Një granatë e paplasur është gjetur ditën e sotme nga punonjësit e UKT, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Vangjel Furxhi”, ndërsa granata është gjetur nga punonjësit gjatë hapjes së një kanali për tubacionet.Zona ku u gjet granata është rrethuar, ndërsa pritet mbërritja e ekspertëve për të bërë çmontimin e saj.
Author: tirana
Komisioni i Venecias i sugjeron qeverisë shqiptare që të rishikojë paketën antishpifje, për të cilën Këshilli i Europës kërkon mendimin e këtij institucioni. A2 ka publikuar draft-opinionin e Venecias, që konsideron se draft-amendamentet e ligjit për shërbimet audiovizive nuk janë gati për zbatim në variantin aktual. Ligji vuan nga paqartësitë dhe mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë dhe fjalimit politik në Shqipëri. Venecia vëren se Autoritetit të Medias Audiovizive i jepen fuqi të mëdha administrative për median “online”, prandaj kërkohet të rishikohet formula e përzgjedhjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave. “Përbërja e AMA-s dhe Komiteti…
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ditën e djeshme ka qenë i ftuar në studion e gazetarës Mmirela Milori në Abc News ku foli lidhur me Reformën Zgjedhore. Ajo çka ra në sy, ishte gjendja e tij e dehur, gjë që vuri në siklet dhe gazetaren. I pyetur nga gazetarja, për reformën zgjedhore dhe veprimet e Lulzim Bashës, Shehi tha se “kjo reforma do të mbyllet”, por shfaqte vështirësi të shumta në artikulim. “Zonja ambasadore me kaq rrugë sa bëri, për mua do të ishte mirë që të ndryshonte sistemin, budall unë, se shkon e vjen te Basha se dreqi dhe…
U bë goxha debat nëpër rrjetet sociale kur Arbana Osmani tregoi se në puntatën e kësaj të shtune do të ishte një vajzë që ishte përdhunuar që 12-vjeçe e cila do fliste me zë e figurë. Fillimisht ajo u keqkuptua dhe shumë persona i bënë thirrje Arbanës të mos publikohej historia në “Dua të të bëj të lumtur”, mirëpo më vonë, moderatorja sqaroi se vajza tani është 27-vjeçe. Pak më parë është publikuar dhe promoja e puntatës që do të transmetohet nesër, ku Adriana tregon se si është përdhunuar nga roja dhe polici ku ka bërë denoncimin. Arbana, po ashtu…
Gazrat e stomakut shkaktohen kryesisht nga gëlltitja e pavullnetshme e ajrit gjatë ushqyerjes por edhe për shkak të shpërbërjes së ushqimit në zorrën e trashë. Ushqime të caktuara siç janë fasulet, dardhat, brokoli, kërpudhat, qumështi, drithërat e plota dhe mollët kontribuojnë në shtimin e gazrave në stomak. Si të pakësoni gazrat e stomakut pas ushqyerjes Ekspertët të cilëve thonë se hapi i parë drejt pakësimit dhe eliminimit të gazrave të stomakut është pa dyshim kafshimi dhe përtypja e ushqimit. Ushqimi duhet përtypur mirë përpara se të gëlltitet dhe të tretet më lehtë. Hapi i dytë i rëndësishëm është që pas…
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, u trajtua rasti tragjik i 15-vjecares nga Babrruja, e cila u abuzua seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj. Në një situatë të tensionuar të mbarë opinionit publik, studio e emisionit nëpërmjet panelit të specialistëve, zbardhi detaje të tjera, të cilat thelluan edhe më tej skandalin. Në një komunikim të vazhdueshëm me familjen e 15-vjeçares, të cilët trokitën menjëherë pas ndalimit të 65-vjeçarit dhe tre të rinjëve në emision, për të apeluar ndihmë, pasi ndiheshin të kërcënuar dhe të frikësuar në lagjen ku ata edhe banojnë. I menjëhershëm ka qenë…
Nga David Frum/ Ndërsa trazirat dhe plaçkitjet kanë zhytur në kaos qytetet në të gjithë SHBA-në, shumë njerëz po spekulojnë se këto probleme mund të ndihmojnë në fakt rizgjedhjen e presidentit Donald Trump në nëntor për një mandat tjetër. Dhe këto spekulime bazohen në një analogji. Qytetet amerikane, u përfshinë nga trazirat në mesin e viteve 1960. Dhe në vitin 1968, kur republikani Riçard Nikson bëri fushatën presidenciale me premtimin kryesor ”ligjin dhe rendin”, në fund e fitoi presidencën. Siç ndodhi atëherë, do të ndodhë edhe këtë herë, vijon argumenti i atyre që e mbështesin këtë analogji. Trazirat e këtij…
Ngjarja e rëndë me përdhunimin e së miturës në Kamzë nga roja i shkollës ka rikthyer edhe njëherë debatin për dënimet e autorëve. Të bëhemi barrikadë për zbatimin e ligjit pa ekuivok. Pas kësaj thirrje për të gjitha organet e drejtësisë, kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se do të propozojë heqjen e alternativës për gjykim të shkurtuar për autorët e veprave penale me të mitur dhe dhunën në familje teksa në seancë dëgjimore ishte ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sipas Manjës autorët kanë përfituar nga kjo dispozitë ligjore, ndërsa kërkoi nga gjyqtarët dhe prokurorët të ngrihen në…
Aktorja Olta Gixhari prej disa kohësh ndodhet në Spanjë, aty ku po kalon dhe karantinën së bashku me partnerin. Ajo ndodhet në periudhën më të ëmbël të jetës së saj, duke pritur një fëmijë. Këtë lajm ajo e bëri të ditur pak kohë më parë. Duke qenë shtatzënë, Oltës i kanë ndodhur disa ndryshime në trupin e saj. Pozat me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar këtë foto duke treguar se pjesa e belit i ka ndryshuar dhe se një fjalë nuk po e përdor më fare këto muaj.…
Një çantë e dyshimtë ka alarmuar sot Policinë e Tiranës. Mësohet se kalimtarët kanë pikasur objektin pranë murit të Ambasadës së Federatës Ruse. Forcat e rendit kanë krijuar perimetrin e sigurisë teksa janë në pritje të efektivëve anti-eksploziv. Dyshimet e para lidhen me një alarm të rremë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i qeverisë shkruan në Twitter se takimi ishte vëllazëror, teksa të dy shfaqen të qeshur në një selfie. “Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror 🇦🇱👐🏿🇽🇰”, shkruan Rama.
Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano”, ka botuar një shkrim, që përfshin ish-senatorin Sergio De Gregorio dhe këshilltarin e Ilir Metës, Ilir Kulla Bëhet fjalë për një histori zhvatjesh e pastrami parash. Ish-senatori italian, i njohur në vendin fqinj për rrëzimin e Qeverisë “Prodi” në vitin 2008, pasi kaloi me “Forca Italia”, nga përgjimet e Prokurorisë, pas arrestimit të vitit 2017, rezulton se qendron pas fushatës shpifëse për ardhjen e mbetjeve kimike nga Italia në Shqipëri. Këtë gjë, ai e kishte organizuar me Ilir Kullën, këshilltarin e Ilir Metës, shkruan gazeta italiane. Por përmes një reagimi, Ilir Kulla e cilëson si…