në 70 dollarë për fuçi nga vjeshta, pasi SHBA do të shkurtojë prodhimin e tepërt. Dan Eberhart, shefi ekzekutiv i Kanarie i tha Markets Insider: “Kur të dalin numrat e prodhimit të SHBA-së, ne do të zbulojmë se prodhuesit amerikanë kanë prerë më shumë se duhej prodhimin duke sjell kështu një shok në tregun e naftës “. Eberthart shtoi: “Unë mendoj se West Texas Intermediate do t’i afrohet…

Read More

Të trokasësh në dyert e drejtësisë për të denoncuar dhunën seksuale është një akt guximi, por rreth 60% e rasteve për të mitur përfundojnë pa një vendim gjyqësor ndaj agresorit. Altin Hazizaj nga Crca rendit disa nga arsyet kryesore. “Në Bashkimin Europian ka vendim gjyqësor për mbi 60% të rasteve që denoncohen, ndërsa në Shqipëri ka vetëm për 43% të rasteve. Mund të ndodhë që prokuroria nuk mbledh dot prova, që viktima kërcënohet dhe tërhiqet apo edhe korrupsioni”. Edhe sistemi arsimor është sipas tij përgjegjës. “Mësuesit duhet të kryejnë edhe funksion social jo vetëm të japin dije”. Sipas Hazizajt, në…

Read More

Kryeministri Rama ka komentuar Reformën Zgjedhore. Ai tha se topi është në fushën e Partisë Demokratike. Rama është pesimist për identifikimin elektronik pasi kjo kërkon kohë dhe Shqipëria nuk duhet të shkonte menjëherë pa teste pilote. “Topi është në fushën e Partisë Demokratike. Mendoj që kemi bërë të gjitha koncesionet e arsyeshme. Nëse do ti qëndronim strikt kornizës së OSBE/ODIHR ne nuk do ta përfshinim fare teknologjinë. Ne bëmë një studim serioz në vitin 2016 për identifikimin elektronik. Problemi me këtë është që kërkon kohë. Unë jam pensimist. Në asnjë mënyrë nuk duhet të shkojë menjëherë. Të ecnim me projekte…

Read More

Në Manaus, qyteti më i madh në pyjet e Amazonës, njerëzit po vdesin në shtretërit e tyre. Bllokimi nga koronavirusi po përpiqet të hiqet në të gjithë Brazilin, njerëzit mbushin rrugët, zhurma e trafikut është duke u shurdhuar, tregjet janë plot, por shifrat e viktimave vazhdojnë të rriten. Brazili është vendi i dytë me numrin më të lartë të të prekurve në botë, me mbi 590 mijë të prekur dhe 32.688 viktima. Në një nga lagjet më të prekura dhe më të varfra në Sao Jorge, trupat mbushin rrugët, por nuk lejohet të bëhet një funeral i duhur. “Sky” shkruan…

Read More

Polica angleze ka vënë në pranga një 19 vjeçar shqiptar i cili është kapur me drogë në apartamentin e tij. Mediat e huaja bëjnë me dije se një 19- vjeçar shqiptar me emrin Klodian Nikoci është arrestuar në qytetin e Ipsëich në Angli pasi iu zbulua në apartament një fabrikë droge. Nikoci kultivonte me mjete të specializuara kanabis brenda dhomës së apartamentit 2+1 në Ipsëich. Zbulimi i tij është bërë nga komshinjtë të cilët e kishin vënë re mallin nga dritarja.Droga kishte vlerën prej 30 mijë paundësh.

Read More