Një çantë e dyshimtë ka alarmuar sot Policinë e Tiranës. Mësohet se kalimtarët kanë pikasur objektin pranë murit të Ambasadës së Federatës Ruse.
Forcat e rendit kanë krijuar perimetrin e sigurisë teksa janë në pritje të efektivëve anti-eksploziv.
Dyshimet e para lidhen me një alarm të rremë.