Pandemia e covid-19 ashtu si në gjithë vendet që u prekën, goditi dhe çoi në faliment edhe shumë biznese në Shqipëri. Mesa duket, një prej bizneseve që nuk ka mundur t’i mbijetojë dot krizës ekonomike të shkaktuar nga virusi ka qenë dhe ai i djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Restoranti me emrin “Rixhi’s” në zonën e Tiranës së re i hapur në dhjetor 2017, në pronësi të Erik Fullanit, ka mbyllur aktivitetin. Nga ekstrakti në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shihet se restoranti i djalit të ish-guvernatorit ka mbyllur aktivitetin. Erik Fullani ka qenë shpesh në qendër…
Author: tirana
Brenda ambienteve të lokalit në bllok janë konfliktuar djali i deputetit Tom Doshi, Markosi dhe nipi i deputetit Aqif Rakipi. Megjithatë ende nuk dihen detaje nëse dy të rinjtë janë proceduar për konfliktin me tyre, dhe shkakun e përplasjes brenda lokalit.
“Rrufe në qiell të hapur” te Vllaznia. Klubi shkodran nuk do të drejtohet nga tekniku maqedonas Mirsad Jonuz. “Panorama Sport” mëson se trajneri pasi ka pritur nga klubi të shlyhet, nuk ka duruar dhe është larguar përfundimisht. Që në numrin e sotëm, gazeta paralajmëroi se Jonuz pas ndeshjes në Vlorë kishte lajmëruar drejtuesit se do të largohej në Maqedoni, duke pritur zgjidhjen e situatës në orët e fundit. Ai u kishte thënë pjestarëve të stafit se do të udhëtonte drejt Kumanovës, aty ku ka edhe biznesin e tij, e më pas do të kthehej të premten. Por, një gjë e…
Një hulumtim rrjeti ballkanik Birn në Kosovë zbulon se Kushtrim Thaçi dhe Naser Veliu janë anëtarë në Bordin Drejtues të kompanisë së sigurimeve “Kosova e re”. I pari, Kushtrimi, është djali i vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi. Ndërsa, Naser Veliu është djali i ministrit aktual të Punëve të Brendshme dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu. Kompania e sigurimeve “Kosova e re” është në pronësi të një kompanisë tjetër “Fitorja Sh.P.K”. Sipas legjislacionit në fuqi, Ligjit për Sigurime, bordet e kompanive aprovohen nga Banka Qendrore e Kosovës. Kështu ka njoftuar BQK përmes një përgjigje me shkrim për KALLXO.com. “Bazuar…
Një grup të rinjsh janë konfrontuar fizikisht me njëri -tjetrin pasditen e kësaj të premteje në Sauk të Tiranës. Mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta. Burime bëjnë me dije se një prej të rinjve ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë te spitali i Traumës.
Këshilltari i presidentit, Ilir Kulla reagoi ditën e sotme pas skandalit të publikuar nga mediat italiane ku drejtësia fqinje kishte hetuar mbi implikimin e tij në një fushatë të ndërmarrë për denigrimin e qeverisë “Rama”. Kulla u shpreh se kjo ishte veçse një shpifje mediatike, por faktet e dokumentuara vërtetojnë krejt të kundërtën. Gazeta “TemA” publikon për herë të parë vendimin e tribunalit të Romës ku veç të tjerash përmendet edhe emri i Kullës si një nga personat kyç të implikuar në këtë çështje. Prokuroria fqinje, zbuloi se pas fabrikimit të lajmeve sikur mijëra kontenierë me mbetje toksike po vijnë…
Ditën e hënë nis sezoni i provimeve të maturës shtetërore, me lëndën e gjuhës së huaj, për të vazhduar me datë 11 qershor me gjuhën shqipe, me matematikën më 15 qershor, për ta përmbyllur me lëndën me zgjedhje më datë 18 qershor. Këtë vit ministria e Arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme për zhvillimin e maturës shtetërore, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Nxënësit rrezikojnë të humbin provimet nëse do të kenë temperaturë më të lartë se 37, 5 ditën e provimit. Në këtë rast maturanti do të mund ta japë provimin në…
A quhesh hajdut kur i vjedh një hajduti? Kjo është një nga pyetjet që është bërë shpesh edhe si për lojë fjalësh, marrë spunto nga bëmat e Robin Hudit. Kthehemi në ditët e sotme. Ajo që po ndodh në SHBA është krejtësisht e papranueshme dhe e shëmtuar. Protestat kundër racizmit, marrë shkas nga vdekja e Xhorxh Flojd, janë transformuar në grabitje ordinere nëpër dyqanet anëembanë vendit. Ja çfarë ka ndodhur së fundmi në SHBA. Një person pasi vodhi një dyqan me pajisje teknologjike, u zu menjëherë nga disa plaçkitës tjerë. Siç shihet edhe në video, një person i shëndetshëm pasi…
Ka disa njerëz të cilët është e vështirë për t’i kuptuar pavarësisht se përpiqen që të jenë sa më të drejtpërdrejtë, por nuk ia arrijnë qëllimit. Nëse dhe ju jeni njëri prej tyre nuk duhet të ndiheni keq pasi nuk është plotësisht faji juaj, në këtë aspekt ndikon edhe shenja juaj e horoskopit. Po cilat janë shenjat e horoskopit të cilat është e vështirë që t’i kuptosh? Binjakët: Ajo që vë në lëvizje Binjakët është një mister, por sjellja e tyre mund të justifikohet së paku nga dualiteti i personalitetit të tyre. Binjakët mund të jenë shumë kaotikë, hidhen nga…
Lëkundje sizmike janë regjistruar pasditen e sotme rreth orës 18:18 në Tiranë. Tërmeti me magnitudë 2.7 ballë i shkallës rihter ka patur epiqendrën 11 km nga Tirana. Sipas EMSC tërmeti ka patur një thellësi prej 2 km.
I riu në Krujë, Xhontil Bardhi, i cili u ekzekutua një natë më parë bashkë me të vëllanë ishte një i ri që i ishte përkushtuar fesë. Kisha Katolike, teksa ka publikuar një foto të tij me Papa Françeskun, zbulon se 24-vjeçari Xhontil Bardhi ka studiuar në Seminarin Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë” në Shkodër deri përpara pak muajsh me idenë dhe dëshirën për tu bërë meshtar. Përpara pak muajsh vendosi të tërhiqej për pak kohë nga studimet për të shqyrtu thirrjen e tij dhe atë që Zoti do të bëjë me jeten e tij. Pavarësisht kësaj, i riu…
Artistja e njohur e skenës shqiptare, Manjola Nallbani ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se sa e lumtur është ndjerë teksa e ka parë Universtitetin e Arteve ku punon prej shumë vitesh të rikonstrukturuar. “U kënaqa si fëmijë kur shkova në Universitetin e Arteve dhe e gjeta kaq të transformuar për mirë pas rikonstruksionit. Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës në këtë shkollë. Njëherë si studente e prej 15 vitesh si pedagoge. E lumtur që do kemi ambientet e kushtet që të ndihemi vërtetë si artiste ne, po sidomos më vjen kaq mirë për…