Author: tirana

Nga suksesi i tyre akademik tek aftësitë e tyre sociale dhe shëndeti mendor, pandemia është një krizë për fëmijët e sotëm dhe pasojat mund t’i ndjekin ata gjatë gjithë jetës së tyre. Kur fëmijët dhe adoleshentët e sotëm të rriten, a do ta shohin veten si një “brez i humbur”, jeta e të cilit do të bjerë përgjithmonë nën hijen e një pandemie globale? Mbyllja e shkollave është një nga mjetet më të dukshme dhe të diskutueshme me të cilat Covid-19 po prek të rinjtë. Sipas Unescos, arsimi i gati 1.6 miliardë nxënësve në 190 vende deri më tani është…

Read More

Periudha e karantinës ka qenë tepër frymëzuese për kantautorin e njohur shqiptar, Ermal Meta. Ylli i muzikës ka publikuar këngën e tij më të re që është një bashkëpunim me të famshmin Bugo! “Mi Manca” ose “Më mungon” është titulli i këngës së re që është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarëve në këtë periudhë nostalgjike nga izolimi prej virusit. Por surpriza e madhe e këtij projekti është protagonistja kryesore e klipit, Ambra Angolini, ylli i ekranit italian, e cila interpreton në një klip bardhezi i fokusuar tërësisht te portreti i saj. Ermali ka shprehur falenderimet e tij për…

Read More

Për pak muaj moderatorja e njohur, Jonida Vokshi pritet të bëhet nënë për herë të parë. Së fundmi ajo ka zbuluar me anë të disa postimeve dollapin e vogëlushes. “I shoh nga 40 herë në ditë dhe nuk ngopem”, ka shkruar Jonida krah videos në ‘Instastory’. Me siguri moderatorja është duke përjetuar momentet më të bukura, pasi shumë shpejt familja e saj dhe Besnikut do të shtohet me një anëtar të ri.

Read More

Prej dy vitesh mbahej peng nga babai i tij në malet e Mirditës.  Policia ka finalizuar operacionin “Kurbneshi”, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Policia lokalizoi dhe vuri në pranga 44-vjeçarin, i cili prej një viti e gjysmë ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Gjendet dhe fëmija i mitur 8-vjeçar, të cilin e kishte marrë i ati 44-vjeçar, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin po trajtohet me psikolog në DVP Lezhë. Strukturat policore të DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit Mirditë, pas shumë kontrollesh…

Read More

Moderatorja e njohur, Roza Lati ka eksperimentuar jo pak herë me ‘look-un’ e saj. Së fundmi duket se ajo ka zgjedhur t’i zgjasë sërish flokët e saj në ngjyrë të zezë dhe bionde. “Përshëndete Rozën e re”, ka shkruar Lati krah postimeve në ‘Instastory’, ku duket mjaft e qeshur. Roza ka treguar gjithmonë se i pëlqejnë ndryshimet, ndaj dhe ka ndarë me ndjekësit pamje nga më të ndryshmet. Me siguri në muajt e ardhshëm, Lati do të vendosë të ndryshojë sërish diçka nga pamja e saj.

Read More

Sot është afati përfundimtar për bizneset që të aplikojnë tek tatimet në mënyrë që punonjësit e tyre që janë larguar nga puna nga data 1 mars deri në 17 maj të mund të përfitojnë pagën e luftës. Sipas asaj që konfirmoi edhe kryeministri Rama, nëse bizneset nuk aplikojnë, më shumë se 60 mijë punonjës janë shpallur përfitues të pagës 40 mijë lekë një herë për shkak të problemeve që u shkaktoi koronavirusi. LEXONI LISTËN E PLOTËMe një vendim përcaktua që “ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh e përfitojnë ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë…

Read More

Ish-ministri grek i Financave Janis Varufakis, flet për krizën pas pandemisë dhe rekomandon qeveritë si të rimëkëmben ekonomikisht. Ekonomisti dhe akademiku i njohur, thotë se, Evropa jeton në një demokraci të brishtë, ndërsa në Ballkan ajo është thuajse e dështuar. Sipas tij, kriza që po bota po kalon ndaj COVID-19 “nuk duhet parë si e ndarë nga ajo që ka ndodhur në vitin 2008”, duke theksuar se “po ndahet bota e parasë, nga bota e njerëzve të thjeshtë”. Drejtues të organizatave të rëndësishme financiare kanë dhënë alarmin për një krizë të rëndë ekonomike edhe më e rëndë se krizat e…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, ku do keni mundësi që të bëni paqe, apo të takoni persona që t’iu bëjnë t’iu rrahë zemra. Keni shumë mendime në kokë dhe rrezikoni që të nervozoheni. Në punë, ekziston mundësia që të merrni diçka të mirë. Demi Mbani parasysh se e keni vetë në dorë të ardhmen tuaj. Gjatë…

Read More

I gjithë ekipi i Tiranës, ditën e nesërme do t’i nënshtrohet testit që zbulon nëse janë të prekur nga koronavirusi. Tamponin do ta bëjë të gjithë ekipi i Tiranës. Kjo vjen në një kohë, ku rreth një javë më parë pati në ndeshjen ndaj Bylisi pati një rast pozitiv tek skuadra ballshiote. Edhe pse ndeshja u luajt, kryerja e tamponëve tek, Tirana është e paevitueshme. “Bardhëeblutë” nisen për në Gjirokastër nesër ku pritet të luajnë ndaj Luftëtarit, por përpara ndeshjes do të kryejnë tamponin ndaj Covid-19.

Read More

Ndryshon qëndrimi i palës kosovare. Në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë, po lejohen hyrja e qytetarëve. Atyre u janë bërë vetëm kontrollet mjekësore dhe nuk u kërkohet asnjë dokument apo procedure tjetër. Ndonëse në vendimin e Qeverisë Kurti u saktësua që qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë, duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19, jo më i vjetër se katër ditë, një gjë e tillë nuk u pa që është duke u zbatuar në pikën kufitare në Vërmicë. “KosovaPress” vëzhgoi një ditë pune në këtë pikë kufitare, ku nuk vërehej fluks i madh i automjeteve as në…

Read More

Në Izrael mësimi kishte rinisur si normalisht tre javë më parë, por situata nuk shkoi ashtu siç mendonin autoritetet shëndetësore. Numri i infektimeve në klasa është shtuar ndjeshëm, çka detyroi mbylljen e 92 shkollave dhe kopshteve. Numri i rasteve pozitive në mesin e nxënësve dhe stafit arsimor tani është 304. Në Francë gjithashtu 70 shkolla janë mbyllur pas infektimeve të reja në vazhdën e heqjes së masave të kufizimit. Episode të ngjashme ka pasur edhe në Gjermani, sidomos në Göttingen. Shpërthimi i virusit në një vatër të re në këtë qytet bëri që shkollat të mbyllën për një javë, hera…

Read More

Katër nga nëntë anëtarët e organizatës kriminale që ushtronin prostitucion, vjedhje dhe trafikim droge kanë rënë në prangat e policisë italiane. Mediat fqinje shkruajnë se hetimet për organizatën nisën në vitin 2016 dhe pjesë e saj ishin shqiptarë, rumunë, si dhe italianë.  Të arrestuarit Mësohet se në krye të organizatës kriminale ishte shqiptarja e arrestuara, Liljana Shoshari, 35-vjeç, banuese në Rezzato. Dyshohet se Shoshari shfrytëzonte prostitutat dhe shiste drogë. Gjithashtu mes të arrestuarve ishte shoferi si dhe personi që shpërndante vajzat në ‘vendet e punës’. Ai është shtetasi kalabrian, Ludovico Ratta, 61-vjeç, banues në Reggio Emilia. Ndërsa rumuni, Ionica Paun, 38-vjeç…

Read More