Author: tirana

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën për efektivët e Drejtorisë së Kufirit Tiranë, të cilët dhanë ndihmë mbi trafikun e paligjshëm të arabëve në Shqipëri. Mësohet se gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dhe heqjen e lëvizjes jashtë vendit për Suela Kaçabanin, e cila motra e Drejtoreshës së Kufirit në Policinë e Shtetit, Enkeleda Toksajt. Ndërkohë janë pezulluar nga detyra Enekeleda Toska, drejtoreshë e kufirit dhe emigracionit, Tiranë. Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit Adelina Lita, Specialiste. Ndërsa për pakistanezin Salim el Cheikh Joussef u vendos t’i ndalohej dalja jashtë vendit. Kujtojmë…

Read More

Dhuna nuk njeh dallim gjinor. Jo vetëm gratë, por edhe burrat kërkojnë ndihmë për t’u mbrojtur nga partneret apo ish partneret. Një 35 vjeçar me profesion teknik, kallëzoi në komisariatin numër katër ish bashkëshorten e tij për dhunë në familje. “Ai kërkoi mbrojtje”, deklaron një burim i gazetës “Si”, sepse gruaja pasi e kishte braktisur ishte kthyer dhe e kishte rrahur. Denoncimi i shtetasit R.R u morr nga oficeri Sabah Fetahu që shkruan se denoncuesi me profesion teknik ndihej i kërcënuar nga ish partnerja. “Kam qenë i martuar me A.M dhe bashkë kemi dy fëmijë, njërin të moshës 12 vjeç…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme bëri me dije se janë shënuar 20 raste të reja të prekur me koronavirus, gjithashtu është rritur edhe numri i të shtruarve në spitalin Infektiv. Ministria deklaroi se ndodhte për herë të parë në vendin tonë që të infektohet një pacient për herë të dytë nga koronavirusi pas tre muajsh, sipas ministrisë bëhet fjalë për një mjek. Pas këtij njoftimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ironizon dhe e konsideron një “gjetje” botërore, që godet teoritë e perpjekjet për vaksinën, dhe si…

Read More

Ish-deputeti i LSI, Shkëlqim Selami kalon shumë kohë në palestër, duke “punuar” për format e tij trupore. Përmes disa videove, ish-deputeti që u dogj nga dekriminalizimi, shihet teksa stërvitet për muskujt e barkut, të këmbëve, të krahëve dhe të shpatullave Siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, Selami është filmuar duke bërë disa ushtrime për muskuj barku dhe kofshësh. Në një video tjetër ai ngre dy gira për muskujt e krahëve, gjoksin dhe shpatullat. Më tej, ish-deputeti e finalizon stërvitjen duke ngritur ‘pasha të rënda’. Selami u zgjodh deputet në Vlorë, por iu hoq mandati nga KQZ në…

Read More

Një vatër e nxehtë koronavirusi, shpërtheu gjatë një martese, e cila u kthye në rast studimi, pasi shpresohet se mund të ndihmojë në identifikimin e pacientit zero në Jordani. 76 të ftuar nga 360 që ishin të pranishëm në ceremoninë festive, u infektuan nga babai i nuses, i cili pak ditë më parë kishte qenë në Spanjë. Gjithçka nisi në 13 mars, ditë kur u mbajt dasma. Nga personat që u infektuan në dasmë, njëri vdiq. Rasti në fjalë është publikuar në revistën amerikane “Centers for Disease Control and Prevention Usa”. Babai i nuses, shfaqi simptomat e para të temperaturës…

Read More

Publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi pas publikimit të videos së tij ku kaloi momente paniku pasi rrezikoi të mbytet në bregdetin e Palasë gëzon shëndet të plotë. Lajmin e dha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i cili publikoi një video ndërsa udhëtonte me makinë me Sgarbin “Gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe sapo mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit,”- tha Leli. Ndërsa publicist Italian u shpreh se doli më I fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi nëj pagëzim shqiptar. “Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze…

Read More

Bashkëkryetari në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri përmes një postimi në rrjet bën me dije se me marrëveshjen e firmosur dje për ligjin e ri zgjedhor i hapet rrugë aplikimit të votës së emigrantëve. Ai sqaron se një detyrë të tillë e ka tashmë KQZ-ja. “Ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri”,- tha Gjiknuri. STATUSI I PLOTË Të dashur miq,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me biznesin e prekur nga pandemia e COVID-19. Basha e shfrytëzoi takimin për të bërë batuta me njërën nga tregtaret. Kryedemokrati e siguroi se në kamera dilte mirë sepse ishte fotozhenike. Ndërsa në momentin kur ajo e pyeti, nëse do t’i jepte paratë e humbura biznesit, Basha qeshi dhe nuk e komentoi drejtpërdrejt. Basha u pyet edhe për çështjen e pronave, dhe tha se për këtë çështje do të flasë më vonë. Pjesë nga biseda: Basha: Je shumë fotozhenike. Përshëndetje të dashur miq. Gruaja Beshiri: Më ke kapur vetëm…

Read More

Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir”. Kështu shkruan faqja e Ëeb-it të kritikut italian të artit dhe politikanit teksa publikon pamjet e aventurës së frikshme që ka zgjatur disa minuta. Gjatë një zhytje në det, kritiku i njohur i artit, i zënë befas nga forca e valëve, papritmas u zhduk në valë, dhe pastaj u shfaq përsëri, duke u përkulur në mënyrë të dukshme; për ta shpëtuar ka vrapuar vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi, i cili me vështirësi e…

Read More

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj ka sqaruar sot në një bisedë nëpërmjet ‘skype’ se si do të përfitohet paga e luftës për punonjësit për të cilët nuk ka një aplikim nga kompania. Për këto të fundit që nuk aplikojnë pa një arsye të fortë, Ibrahimaj tha se do të ketë gjoba nga 50 mijë lekë për çdo punonjës. “Dje në mesnatë ka përfunduar procesi i aplikimi deri në këto momente 44566 biznese që kanë aplikuar për rreth 200 mijë të punësuar. Deri në këto momente janë mbi 9 mijë biznese që nuk kanë aplikuar. 2689 biznese kanë bërë ankesë me…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Lezhë. Një automjet tip “Benz” me targa AA097 ZM është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit. Makina drejtohej nga një grua, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj. Të tre janë dërguar në spital. Shkak mendohet pakujdesia e drejtueses së automjetit. Në pjesën e pasme të makinës ishte vendosur tabela “shofere e re”. Të dhëna paraprake bëjnë me dije se tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara.

Read More

Abuzimi seksual me të miturën në Babrru, nga roja i shkollës ku mësonte ka sjellë reagime të forta qytetare dhe protesta jo vetëm në Tiranë. Mësohet se qytetarët kanë dënuar me forcë dhe kanë marshuar kundër këtyre fenomeneve, në Korçë e Sarandë. Ata kërkojnë forcimin e dënimit për abuzuesit. Në Korçë, në sheshin e qytetit kanë dalë në protest kryesisht femrat që mbajnë në duar pankarta. Motoja është njësoj si në Tiranë “Për Fëmijërinë e Vjedhur”. Në formën e një marshimi edhe nga “Sheshi Nënë Tereza” i Sarandës kanë marshuar sot nëna me fëmijë, të rinj e të reja, politikanë…

Read More