Author: tirana

Dita Kombëtare e Suedisë, Meta letër Mbretit Carl XVI Gustaf: Jeni vend kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut Presidenti Ilir Meta ditën e sotme i ka dërguar një letër urimi Mbretit suedez Carl XVI Gustaf, me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë. Meta thotë në letër se Suedia është vendi kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa i përcjell mbretit suedez në emër të Shqipërisë urimet më të sinqerta. “Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë t’Ju përcjell edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të ngrohta! “Kam kënaqësinë…

Read More

Pas skandalit që tronditi opinionin publik, ku sipas SHÇBA mbrëmjen e djeshme shefi i Policisë Së Fushë Arrëzit Izmir Duraku është arrestuar, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë e cila ishte paraqitur në polici për të denoncuar përdhunimin që i ishte bërë nga disa persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani dhe të një psikologu. Sipas njoftimit të SHÇBA, ka dyshime të forta se në prill 2015 vajza është ngacmuar seksualisht nga shefi i Policisë Izmir Duraku, atë kohë Specialist i Hetimit të Krimit, ku kishte…

Read More

Në Kukës, Has dhe Tropojë dy dronë dhe mbi 60 punonjës policie vijojnë kontrollin nga ku në zonën e fshatit Papaj, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis në tentativë për t’i kultivuar. Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit me dronë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në Kukës, Has dhe Tropojë dy dronë dhe mbi 60 punonjës policie vijojnë kontrollin nga ku në zonën e fshatit Papaj, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis në tentativë për t’i kultivuar. Në lidhje me këtë rast policia thotë se u ushtrua…

Read More

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore kanë qenë të shumta reagimet. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ku thotë se kjo marrëveshje entuziazmoi vetëm ambasadorët dhe se partitë thanë thjesht “shyqyr që e hoqëm qafe kët budallëk” Postimi i Manjanit Reforma zgjedhore entuziazmoi vetëm ambasadorët. Ata u vetlavdëruan sa u kënaqën fare. Partitë që morën pjesë thanë thjesht “shyqyr që e hoqëm qafe kët budallëk”. Grupet e interesuara për një reformë të sistemit përfaqësues thjesht konfirmuan pakënaqësinë. Populli as që e ka haberin se ç’farë përmban reforma. Përjashtim bën Rudina e cila u fut në valle në emër të…

Read More

Vetëm pak orë pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim bën hapin e radhës për ta finalizuar duke thirrur opozitën parlamentare në rezidencën amerikane për ta bindur që të votojnë draftin konsensual në Kuvend. Takimi me disa deputetë, përfaqësues të opozitës parlamentare do të zhvillohet duke nisur nga ora 10:00 te rezidenca amerikane. Rudina Hajdari e firmosi dje marrëveshjen me argumentin se mori fjalën e SHBA-së për sistemin elektoral në fazën e dytë të diskutimeve, por kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi dhe deputetë të tjerë nga opozita parlamentare kanë deklaruar se nuk…

Read More

Institucioni Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka lajmëruar dy ditë më parë se nga e shtuna, do të fillojnë punimet për lidhjen e tubacionit të ri 10 km i cili do të shtojë sasinë e ujit në Bovillë. Mirëpo, për këtë arsye konsumatorët do të duhet të qëndrojnë dy ditë pa ujë! Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të ruajnë higjenën, UKT vendos të bëjë punime në periudhën më të papërshtatshme. Në një komunikim me “gazetareforma.com”, zëdhënësja e UKT u shpreh se kufizimi në furnizimin me ujë do të vijojë në institucionet më të rëndësishme siç janë spitalet,…

Read More

Pandemia e koronavirusit vazhdon ketë kontrollin mbi Amerikën Latine. Në 24 orët e fundit kurba e infeksioneve ka treguar një rritje të qartë me 1,238,101 raste totale (+84,163), ndërsa të vdekurit kanë arritur në 62.195 (+2.851). Brazili vazhdon të tërheq vëmendjen e ekspertëve si për numrin e të infektuarve, 645.771 (+30.830), ashtu edhe për numrin e vdekjeve që janë 35.026 (+1,005). Presidenti i Brazilit kërcënon daljen nga OBSH Ndërkohë, Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro ka kërcënuar dje se Brazili do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetit, siç edhe bëri homologu i tij amerikan Donald Trump, duke e akuzuar atë për…

Read More

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka hapur një profil personal në Youtube dhe duket se do të shohim shpesh video nga përditshmëria e saj. Një javë më parë, ajo ndau me ndjekësit një video për të gjitha vajzat kurioze, ku tregonte çfarë ka në çantën e saj. Mirëpo, hobi i të xhiruarit video nuk është lënë me aq dhe Rudina tashmë ka bërë pjesë të aventurave të saj edhe partnerin, Mark Frrokun. “Rudina: vizite ne shtepine e bleteve feat. Mark Frroku” është titulli që mban video e re ku përfshihet edhe ish-deputeti. Çifti ka shkuar në fshat për…

Read More

Në Shqipëri, palët politike arritën mbrëmjen e së premtes marrëveshjen për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore. Edhe për zgjedhjet e ardhshme politike dhe vendore, do të mbetet e njëjta strukturë me përfaqësuesë të partive politike. Shumica vendosi të tërhiqej nga këmbëngulja e saj për të nisur zbatimin e depolitizimit, pasi opozita, pa me dyshim formulat e propozuara për këtë qëllim, sipas të cilave në komisionet zgjedhore do të angazhoheshin nëpunës të administratës publike. “Partia Demokratike nuk ishte gati. Ne nuk donim që…

Read More

Humbjet monetare dhe të vendeve të punës që ka krijuar pandemia COVID-19 po synohen të zbatohen nëpërmjet një plani për rimëkëmbjen e ekonomisë, i cilësuar si paketa e tretë e ndihmës. Plani, i cili po hartohet nga një grup pune pranë Kryeministrisë, ka në themel krijimin e një fondi të ri garancie për ekonominë, si mbështetje për rimëkëmbjen e sektorëve më të prekur, amnistinë fiskale dhe ndryshim rrënjësor të sistemit fiskal. Komuniteti i biznesit propozon 15 masa ndërhyrje emergjente, deri në fund të vitit, dhe një strategji të re zhvillimi që të fokusohet te mbështetja e sektorit prodhues, krijimi i…

Read More

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane për të gjitha qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar. Tradita ishte çdo fillim maji, por këtë vit përgjigjet u shtynë me një muaj për shkak të situatës së krijuar nga COVID-i. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi në fund të prillit se rezultatet nuk do të dilnin në 5 maj, por një muaj më pas, në 6 qershor. Kjo do të thotë se duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësi të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit për të kontrolluar në online “Kontrollin e Statusit…

Read More

Pjesa e parë e ditës, në të gjithë vendin, do të mbizotërohet nga vranësira dhe shira të paktë. Gjatë pasdites kushtet atmosferike do të përmirësohen. Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat nga 9 deri në 27 gradë celsius.

Read More