Author: tirana

Rëndohet bilanci i viktimave me COVID-19 në Shqipëri! Ministrja e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë ditën e sotme një 85-vjeçare, duke e çuar në 34 numrin e personave që kanë humbur betejën me koronavirus. Referuar burimeve zyrtare, e moshuara e identifikuar H.K, vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, e cila prej disa ditën ishte në terapi intesive. “Ndërron jetë në spitalin infektiv 85-vjeçarja me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion…

Read More

Të gjithë personat që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, diten e neserme me ne fund mund të njihen me përgjigjen e saj. Duke filluar nga dita e neserme për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së. Ashtu sic ndodh cdo vit tashme, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si…

Read More

Në monologun e tij këtë të premte në “Provokacija” Mustafa Nano është ndalur tek opozita. Nano ka komentuar atë që ai e quan “nervoziziëm në kampin opozitar”. Sipas moderatorit ky nervoizizëm lidhet me disa ngjarje si ajo e Astirit apo e Teatrit Kombëtar. “Ky nervozizëm u merr mendjen ca opozitarëve, dhe i bën të këpusin broçkulla njëra pas tjetrës. Fjala vjen, disa flasin për përplasje, për luftë civile”, shprehet Nano. Moderatori më tej ndalet edhe në atë që qarkullon vazhdimisht për “blerjen e Lulzim Bashës nga Edi Rama”. Sipas tij për shkak të nervozizmit opozitarët flasin për zgjedhjet e ardhshme…

Read More

Noizy qe një kohë të gjatë ka paralajmëruar se është duke punuar në disa projekte të reja muzikore. Kështu, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më të re. “Adrenaline” titullohet realizmi i ri muzikor që ka ardhur në bashkëpunim me reperin MatoLale. Për muzikën e projektit është përkujdesur Rvchet, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka punuar Marenglen Boja. Sikurse edhe në çdo projekt tjetër, Noizy ka shfaqur vajza dhe makina luksoze në klip, e për të gjithë këtë vizualitet kanë punuar Endi Hoxha dhe Fatlum Nerguti. Projekti muzikor…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se vëllai dhe kushëriri i kryebashkiakut socialist të Mallakastrës Qerim Ismaili janë arrestuar në flagrancë për kultivim droge. Sipas Berishës, dy familjarët e kryebashkiakut Ismaili janë arrestuar në shtëpinë e tyre në fshatin Çorrush të Mallakastrës, fshat nga i cili është kryebashkiaku. Në denoncimin e ish-kryeministrit thuhet se në Komisariatin e Mallakastrës po bëhet gjithçka që ata të lirohen. DENONCIMI I SALI BERISHËS: Arrestohet per droge vellai i narkokryetarit monist te Mallakastres! Nderyrje te fuqishme nga narkoshteti per lirimin e tij. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Mirembrema Doktor! Para rreth nje ore jane arrestuar ne…

Read More

Ish-kryetarja demokrate e parlamentit, Jozefina Topalli shpërthen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës. Topalli thotë se Basha u tërhoq më në fund nga të gjitha kauzat e tij në 7 vitet e fundit, nga “revolucioni” te “çadra e lirisë”, e tashmë nuk kërkon as “qeveri tranzitore”. “Këta janë të gjithë bashkë,” thotë politikania shkodrane teksa i akuzon si klasë politike e korruptuar që duhen shkulur. Reagimi i plotë i Topallit: 7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e…

Read More

Pas takimit rreth 1 orë e 30 minuta, palët politike kanë arritur marrëveshjen për sa i përket administrimit zgjedhorë duke u dakordësuar kështu për pikën e vetme ku nuk kishin gjetur konsensus për Reformën Zgjedhore. Mësohet se komisionet Politike do të vijojnë të jenë siç kanë qenë edhe në dy zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare dhe ato lokale. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.  Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.  Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Ndërkohë…

Read More

Nga Ergys Gjençaj Së bashku me operatorin Ismet Gjuzi mbërritëm në orë 9 e 15 pranë rezidencës amerikane në Tiranë, për raportimin e mëngjesit. Raportim që konsistoi në çka pritej të ndodhte, me shpresën për një “happy end”, tipik i filmave Hollywood-ianë. Pak më tej na lajmëruan se do hynim në rezidencë pasdite për deklarata. Por na thirrën të hynim në orën 13:30 e kësisoj shpresuam bashkë me kolegët se deklarata do të behej maksimumi në orën 16:00. Por më kot! Kaloi ora 16:00, 17:00, 18:00, 19:00… Orët e gjata të pritjes në hapësirën amerikane në periferinë e Tiranës, e…

Read More

Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka përgëzuar Shqipërinë për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. “Marrëveshja politike për Reformën Elektorale në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës të dorëzuar në këtë kërkesë kyçe te KE. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e@osce_odihr në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj #EU sot!”-shkruan komisioneri i BE.

Read More

Presidenti Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, Meta thekson se ky është ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Reagim i plotë i zëdhënësit: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falënderime edhe partnerëve tanë…

Read More

Japonia ka për synim që të fillojë përdorimin e vaksinave të koronavirusit nga qershori i vitit 2021. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, ndërkohë që vendi po përpiqet të jetë plotësisht i gatshëm për të pritur deri atëherë. Shkencëtarët në të gjithë botën po provojnë që të zhvillojnë një trajtim apo vaksinë ndaj COVID-19, sëmundja respiratore e cila shkaktoi numër të lartë të infeksioneve të koronavirusit të ri, që ka vrarë tashmë rreth 400 mijë njerëz në gjithë botën, shkruan “Reuters”. “Ne do të sigurojmë lehtësime të prodhimit paralelisht me zhvillimin e shpejtë të vaksinave”, tha ministri i Shëndetësisë Katsunobu Kato,…

Read More

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dakordësohen për administratën zgjedhore tha se të gjitha palët lëshuan diçka nga vetja për të mirën e Shqipërisë. Ajo tha se ishte krenare për këtë marrëveshje. “Jemi shumë të kënaqur që Këshilli Politik mori këtë vendim dhe u bë kjo marrëveshje e rëndësishme. Të gjitha palët kanë dhënë kontributet e tyre, por kanë hequr dorë, e kanë dhënë diçka që Shqipëria të përfitojë. Disa do ta kritikojnë si jo të mjaftueshme këtë marrëveshje, por po ta shikojmë në një kuadër…

Read More