Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një shkrimi të publikuar dje në median italiane “Il fatto quotidiano” për çështjen e arrestimit të ish-senatorit italian Sergio De Gregorio. Në shkrim thuhet se De Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që publikoi 3 vite më parë lajmin për skandalin e mbetjeve toksike të zhdukura në Shqipëri ishte porositur nga politikanët shqiptarë për të bërë fushatë kundër qeverisë shqiptare. Sot kryeministri Rama ka sulmuar Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke i treguar si ‘opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga ai’. “Kjo shpifje plehrash kishte…
Author: tirana
Për ministren e Shtetit për Marrëdhënie Parlamentare tashmë “topi” për Reformën Zgjedhore është në fushën e opozitës dhe se lideri i PD Lulzim Basha duhet të bëjë zgjedhjen e tij. E pyetur nga gazetarja nëse beson akoma që Sali Berisha po bën pjesën e opozitës në këtë reformë, Spiropali u shpreh se “Unë mendoj se kjo është pika ku kryetari i opozitës duhet të ndajë njëherë e mirë nëse është Lulzim Basha apo është Basha masha.” “Është dakordësuar për një draft përfundimtar “topi” është në fushën tjetër, presim përgjigjen e liderit të opozitës. A do të bëhet pjesë e zgjidhjes…
Elisa Spiropali ministre e Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare në studion e “ABC News” ka folur për ngërçin politik. Spiropali u shpreh se tashmë është detyrë e opozitës që të marrë vendimet që i takojnë, pasi sipas ministres mazhoranca i ka realizuar detyrimet e saj. Për ministren e Shtetit për Marrëdhënie Parlamentare tashmë “topi” siç ajo e quan për Reformën Zgjedhore është në fushën e opozitës dhe se lideri i PD Lulzim Basha duhet të bëjë zgjedhjen e tij, ndërsa theksoi: “Jemi në pikën ku Basha duhet të zgjedhë babain ose Europën”. “Është dakordësuar për një draft përfundimtar “topi” është në…
Ekonomia gjermane pritet të tkurret 7,1% këtë vit, para se të rikthehet në një rritje modeste në 2021 dhe 2022, deklaroi banka qendrore e vendit. ”Bundesbank” deklaroi në parashikimet e saj gjysmë-vjetore se ”Gjermania do të përjetojë një recesion të thellë në vitin 2020 pasi pësoi efektet zinxhir të kufizimeve ekonomike për të përmirësuar pandeminë e koronavirusit”. Banka tha se ekonomia do të tkurej 7,1 %, më keq se rënia prej 5,7 % e PBB-së gjermane që ndodhi pas krizës financiare të 2009-s. Banka dha parashikime më optimiste për 2021 dhe 2022, kur ekonomia pritet të rritet përkatësisht 3,2 dhe…
Ish-portieri Hugo Gatti e analizoi kthimin e futbollit në La Liga dhe i befasoi shumë tifozë duke e krahasuar Eden Hazardin e Real Madridit me Lionel Messin e Barcelonës. Vendimi për rinisjen e La Ligës këtë muaj ka bërë që futbolli të kthehet si njëra ndër temat më të diskutuara në Spanjë. Ish-portieri argjentinas, Hugo Gatti, i ftuar në emisionin spanjoll ‘El Chiringuito’ tha se Eden Hazard është në nivelin e bashkëkombësit të tij, Lionel Messit. “Nëse Hazard s’ka lëndime, si gjatë Kupës së Botës, ai është në nivelin e Messit. Ata të dy janë talente të mrekullueshme. Vetëm koha…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se po shikohet mundësia që të hiqen taksat për bizneset e vogla deri vitin e ardhshëm. Teksa ka publikuar disa foto ku shihet se bizneset kanë njoftuar mbylljen per shkak te situates se shkaktuar nga COVID-19 dhe dhënien e ambienteve me qira, demokratja theksoi se ‘Ramavirusi’ po ‘vret’ bizneset. https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3181181761969767 REAGIMI I TABAKUT Ramavirusi që vret bizneset Për shtatë vjet me radhë banda ne pushtet ka goditur ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve. Paketat fiskale të drejtuara nga Ramavirusi kanë pasur si synim grabitjen e…
Mund të jenë të talentuar, të aftë, kreativë, por u mungon vullneti. Shenjat e mëposhtme janë dembelet e zodiakut dhe nëse e gjeni veten në listën e mëposhtme, shumë pyetje tuajat do të marrin përgjigjie. Lënia e punëve në minutë të fundit, mbledhja e detyrave dhe neglizhimi i tyre duket se janë gjërat që këto shenja dinë të bëjnë më mirë. Luani Ju jeni kreativë , të talentuar, por ju mungon dëshira për të punuar !Dëshrioni të jeni në qënder të vëmendjes dhe t’i arrini gjërat në jetë pa u munduar shumë. Nëse nuk u habitët që e patë këtë…
Jeni ndjerë të pafuqishëm, keni pasur probleme me frymëmarrjen – po mendoni se keni pasur Covid-19? Ja çfarë thonë ekspertët që duhet të dini nëse mendoni se jeni ose keni qenë i infektuar me Koronavirusin e ri. Keni qënë të sëmurë në muajin shkurt: Nëse keni qenë i sëmurë para janarit, ka të ngjarë të mos ishte Covid-19, thotë Adam Spivak, një doktor i sëmundjes infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City. “Covid-19 ka qenë i pranishëm më parë sesa erdhi rasti i parë,” thotë ai. “Nëse keni qenë i sëmurë nga mesi i janarit deri në mes…
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar homologun e Danimarkës Henrik Kristensen me rastin e 5 qershorit, Ditës së Kushtetutës, teksa i ka bërë ftesë Kristensen të vizitoj Tiranën. “Nën shkrimi dhe shpallja e Kushtetutës më 5 qershor 1849 ishte një ngjarje e madhe historike për sistemin demokratik, emancipimin politik e shoqëror dhe të ardhmen e popullit mik danez. Në Kushtetutën e shpallur më 5 qershor 1953 u zgjeruan edhe më shumë të drejtat civil edhe private të qytetarëve”,- thekson Ruçi. “Përfitoj nga ky rast për t’ju falenderuar që Danimarka iu bashkua vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit 2020,…
Numri i rasteve me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 6 640 960 njerëzve në botë sipas të dhënave të “Johns Hopkins University”. Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar rreth 400 mijë më saktë, 391,285. Ndërsa të shëruarit në botë janë 2. 872. 731 persona. Pas SHBA është Brazili për numrin më të lartë të të infektuarve ku deri tani ka arritur 614,941 nga të cilët kanë vdekur 34,021 persona. Ndërsa në vend të tretë është Rusia me 440,538 të infektuar dhe 5,376 të vdekur. Vendi i parë në botë për numrin e të infektuarve dhe vdekjeve është SHBA…
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ditën e sotme homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi deklaroi dje në media se kishte ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet. Kujtojmë se kjo është vizita e parë pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së COVID-19. Ndërkohë, të dy vendet, ndodhen në një klime të ‘nxehtë’ politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore.
Moderatori i mirënjohur, Turjan Hysko, dikur pjesëtar i një prej grupeve muzikore më të suksesshme, “Produkt 28” ka reaguar ashtu si edhe figura të tjera të njohura të artit dhe televizionit, kundër dhhunës dhe abuzimit seksual. Hysko ka publikuar në profilin e tij Instagram një video të realizuar në vitin 2011 me titull “30 sekonda”, një këngë e cila përcjell përmes vargjeve një mesazh të fuqishëm dhe reflektues në lidhje me rastin e 15 vjeçares nga Babrruja e cila u abuzua nga roja i shkollës, rast që tronditi mbarë opinion publik duke u pasuar edhe me një protestë marshim dje…