Author: tirana

Në një lidhje ‘live’ ditën e sotme me ‘Ëake up’ ishte modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të jetës së saj private, megjithatë Heidi ka dashur ta vërë theksin te karriera e saj. Ajo foli gjatë për modelingun dhe për pasionin e saj të fëmijërisë, kinematografinë, të cilën tashmë e ka si qëllim kryesor. Ndërsa e pyetur për miqësitë e saj me vajzat e shoëbiz-it shqiptar, Heidi u shpreh se Armina Mevlani është ndër mikeshat e vetme shqiptare, duke u shprehur se është shumë e pastër në shpirt…

Read More

Sarah Jessica Parker po përballet me akuza të rënda nga ish-punonjësja e saj, e cila ka qenë pjesë e linjës së shitjeve të këpucëve të “SJP” në Las Vegas. Sipas saj, aktorja e “Sex & the City” nuk e ka paguar për orët shtesë që nga që nga 31 dhjetori i vitit 2018 deri më 1 mars 2020. Ish-punonjësja e ka denoncuar 55-vjeçaren duke kërkuar t’i paguhen të gjitha paratë madje ka kërkuar edhe interes. Përfaqësuesit e Sarah Jessica Parker ende nuk kanë bërë një reagim publik kundrejt kësaj ngjarjeje.

Read More

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Kri Gorasi. Kri është bërë e njohur për publikun nga pjesëmarrja e saj tek “Aventurierët”. Kush e ka ndjekur formatin, ka mësuar se Kri ka jetuar në një jetimore. Ky sekret për të u zbulua gjatë një debati që ajo pati me Valin (njëra nga katër vajzat pjesëmarrëse). Ndërkaq, Kri zbuloi se dëshira e saj më e madhe është të hapë një jetimore të madhe në Tiranë dhe të gjithë fëmijët që do të qëndrojnë aty të mos ndihen të paragjykuar. “Unë kam dëshirë të hap një jetimore shumë të…

Read More

Pas arritjes së një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ambasadorja amerikane Yuri Kim ia la përgjegjësinë Bashën duke deklaruar se tashmë “topi është në dorën e tij”. Ditën e sotme ish deputeti Nard Ndoka, komenton deklaratën e ambasadores amerikane. Nard Ndoka beson se kërkesat e opozitës burojnë nga frika për përsëritjen e vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara. “Ambasadore Kim, topi i reformës është në Dibër, të ka dhën top të shpuar Damiani!”, shprehet Ndoka.

Read More

Jam duke e përjetuar ende (meqë tymi i bardhë akoma nuk ka dalë). Ishte pikante të qënit nën qiell shqiptar e tokë amerikane. Një rast për të kuptuar sa të vegjël e të pamaturuar jemi politikisht, saqë duhet dikush tjetër të udhëheqë një proces që duhet të ishte normalitet parlamentar. Përtej orëve të gjata të pritjes, ishte sfidë mundësia për të depërtuar brenda negociatave. Dhe teksa bashkë me kolegët ishim pak metra larg sallës së negociatave, dhe matnim mirë çdo informacion që raportonim, duke e verifikuar me kujdes, në anën tjetër duhet të “luftonim” me dhjetra lajme abuzive që shkruheshin…

Read More

Të gjitha bizneset e vogla, me xhiro nga zero deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin deri në vitin 2029. Një vendim i tillë që pritet të zyrtarizohet ligjërisht në këtë periudhë pandemie, u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ndërkohë që Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u shpreh ditën e sotme se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030. Pas njoftimit, të shumta ishin edhe reagimet nga qytetarët. Ata e shohin si fushatë para zgjedhjeve këtë vendim. Një komentues kërkon edhe shkarkimin e Ahmetajt dhe…

Read More

Eliona Pitarka ishte një nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar që mori pjesë dje te protesta kundër abuzimit të vajzave shqiptare! Ajo iu bashkua marshimit me një pankartë në të cilën shkruhej: “Kur fajësoni viktimën, bëheni palë me përdhunuesin”! Fotot nga protesta, aktorja e njohur i ka publikuar në Instagram, ku duket se ka pasur një impakt mjaft të madh. Shumë fansa e kanë përgëzuar për veprimin por ka dhe nga ato komente personash me profile false që provokojnë ose vërtet janë aq të prapambetur. Dikush i shkruan një koment Elionës për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares duke i…

Read More

Philip Clements dhe Florin Marin, u njohën në një aplikacion online dhe para tre vitesh u martuan me njëri-tjetrin. Ndërkohë 27-vjeçari rumun nuk shkoi për ti dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të tij 81-vjeçar, ndërsa pretendoi se qau për dy ditë. Nga ana tjetër, ai është gati të trashëgojë pasurinë e të moshuarit britanik. “Daily Mail” shkruan se Philip Clements ndërroi jetë mbrëmjen e 31 majit në një dhomë spitali që ishte e mbyllur për vizitorët për shkak të pandemisë së koronavirusit. Florin Marin, i cili është 54 vite më i ri se bashkëshorti i tij tha se është i…

Read More